14
Zot Profetin Beko
Plot lutje
1. Zot profetin beko;
Past’ shëndet dhe qet’si
Zemra e tij.
Te shpirtrat që bekon,
Lënshin mbres’ fjal’t e tij
Që t’zgjedhin më t’mirën
Me drejtësi.
2. Mbret’ria u përhapt’,
Siç kan’ thën’ profetët,
Në botën mbar’.
Ne t’vërtetën t’besojm’;
Të gjith’ t’bashkohemi,
Qëllimin që dësh’rojm’,
Shpejt të arrijm’.
3. Një t’jen’ shenjtor’t e Tu,
Si Ati dhe Biri,
T’mos ket’ mëri.
Gjithmon’ kështu t’jemi,
Zemra t’bashkuara,
Një grup për t’lavd’ruar
Në përjet’si.
Teksti: Bernard Snow, 1822–1894, ndrysh.
Muzika: Harry A. Dean, 1892–1987. © 1985 IRI