1. Tani le t’gëzojmë në dit’n e shpëtimit.
Si t’huaj mbi tok’ më s’duhet t’endemi.
Lajme t’mira na ushtojn’ ne dhe çdo kombi
Dhe shpejt do të vij’ ora e shpëtimit.
Kur çfar’ iu premtua shenjtor’ve t’u jepet,
Dhe askush s’do t’i ngacmoj’ nga agimi në dark’.
Dhe toka do duket si kopsht’ i Edenit
Dhe Je zus’ Izraelin në sh’pi do ftoj’.
2. Do duhemi shumë, s’do ndahemi kurrë,
Të liga s’do bëjmë, bashkuar gjithmon’.
Kur kan’ frik’ dhe dridhen të paperëndishmit,
Do t’presim ditën kur Shpëtimtari t’vij’.
Kur çfar’ iu premtua shenjtor’ve t’u jepet,
Dhe askush s’do t’i ngacmoj’ nga agimi në dark’.
Dhe toka do duket si kopsht’ i Edenit
Dhe Jezus’ Izraelin në sh’pi do ftoj’.
3. T’mbështetemi te Jehovai me besim
Që rrugën ta gjejmë në terr dhe zymti.
Pastaj kur mundimet dhe vuajtjet t’mbarojnë,
Me t’drejtët t’jemi kur Shpëtimtari t’vij.
Gjith’ çfar’ iu premtua shenjtor’ve do u jepet,
Dhe do kuror’zohen me engjëjt në qiell.
Dhe toka do duket si kopsht’ i Edenit
Dhe Krishti dhe njer’zit e Tij një do t’jen’.
Teksti: William W. Phelps, 1792–1872
Muzika: Henry Tucker, 1826–1882