1. Si rini e Sionit sot,
Qëndrojmë guximtar’,
Me premtim që shkëlqen në sy,
T’vendosur për t’ia dal’.
Mbi t’shkuarën fisnike ngrem’;
Të ardhmen e sigurt.
Sfidën e sotme përballojm’,
T’vërtet’ do të qëndrojm’.
2. T’vërtetat që ne përqafojm’
Përqeshen në çdo an’.
Por kur dëgjojm’ dhe bindemi
E dim’ se u bëjm’ ball’
Lig’sive që na dobësojn’,
Mëkatit që shkat’rron.
Shufrën e hekurt ne e mbajm’
Dhe gjejm’ gëzim në k’të.
3. Mes sprovave do t’kemi frik’,
Por nuk dëshp’rohemi.
Këtu të drejtës i shërbejm’;
Me t’vërtetën guxojm’.
Ne duam, mësojm’ dhe mposhtim;
Këng’ t’g’zueshme këndojm’,
Si rini e Sionit sot,
Triumfues, t’d’lir’ e t’fort’.
Teksti: Susan Evans McCloud, l. 1945. © 1985 IRI
Muzika: Melodi irlandeze; përsh. © 1985 IRI