1. Per’ndia i etërve, dor’ e Tij
Udh’heq n’bukuri brezin gjith’ yje
Të bot’ve që shkëlqejn’ përmes q’ejve,
Këng’ t’mir’njohjes ngrihen para Teje.
2. Dashuria Jote na drejtoi;
Në k’të tok’ t’lir’ fatin na caktoi.
Mbreti, Udh’heq’si, Roja Yn’ je Ti,
Ligj fjala Jote, shtegun Tënd zgjedhim.
3. Prej tingujsh lufte, sëmundjes t’vdekjes,
Krahu Yt mbrojtja jon’ e sigurt t’jet’.
Fe e vërtet’ në zemrën ton’ t’rritet.
Jotja mir’si me paqe na ushqen.
Teksti: Daniel C. Roberts, 1841–1907
Muzika: George W. Warren, 1828–1902