204 Si Motra në Sion Gratë Me vendosmëri 1. Si motra në Sion, së bashku punojmë; T’Per’ndisë bekime ne do të kërkojm’. Mbret’rin’ me shumë përpjekje do të ndërtojm’; Të dob’tin dhe t’lodhurin do të forcojm’. 2. Dhe puna e engjëjve u jepet grave; Kjo ësht’ dhurata që ne motrat kemi: Të bëjm’ atë që ësht’ e mir’ dhe njer’zore, Të g’zojm’ dhe bekojm’ në emër të njer’zis’. 3. Sa i madh qëllimi, sa i gjer’ misioni, Nëse e plot’sojmë në shpirt dhe veprim. O, veçse mësimet hyjnore të Shpirtit Mund t’na japin urt’si qëllimin t’arrijm’. Teksti: Emily H. Woodmansee, 1836–1906 Muzika: Janice Kapp Perry, l. 1938. © 1985 IRI Galatasve 6:2, 9–10 Doktrina e Besëlidhje 11:12–14