174
Sa t’Mahnitshme Jan’
Me madhështi
1. Sa t’mahnitshme jan’
Veprat e Per’ndis’!
Sa të drejta jan’,
Udh’t e Tua Mbret!
O, kush të mos ket’ frik’
Dhe nderim për Ty?
Vetëm Ti je i shenjt’,
Ti më i larti.
2. Kombet në err’sir’
Tënden drit’ t’shohin.
Ata n’adhurim
Te froni Yt t’vijn’.
E vërteta Jote
Gjithkund do të shkoj’,
Der’sa të gjith’ kombet
Ty Per’ndi t’pranojn’.
Teksti: Henry U. Onderdonk, 1789–1858; bazuar te Zbulesa 15:3–4
Muzika: Joseph Martin Kraus, 1756–1792
Zbulesa 15:3–4
Romakëve 14:11