1. Shih, i forti engjëll flut’ron;
Shih, ai n’tok vjen me shpejt’si
Për t’shpallur t’bekuarin ungjill,
T’rivendos’ t’lashtin besim,
T’rivendos’, t’rivendos’ t’lashtin besim.
2. D’gjoni, njerëz, proklamatën;
Braktisni grindjen, kot’sin’.
Merrni me nxitim ungjillin,
Bindjuni fjal’ve t’jetës,
Bindjuni, bindjuni fjal’ve t’jetës.
3. Toka d’gjon’ paralajm’rimin;
Pas tij gjykimi pason!
O, para dit’ve t’hidh’rimit,
Bëni mik t’Ushtrive Zot!
Bëni mik, bëni mik t’Ushtrive Zot!
4. Kur rreth jush rreziqet ndodhen
Dhe të ligjt’ po shqet’sohen,
Ju, me gjith’ shenjtor’t e Sionit,
Do g’zoni përjet’ prehjen,
Do g’zoni, do g’zoni përjet’ prehjen.
Teksti: Robert B. Thompson, 1811–1841
Muzika: Evan Stephens, 1854–1930