1. Sa t’buta urdh’rimet!
Sa t’mira k’shillimet!
Barrën tënde Zotit ia jep
Dhe kujdes Ai do t’ket’.
2. Nën syn’ e Tij vëzhgues,
Shenjtorët t’sigurt jan’;
Për f’mijët e Tij kujdeset,
Siç natyrën ruan.
3. Pse veten ta lodhësh
Me barrën e ankthit?
Që çlodhje t’ëmbël ti të gjesh,
Shko te fron’ i Atit.
4. Mirësia e Tij,
Nga dita n’dit’ s’ndryshon;
Barrën do lë te këmb’t e Tij
Dhe me këng’ shkoj gjithmon’.
Teksti: Philip Doddridge, 1702–1751
Muzika: Hans G. Nägeli, 1773–1836; përsht. nga Lowell Mason, 1792–1872