Muzika
E Ëmbël Puna


85

E Ëmbël Puna

Me zjarr

1. E ëmbël puna, Per’ndia im,

Që t’këndoj e Ty t’jap lëvdim,

N’mëngjes t’tregoj për dashurin’,

Natën të flas për vërtet’sin’.

2. E ëmbël dit’ për t’shenjt’ pushim.

S’do më bezdis’ asnjë shqet’sim.

Zemra mbushet plot harmoni,

Ting’llon si harp’ e Davidit!

3. Zemra n’Zotin më triumfon,

Pun’t e Tij, fjal’t e Tij bekon.

Sa shum’ ndriçojn’ pun’t e hirshme!

Sa t’thella k’shillat hyjnore!

4. Por emrit Tënd me plot triumf

Do t’i këndoj n’ditët pa fund,

Kur shoh në mbretërit’ plot g’zim

Fytyrën Tënde plot lumt’rim!

5. M’kati, armiku më i keq

Pushtet mbi mua s’do të ket’.

T’miat dob’si do t’i varros,

Satani më s’do më brengos’.

6. Pastaj do shoh, dëgjoj dhe di

Gjithçka që n’jet’ pata dëshir’,

Çdo forc’ gjen të ëmblin pun’sim

N’bot’ të përjetshme me gëzim.

Teksti: Isaac Watts, 1674–1748

Muzika: John J. McClellan, 1874–1925

Psalmet 92:1–5

Enosi 1:27