1. Tempuj t’shenjt’ në mal t’Sionit
Ndrijn’ në madh’shti fisnike,
Udh’ t’ekzaltimit, simbole
Të dashuris’ hyjnore.
Dhe portat me mir’si bëjn’ shenj’
Drejt qetësis’ dhe lutjes,
F’mijët trima të premtimit
Shërbim t’shenjt’ japin atje.
2. At’ i mëshirshëm dhe hirplot’,
Zemrat pastro, t’lutemi;
T’shëlbimit mision të bekosh
Në shtëpin’ e shenjt’ çdo dit’,
Gjersa me par’ardh’sit besnik’,
Ne t’vulosur përjet’sisht,
N’bashkim çelestial të lidhur,
Me hosana t’këndojm’ Ty.
3. Me zë t’lart’, lavde t’përjetshme,
N’himne këndo kor qiellor
Për t’lavdishmin Mbret Emanuel!
Këndo me t’sotmit shenjtor’!
Malet me g’zim të thërrasin,
Plot hare luginat t’jen’,
Ndërsa yjet brohorasin
Se rob’rit do t’çlirohen.
Teksti: Archibald F. Bennett, 1896–1965. © 1948 IRI
Muzika: Alexander Schreiner, 1901–1987. © 1948 IRI