30 Eni, Ju F’mij’ të Zotit Me ngazëllim 1. Eni, ju f’mij’ të Zotit, Me një zë le të këndojm’ Të gëzueshmen melodi Zotit ton’ që shpejt do t’vij’ Në k’të tok’ që do të jet’ E pastruar nga çdo e met’, Kur njer’zit mëkat s’do bëjn’, N’paqe, dashuri t’jetojn’. 2. Do të ket’ o shum’ gëzim Shpëtimtarin kur t’shohim! Kur në drit’ Ai do zbres’, Ligësi më s’do të mbes’. O, çfar’ këng’ do t’i thuren Shpëtimtarit, Zotit Mbret! Ç’dashuri do mbretëroj’, Frikën ton’ do të largoj’! 3. Me të bardha veshur t’gjith’, Do jetojm’ në t’vërtet’, n’drit’, Këng’ lavd’rimi do këndojm’; Këng’ hareje do t’ushtojn’. M’kati tokës do i hiqet. Çdo krijes’ q’ajo do t’ket’, Në dashuri do t’jetoj’; Me g’zim zemrat do t’gufojn’. Teksti: James H. Wallis, 1861–1940 Muzika: Melodi spanjolle; përsh. nga Benjamin Carr, 1768–1831 Doktrina e Besëlidhje 133:25, 33, 56 Zbulesa 7:9–17