Eja, Më Ndiq
E Diela e Parë


“Mbledhja e Këshillit të Dielën e Parë”, Eja, Më Ndiq – Për Priftërinë Melkizedeke dhe Shoqatën e Ndihmës (2017)

Mbledhjet e Këshillit të Dielën e Parë

Mbledhjet e Këshillit të Dielën e Parë

Në të dielën e parë të çdo muaji, mbledhjet e kuorumit, grupit dhe të Shoqatës së Ndihmës nuk do të përfshijnë një mësim të dhënë nga një mësues/e. Në vend të kësaj, presidencat ose udhëheqësit e grupit do të udhëheqin një mbledhje të këshillit. Çdo kuorum, grup ose Shoqatë e Ndihmës do të këshillohet së bashku rreth përgjegjësive, mundësive dhe sfidave vendore; do të mësojnë nga idetë dhe përvojat e njëri-tjetrit; dhe do të planifikojnë mënyra për të vepruar sipas mbresave të marra nga Shpirti.

“Zbulesa është e përhapur midis nesh.”1

Plaku Nil L. Andersen

Përpara Mbledhjes së Këshillit

  • Udhëheqësit/et përcaktojnë përgjegjësi, mundësi e sfida vendore dhe me lutje zgjedhin një temë për ta diskutuar.

  • Çdo njeri kërkon udhërrëfimin e Shpirtit.

  • Çdo njeri përgatitet për të dhënë mendime dhe për të treguar përvoja.

Motra të Shoqatës së Ndihmës duke u mbledhur së bashku

Gjatë Mbledhjes së Këshillit

  • Udhëheqësit/et i ftojnë anëtarët që të tregojnë përvoja ku vepruan sipas mbresave që i kishin marrë nga mbledhjet e mëparshme.

  • Të gjithë njerëzit këshillohen së bashku rreth temës, dëgjojnë njëri-tjetrin dhe kërkojnë udhërrëfimin e Shpirtit.

  • Udhëheqësit/et përmbledhin pikat kyçe dhe bëjnë ftesa për të vepruar.

Mbledhja e këshillit të Priftërisë Melkizedeke

Pas Mbledhjes së Këshillit

  • Çdo njeri vepron sipas mbresave dhe ftesave, së bashku dhe si individë.

  • Çdo njeri përgatitet që t’i tregojë përvojat e tij/saj në mbledhjet e ardhshme.

Motra të Shoqatës së Ndihmës duke u përqafuar

“Ne jemi duart e Tij.”2

Presidenti Diter F. Uhtdorf

eja më ndiq infografiku

Ikona e lutjes nga Getty Images

Parimet e Këshillimit së Bashku

Jo të gjitha mbledhjet e këshillit duken njësoj. Lëreni Zotin t’ju japë mësim. Ja disa parime se si ta filloni:

  1. Qëllimi i një mbledhjeje të këshillit është që anëtarët/et të këshillohen së bashku rreth përgjegjësive, mundësive dhe sfidave vendore; të mësojnë nga idetë dhe përvojat e njëri-tjetrit; dhe të planifikojnë mënyra për të vepruar sipas mbresave të marra nga Shpirti.

  2. Një mbledhje e këshillit duhet të çojë drejt veprimit – planeve individuale dhe si grup, të frymëzuara nga Shpirti, për të vepruar jashtë mbledhjes që të përmbushet vepra e Zotit (shih DeB 43:8–9).

  3. Këshillat duhet t’i përdorin shkrimet e shenjta dhe fjalët e profetëve dhe të apostujve të ditëve të mëvonshme, të Autoriteteve të tjera të Përgjithshme dhe të Drejtuesve të Përgjithshëm për ta udhërrëfyer e përkrahur diskutimin. Në këtë mënyrë, fjalët e udhëheqësve të frymëzuar të Kishës mund t’i ndihmojnë kuorumet, grupet dhe Shoqatat e Ndihmës që të diskutojnë nevojat e rëndësishme.

  4. Diskutimet nuk duhet të prekin gjëra sekrete apo të ndjeshme rreth anëtarëve ose familjeve individuale.

  5. Edhe pse mbledhja e këshillit udhëhiqet nga një anëtar/e i presidencës ose udhëheqës i grupit, ai ose ajo nuk e mbizotëron dhënien e ideve. Udhëheqësi/ja paraqet një çështje për diskutim dhe e fton çdo njeri që të japë mendime dhe përvoja, siç udhëhiqen nga Shpirti.

  6. Ndërkohë që askush nuk duhet të ndihet i detyruar që të marrë pjesë, çdo njeri duhet të ndihet i sigurt në dhënien e komenteve dhe të ideve pa frikën se do të kritikohet.

  7. Ku është e mundur, ulja në rreth mund të ndihmojë për të kultivuar një shpirt të dhënies së ideve dhe të diskutimit të hapur.

Temat e Mundshme për Mbledhjet e Këshillit të Dielën e Parë

Idetë për temat që do të diskutohen në mbledhjet e këshillit mund të vijnë nga këshilli i lagjes, mbledhjet e presidencës, plani i zonës, mbresat e udhëheqësve prej shërbesës ndaj anëtarëve dhe nga mbresat prej Frymës së Shenjtë. Temat më poshtë janë vetëm sugjerime. Udhëheqësit/et mund të jenë në dijeni të nevojave të tjera të cilat ata ndihen të frymëzuar t’i diskutojnë.

  • Si mund t’u japim përparësi më mirë të gjitha përgjegjësive tona të ndryshme?

  • Si mund të vijmë më pranë Perëndisë dhe të marrim më shumë udhërrëfim nga Shpirti në jetën tonë dhe në shtëpitë tona?

  • Si do ta ndajmë ungjillin me miqtë dhe fqinjët tanë? (shih Alma 17).

  • Si mund t’i mbrojmë veten tonë dhe familjet tona nga mjetet e papërshtatshme të informacionit dhe pornografia? (shih DeB 42:22–23).

  • Çfarë do të bëjmë për t’i këshilluar e forcuar fëmijët tanë dhe rininë në lagjen tonë?

  • Si e shtojmë unitetin në kuorumin, grupin ose Shoqatën tonë të Ndihmës? (shih Mosia 18:19–22).

  • Si mund të jemi më të përfshirë në punën për historinë familjare dhe adhurimin në tempull?

  • Si e ftojmë ndihmën e Zotit kur kërkojmë përgjigje për pyetjet tona dhe një kuptueshmëri më të thellë të ungjillit?

  • Si mund të bëhen prindërit udhëheqës më të mirë në shtëpi?

  • Si mund t’i forcojmë dëshmitë tona për Zotin dhe ungjillin e Tij dhe t’i ndihmojmë familjet tona që të bëhen të mbështetura shpirtërisht te vetja?

  • Çfarë do të thotë të japësh shërbesë? Si po u japim shërbesë njerëzve përreth nesh? (shih 1 Pjetër 4:11).

Nëse është e mundur, udhëheqësit/et mund të duan t’ua bëjnë të ditur anëtarëve temën që më parë, në mënyrë që ata të mund të vijnë të përgatitur për ta diskutuar atë.

Shënime

  1. Neil L. Andersen, në Adam C. Olson, “Handbook Training Emphasizes Work of Salvation”, Ensign ose Liahona, prill 2011, f. 76.

  2. Diter F. Uhtdorf, “Ju Jeni Duart e Mia”, Ensign ose Liahona, maj 2010, f. 68.