1. Në mëngjes kur dhomën ti le,
Lutjen a e the?
N’emër t’Krishtit, Shpëtimtarit,
Si mburoj’ t’Tijën përkrahje
A i kërkove?
[Chorus]
Shpirtit lutja i sjell prehje!
Lutja natën në dit’ kthen.
Pra, kur jeta terr të duket,
Mos harro lutjen.
2. Zemrën plot zem’rim kur kishe,
Lutjen a e the?
Për hir, v’lla, u përgjërove,
Që tjetrin të mund të falje
Se t’kish dhën’ dhembje?
[Chorus]
Shpirtit lutja i sjell prehje!
Lutja natën në dit’ kthen.
Pra, kur jeta terr të duket,
Mos harro lutjen.
3. Kur t’kishin pushtuar hallet,
Lutjen a e the?
Kur shpirti t’u mbush plot dhembje,
Balsam t’Galaadit a more
Ditën t’filloje?
[Chorus]
Shpirtit lutja i sjell prehje!
Lutja natën në dit’ kthen.
Pra, kur jeta terr të duket,
Mos harro lutjen.
Teksti: Mary A. Pepper Kidder, 1820–1905
Muzika: William O. Perkins, 1831–1902