Muzika
Shpërnda Hare


146

Shpërnda Hare

Me hare

1. Në bot’ ku hidh’rimi

Gjithmon’ do t’njihet,

Nevojtar’, t’brengosur

Dhe t’vetmuar gjen,

Sa shum’ g’zim dhe ngush’llim

Ti mund të dhurosh,

Po të shpërndash hare

Kudo që të shkosh.

[Chorus]

Shpërnda hare ti përgjat’ udhës.

G’zo, beko dhe ndriço

Çdo dit’ që ikën.

Shpërnda hare ti përgjat’ udhës.

G’zo, beko dhe ndriço

Çdo dit’ që ikën.

2. Veprime më t’vogla

Nevoja plot’sojn’,

Sepse bota kërkon

Në mir’si t’veprojm’.

O, çfar’ hidhërimi

Ti mund të heqësh,

Me guxim, dashuri

Dhe përmes këngësh.

[Chorus]

Shpërnda hare ti përgjat’ udhës.

G’zo, beko dhe ndriço

Çdo dit’ që ikën.

Shpërnda hare ti përgjat’ udhës.

G’zo, beko dhe ndriço

Çdo dit’ që ikën.

3. Kur ditët jan’ t’zymta,

Me gëzim këndo;

Shqet’simet e botës

Me forc’ përballo.

Me besim t’patundur

Përmes jetës ça;

Hare dhe buz’qeshje

N’vështir’si shpërnda.

[Chorus]

Shpërnda hare ti përgjat’ udhës.

G’zo, beko dhe ndriço

Çdo dit’ që ikën.

Shpërnda hare ti përgjat’ udhës.

G’zo, beko dhe ndriço

Çdo dit’ që ikën.

Teksti: Lanta Wilson Smith

Muzika: Edwin O. Excell, 1851–1921

Psalmet 100:2

Jakobit 1:27