40 Udh’hiqna, O i Madh Jehova Me madhështi 1. Udh’hiqna, O i madh Jehova, Drejt tokës së premtuar. Jemi t’dobët, por Ti mundesh; Me dorën Tënde t’na ngresh. Shpirt’ i Shenjtë, Shpirt’ i Shenjtë, Na ushqe sa Krishti t’vij, Na ushqe sa Krishti t’vij’. 2. Hapna, Jezus, Ti Sionin; Bekimet e tij të vijn’. Shtylla e zjarrt’ në mes reve Na drejtoft’ në t’shenjtën sh’pi. O Shëlbues, O Shëlbues, Sill ditën e mir’pritur, Sill ditën e mir’pritur. 3. Kur toka të dridhet fillon, Ti qetëso frikën ton’; Kur gjykimi Yt shkatërron, Ti na ruaj në Sion, Lavdi thurim, Lavdi thurim, Këng’ lavdie sot për Ty, Këng’ lavdie sot për Ty. Teksti: William Williams, 1717–1791. Strofa e parë përkth. nga Peter Williams, 1722–1798 Muzika: John Hughes, 1873–1932 Eksodi 13:21–22 Doktrina e Besëlidhje 45:57