171 Dëgjoni Kombe! Me guxim 1. Dëgjoni kombe! Zën’ e qiellit Dëgjoni që t’gjith’ të g’zoheni! Engjëjt e lavdis’ thërrasin fort: E vërteta ësht’ sot! [Chorus] O, sa lavdishëm nga froni lart Shkëlqen ungjilli i dashuris’! Ndriçon kjo rreze nga lart në qiell Çdo tokë sot si diell. 2. Kombet vajtonin në errësir’; Duke vëzhguar për agimin. Nata mbaroi; të gjith’ gëzojn’. E vërteta ësht’ n’ tok’! [Chorus] O, sa lavdishëm nga froni lart Shkëlqen ungjilli i dashuris’! Ndriçon kjo rreze nga lart në qiell Çdo tokë sot si diell. 3. Të zgjedhur që Zotit t’i shërbejm’, Te çdo tokë dhe popull të shkojm’, Për të vërtetën s’bashku qëndrojm’, Fjalën e Tij u m’sojm’. [Chorus] O, sa lavdishëm nga froni lart Shkëlqen ungjilli i dashuris’! Ndriçon kjo rreze nga lart në qiell Çdo tokë sot si diell. Teksti: Bazuar në tekstin në gjermanisht nga Louis F. Mönch, 1847–1916. © 1985 IRI Muzika: George F. Root, 1820–1895 Doktrina e Besëlidhje 133:36–38 Doktrina e Besëlidhje 128:19–21