Muzika
Dashuri në Shtëpi


191

Dashuri në Shtëpi

Me zjarr

1. Kudo ka veç bukuri,

Kur n’sh’pi ka dashuri;

Në çdo tingull lumturi,

Kur n’sh’pi ka dashuri.

Paqe, bollëk këtu ka,

Buzëqeshje në çdo an’.

Ëmbël, but’ koha rrjedh pran’

Kur n’sh’pi ka dashuri.

Dashuri në shtëpi;

Ëmbël, but’ koha rrjedh pran’,

Kur n’sh’pi ka dashuri.

2. Në kasolle gëzim ka,

Kur n’sh’pi ka dashuri;

Zili, urrejtje kurr’ s’ka,

Kur n’sh’pi ka dashuri.

Lulet çelin kudo sot,

Gjith’ toka i ëmbël kopsht,

Jetën mbush me hare plot

Kur n’sh’pi ka dashuri.

Dashuri në shtëpi;

Jetën mbush me hare plot,

Kur n’sh’pi ka dashuri.

3. Qielli qesh me ëmbëlsi,

Kur n’sh’pi ka dashuri;

Gjith’ bota plot dashuri,

Kur n’sh’pi ka dashuri.

Ëmbël këndon çdo burim;

Qielli blu ndrin plot shkëlqim.

Lart Një buzëqesh me g’zim,

Kur n’sh’pi ka dashuri.

Dashuri në shtëpi;

Lart Një buzëqesh me g’zim,

Kur n’sh’pi ka dashuri.

Teksti dhe muzika: John Hugh McNaughton, 1829–1891

Mosia 4:14–15

Predikuesi 9:9