1. Ku mund të gjej paqe?
Ku kam ngushëllim,
Kur tjera burime nuk më shërojn’?
Kur me zemrën plot plag’, lig’si o zem’rim,
Un’ tërhiqem mënjan’,
Shpirtin shqyrtoj?
2. Ku, kur dhembja m’shtohet,
Ku, kur brengosem,
Ku në nevoj’ mund t’rend, që un’ ta di?
Ku ësht’ dora e qet’ dhembjen të m’leht’soj’?
Kush mundet t’më kuptoj’?
Vetëm Ai.
3. Përgjigjet n’veçanti,
Pran’ më afrohet
N’timin Gjetseman, Mik Shpëtimtari.
Sjell paqe plot but’si për t’miat lutje.
Plot mir’si, dashuri
Gjer n’pafund’si.
Teksti: Emma Lou Thayne, 1924–2014. © 1973 IRI
Muzika: Joleen G. Meredith, l. 1935. © 1973 IRI