73 Rron Shëlbuesi Im Plot gëzim 1. E di se rron Shëlbuesi im, Triumfues, Bir’ i Per’ndis’, Fitimtar mbi dhembjen, vdekjen, Mbreti, Prij’si dhe Zoti im. 2. Jeton, shkëmbi i besimit, Shpresa e ndritshme e njer’zve, Fari drejt një udhe më t’mir’, Drita përtej velit t’vdekjes. 3. O, më jep Shpirtin Tënd t’ëmbël, Paqen që vetëm nga Ti vjen, Besim që t’vetmuar rrug’ t’ndjek Që m’çon në përjet’sin’ Tënde. Teksti: Gordon B. Hinckley, 1910–2008. © 1985 IRI Muzika: G. Homer Durham, 1911–1985. © 1985 IRI Doktrina e Besëlidhje 76:22–24, 41–42 Jobi 19:25