Muzika
Kur Sakramentin Ne Marrim


96

Kur Sakramentin Ne Marrim

Me përkushtim

1. Kur sakramentin ne marrim,

Mendimet kthejm’ tek Ti,

Bir’ i Per’ndis’, për ne jetoi,

Më pas vdiq n’Kalvari.

Ndër mend sjellim hir’n e pafund,

Dashurin’ pa kufi;

Dhurat’ e jetës na u dha

Përgjith’ përjetësin’.

2. Kur t’kaluarën ne kujtojm’,

Duhet t’pendohemi;

Udha për tek Ti ësht’ drejt’si –

Veç si jetove Ti.

Falja ësht’ një dhurat’ nga Ti,

Kërkojmë plot synim.

Me betim t’bëjm’ punën Tënde,

Marrim sakramentin.

3. Kur n’këng’ emrin Tënd ne lëvdojm’,

Bekimet e sotme

Do rrojn’ n’zemra plot mir’njohje

Dhe lutemi n’heshtje

Për guxim t’pranojm’ vullnetin,

T’dëgjojm’ dhe bindemi.

Të duam, Zot; zemrat jan’ plot.

N’udhën Tënde ecim.

Teksti: Lee Tom Perry, l. 1951. © 1985 IRI

Muzika: Daniel Lyman Carter, l. 1955. © 1985 IRI

Doktrina e Besëlidhje 138:1–4

Doktrina e Besëlidhje 59:8–12