16 Dëgjojm’ Zën’ e një Profeti Me vendosmëri 1. Dëgjojm’ zën’ e një profeti dhe Shpëtimtarin d’gjojm’. Me dashuri ai na fton, të Zotit pun’ t’mbarojm’. T’predikoj’ fjal’n e Per’ndis’ th’rret shikuesin e zgjedhur, Që njer’zit t’mund të gjejn’ shtegun e shufrës së hekurt. 2. Në çdo vend, në çdo gjuh’ do ta dëgjojn’ profetin ton’; Sa shpejt ungjillin bot’s përreth zëri i tij zbulon! I shenjti lajm që sjell ai, do dëshmoj’, përputhet Me çdo profet të Perëndis’, që n’tok’ jetoi ndonj’her’. 3. Hosana! Shkoft’ lavd’rimi te fron’ i Shpëtimtarit; Gëzim! Pohon profeti, se prej Tij ne njihemi. Kujdes, o tok’! Profeti flet; dëgjoni, binduni. Ai ësht’ burri që mban çel’sat e priftëris’ tani. Teksti: Marylou Cunningham Leavitt, l. 1928. © 1985 IRI Muzika: Darwin K. Wolford, l. 1936. © 1985 IRI © 1979 Sonos Music Resources. Përdoret me leje. Ky himn mund të kopjohet për t’u përdorur me raste në kishë ose në shtëpi, jo për tregti. Doktrina e Besëlidhje 1:38 Doktrina e Besëlidhje 68:4 Doktrina e Besëlidhje 112:30–32