80
Or’ e Lutjes
Plot paqe
1. Or’ e lutjes! Or’ e lutjes!
Që prej shqet’simeve më th’rret
Dhe te fron’ i Atit më fton
D’shirat e mia që t’i njoh’.
Në stinët e hidhërimit,
Shpirti më ka gjetur leht’sim,
Shpëtim nga kurthi tundues
Me kthimin tënd, or’ e lutjes!
Shpëtim nga kurthi tundues
Me kthimin tënd, or’ e lutjes!
2. Or’ e lutjes! Or’ e lutjes!
Në krah’ do mbash timen kërkes’
Ndaj Atit që besnikërin’
Përfshin për ta bekuar shpirtin.
Meqë më fton Atë t’shikoj,
Fjalën, hirin e Tij t’besoj,
Atij do i lë çdo përkujdes
Për ty do pres, or’ e lutjes!
Atij do i lë çdo përkujdes
Për ty do pres, or’ e lutjes!
Teksti: Kontrb. nga William W. Walford, 1772–1850, ndrysh.
Muzika: William B. Bradbury, 1816–1868, ndrysh.
Psalmet 55:16–17, 22
Filipianëve 4:6–7