43
Per’ndia Ësht’ Dashuri
Me butësi
1. Toka me mij’ra lule,
Ajri me shi dhe rreze,
Q’elli me hap’sir’ t’pafund,
Deti me shkëlqim gjithkund –
T’gjitha rreth e në lart’si Thon’:
Per’ndia ësht’ dashuri.
2. Tingujt përmes kodrave,
Në lugina dhe pyje,
Të zogjve dhe të puhis’,
Pëshpëritin me but’si –
Këng’ të shenjta në lart’si Thon’:
Per’ndia ësht’ dashuri.
3. Të gjith’ shpresat që fillojn’
Nga thell’sia e zemrës,
Gjith’ hareja që buron
Prej shtëpive të tokës,
Të gjith’ zërat në lart’si Thon’:
Per’ndia ësht’ dashuri.
Teksti: Thomas R. Taylor, 1807–1835, ndrysh
Muzika: Thomas C. Griggs, 1845–1903
1 Gjonit 4:7–8