207 Ju q’Thirreni t’Punoni Burrat Me guxim 1. Ju q’thirreni t’punoni, t’shërbeni për Per’ndin’, T’caktuar nga fjal’ e Tij, t’bekuar me prift’rin’, T’u predikoni njer’zve lajmin për ungjillin Dhe t’shpallni n’male paqen, t’vërtetën, shpëtimin: 2. Ambicje t’kot’ mos lini, as të botës lavdi, T’njollosin mendjen tuaj; si burra silluni. Kur zërat ju t’i ngrini lart e fort si bori, Kombeve n’gjum’ t’u thoni: “Për Perëndin’ gati!” 3. Prej fjal’ve t’padobishme, krenaris’ dor’ hiqni; Pa u lodhur lutuni, në t’vërtet’ qëndroni. Ngush’llu’si do t’ju mësoj’, bekime ju dërgon. Gjer në fund Shpëtimtari me ju do jet’ gjithmon’. 4. Per’ndia besim do u jap’, bekime ju presin. Mbi vdekjen shpërblim keni lavdin’ dhe triumfin, Shpejt duke mbajtur duaj, do t’vini në Sion, Hidh’rim s’do të shijoni veç t’lavdishmen kuror’. Teksti: Mary Judd Page, 1818–1907 Muzika: Daniel B. Towner, 1850–1919 Doktrina e Besëlidhje 4:1–7 Doktrina e Besëlidhje 75:2–5