114
Një Kod’r e Blert’ Ësht’ Atje Larg
Me nderim
1. Një kod’r e blert’ ësht’ atje larg,
Që ngrihet mbi qytet,
Ku në kryq Zoti yn’ i shtrenjt’
Vdiq njer’zit t’shpëtonte.
2. Ne mund t’mos dim’, mund t’mos tregojm’,
Çfar’ dhembjesh Ai duroi,
Por ne besojm’ ishte për ne
Që n’kryq Ai mbaroi.
3. Nuk kish një tjetër aq të mir’
T’shlyente mëkatin.
Port’n e qiellit vetëm Ai
Mund t’hapte që t’hynim.
4. O sa shum’, sa shum’ na deshi!
Ashtu ta duam ne,
N’gjakun e Tij shëlbues t’besojm’,
Pun’t e Tij t’i kryejm’.
Teksti: Cecil Frances Alexander, 1818–1895
Muzika: John H. Gower, 1855–1922
Gjoni 19:16–20
Hebrenjve 13:12