1. Sa i bukur ish’ mëngjesi!
Dielli ndriste plot shkëlqim.
Ëmbël zogjtë cicërinin
Dhe korija fëshfërin,
Kur atje n’hije të drur’ve
Pa Jozefi Perëndin’.
Kur atje n’hije të drur’ve
Pa Jozefi Perëndin’.
2. Gjunjëzuar ra në lutje.
Ishte lutj’ e tij e par’.
I pushtuar nga mëkatet,
Shpirtin që ia kishin vrar’;
Besim pati të patundur
Te kujdes’ i Atit t’Tij,
Besim pati të patundur
Te kujdes’ i Atit t’Tij.
3. Befas, ja një dritë zbriti,
Posi dielli shkreptimtar,
Një shtyll’ drite plot lavdi,
Ndriçoi rreth tij, mbi të ra.
Dy qenie qiellore erdhën,
Ati Per’ndi dhe Biri,
Dy qenie qiellore erdhën,
Ati Per’ndi dhe Biri.
4. “Jozef, ky ësht’ Bir’ i dashur;
D’gjoje!” o, e ëmbla fjal’!
Lutj’ e tij përgjigje mori,
Dhe ai Zotin e dëgjoi.
O, ç’gëzim i mbushi shpirtin,
Se kish’ par’ Per’ndin’ e gjall’;
O, ç’gëzim i mbushi shpirtin,
Se kish’ par’ Per’ndin’ e gjall’.
Teksti: George Manwaring, 1854–1889
Muzika: Sylvanus Billings Pond, 1792–1871; përshtatur nga A. C. Smyth, 1840–1909