182
Ndihmom’ me Frym’zim t’i Mësoj
Me zjarr
1. Ndihmom’ me frym’zim t’i mësoj;
M’jep k’të bekim, Zot, t’lutem.
Ndihmom’ dëshir’n dikujt t’i shtoj
Në mënyr’ më fisnike.
2. Ndihmom’ t’gjej një shok në err’sir’
Përmes territ ta udh’heq.
Ndihmom’ t’shfaq shtegun drejt lavdis’
Përmes dritës t’Shpirtit t’shenjt’.
3. Mendjen ma mbush plot me kuptim;
Ndihmom’ zërin Tënd t’jehoj.
Dorën m’prek me t’ëmblën miq’si;
Zemrën me dashuri m’ngroh.
4. Ndihmom’ t’gjej qengjat e humbur;
N’vathën Tënde prap’ t’i sjell.
Më m’so, Zot, të jem një bari;
At’, ndihmom’ delet t’ushqej.
Teksti dhe muzika: Lorin F. Wheelwright, 1909–1987. © 1958, 1985 Lorin F. Wheelwright. Ky himn mund të kopjohet për t’u përdorur me raste në kishë ose në shtëpi, jo për tregti.