1. I buk’ri Sion, ngritur lart;
I buk’ri qytet që e dua;
Të buk’ra porta perl’ t’bardha;
I buk’ri tempull – drit’ Per’ndia’;
Ai që në Kalvar u vra,
Hap ato porta për mua.
[Chorus]
Sion, Sion, i shtrenjt’
Sion; I buk’ri Sion;
Sion, qytet i Per’ndis’!
2. I buk’ri qiell ku veç drit’ ka;
Të buk’rit engjëj në t’bardha;
Të buk’ra këng’ që kurr’ s’pushojn’;
Të buk’ra harpa si në kor;
Dhe un’ bashkohem me korin;
Ta adhuroj Shëlbuesin tim.
[Chorus]
Sion, Sion, i shtrenjt’
Sion; I buk’ri Sion;
Sion, qytet i Per’ndis’!
3. Të buk’ra kurora për t’gjith’;
Të buk’ra palma për mbret’rit’;
Të buk’ra rroba t’shpëtimit;
I bukur kushdo q’atje hyn;
Atje nxitoj me plot dëshir’;
Atje do t’pushoj un’ tër’ g’zim.
[Chorus]
Sion, Sion, i shtrenjt’
Sion; I buk’ri Sion;
Sion, qytet i Per’ndis’!
Teksti: George Gill, 1820–1880
Muzika: Joseph G. Fones, 1828–1906