37
Gjith’ Lavdia dhe Nderi
Me triumf
1. Gjith’ lavdia dhe nderi
Për Ty, Shëlbues, Mbret,
Që nga buzët e f’mijve
Hosana t’i thuret.
Je Mbret i Izraelit,
Biri i Davidit,
Që vjen n’emër të Zotit,
Mbretit, t’Bekuarit.
2. Engjëjt e qiellit nga lart
Lavdërim të thurin,
Gjith’ njer’zit dhe krijesat
Përgjigje u japin.
Populli i hebrenjve
Me palma të priti.
Dashuri, këng’ lavdie
Ty të dhurojm’ tani.
3. Ty, para vuajtjes Tënde,
T’thurën këng’ plot lavdi;
Ty, tani t’ekzaltuar,
Të këndojm’ melodi.
Lavd’rimet i pranove;
Pranona dashurin’;
Ti që në mir’si gëzon,
Ti, Mbret i mir’, plot hir.
Teksti: Theodulph i Orleans-it, rreth 760–821
Muzika: Melchior Teschner, 1584–1635