1. Nat’ e qet’! Nat’ e shenjt’!
Gjithçka ësht’ plot drit’, e qet’
Rreth nënës s’virgjër dhe Fëmis’.
Foshnj’ e shenjt’, e ëmbël dhe e brisht’,
N’paqe qiellore fli;
N’paqe qiellore fli.
2. Nat’ e qet’! Nat’ e shenjt’!
Prej pamjes barinjt’ dridhen!
Lavdit’ derdhen nga qielli lart;
Miq hyjnor’ këndojn’ Aleluja!
Krisht, Shp’timtari u lind!
Krisht, Shp’timtari u lind!
3. Nat’ e qet’! Nat’ e shenjt’!
Bir’ i Per’ndis’, drit’ e d’lir’,
Rrezaton nga fytyr’ e shenjt’,
Me agimin e hirit shëlbues,
Jezus, Zot, linde Ti!
Jezus, Zot, linde Ti!
Teksti: Joseph Mohr, 1792–1848; përkth. nga John F. Young, 1820–1885
Muzika: Franz Gruber, 1787–1863