Eja, Më Ndiq
E Diela e Dytë dhe e Tretë


“Mbledhjet e të Dielës së Tretë dhe të Katërt”, Eja, Më Ndiq – Për Priftërinë Melkizedeke dhe Shoqatën e Ndihmës (2017)

Mbledhjet e të Dielës së Dytë dhe të Tretë

Mbledhjet e të Dielës së Dytë dhe të Tretë

Të dielat e dyta dhe të treta të çdo muaji, kuorumet e Priftërisë Melkizedeke dhe Shoqatat e Ndihmës studiojnë mësimet e profetëve të gjallë, të apostujve dhe udhëheqësve të tjerë të Kishës nga konferenca e përgjithshme më e fundit. Mund të diskutohet çfarëdo mesazhi nga konferenca më e fundit.

Në shumicën e rasteve, presidenca e kuorumit, udhëheqja e grupit, ose presidenca e Shoqatës së Ndihmës do të përzgjedhë një mesazh nga konferenca për t’u studiuar në bazë të nevojave të anëtarëve, ndonëse peshkopi ose presidenti i kunjit mund të japë sugjerime. Udhëheqësit mund të zgjedhin një mesazh të lidhur me temën e diskutuar në mbledhjen e këshillit të dielën e parë ose mund të zgjedhin një mesazh tjetër në bazë të frymëzimit të Shpirtit. Udhëheqësit dhe mësuesit duhet të gjejnë mënyra për t’i nxitur anëtarët që t’i lexojnë mesazhet e përzgjedhura paraprakisht dhe të vijnë të përgatitur për të shprehur mendime. Veprimtaritë mësimore të sugjeruara më poshtë, të cilat bazohen në parimet e manualit Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, mund t’i përfshijnë anëtarët që të mësojnë nga mesazhet e konferencës së përgjithshme.

Sheron Iubank, “Ndizeni Dritën Tuaj

Kërkojuni anëtarëve të kuorumit tuaj ose Shoqatës së Ndihmës që të mendojnë se si është ndikuar jeta e tyre për mirë nga një grua e drejtë dhe besnike. Merreni parasysh t’i ftoni disa anëtarë që të tregojnë se si kjo grua ilustron një ose më shumë karakteristika të grave të drejta që përvijohen në mesazhin e Motrës Iubank. Çfarë mësojmë nga Motra Iubank rreth mënyrës se si mund të bëhemi “një forcë domethënëse në rritjen numerike edhe atë shpirtërore të Kishës në ditët e fundit”?

Nill F. Mariot, “Banimi në Perëndinë dhe Riparimi i të Çarës

Ky mesazh mund t’i ndihmojë anëtarët që mund të ndihen të shkëputur nga Ati Qiellor ose njerëzit përreth. Çfarë do t’i ndihmonte ata të cilëve u jepni mësim se çfarë është një e çarë? Ndoshta mund të sillni fotografi të llojeve të ndryshme të të çarave. Si e përkufizon të çarën Motra Mariot? Çfarë mund të shkaktojë të çara në marrëdhëniet tona me Perëndinë dhe të tjerët? Ftojini anëtarët të kërkojnë në mesazhin e Motrës Mariot sugjerime mbi atë që mund të bëjmë për t’i riparuar të çarat në jetën tonë. Jepuni anëtarëve kohë për ta shkruar atë që Shpirti i nxit ata të bëjnë për t’iu afruar më shumë Perëndisë dhe të tjerëve.

Xhoi D. Xhons, “Vlerë e Pamasë

Çfarë bekimesh rrjedhin në jetën tonë kur e kuptojmë identitetin tonë hyjnor? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje, anëtarët e kuorumit tuaj ose të Shoqatës së Ndihmës mund t’i shqyrtojnë së bashku historitë e Mariamës, Renusë dhe Tajanës në mesazhin e Motrës Xhons. Çfarë këshille na jep Motra Xhons për të na ndihmuar “ta kujtojmë dhe ta përqafojmë identitetin tonë hyjnor”? Ftojini anëtarët të gjejnë dhe diskutojnë një fragment nga shkrimi i shenjtë ose një citim në mesazhin e Motrës Xhons që i ndihmon ato ta kuptojnë vlerën e tyre të vërtetë përpara Perëndisë. Ftojini ata t’ia thonë një nga këto shkrime të shenjta ose citime dikujt që ka nevojë ta kujtojnë për natyrën e vet hyjnore.

Diter F. Uhtdorf, “Tri Motra

Një mënyrë për ta shqyrtuar mesazhin e Presidentit Uhtdorf do të ishte duke e ndarë kuorumin ose Shoqatën e Ndihmës në grupe të vogla. Mund t’i caktoni secilit grup të lexojë për njërën nga motrat në mesazhin e Presidentit Uhtdorf. Çdo grup mund t’i shkruajë një letër asaj motre duke e përmbledhur këshillën e tij dhe t’ia tregojë grupeve të tjerë atë që shkroi. Çfarë mund të bëjmë ne për të qenë më shumë si motra e tretë? Si mund ta bëjmë kuorumin ose Shoqatën e Ndihmës një “shtëpi të sigurt” për ata që po hasin vështirësi?

Diter F. Uhtdorf, “Dëshirim për Shtëpinë

Si mund t’i ndihmoni ata të cilëve u jepni mësim që ta kuptojnë se si po i përdor Perëndia ata për t’i bekuar të tjerët? Mund t’i ftoni ata ta shqyrtojnë pjesën e mesazhit të Presidentit Uhtdorf të titulluar “Perëndia Do t’ju Përdorë”, duke kërkuar premtimet që u bëhen atyre që përpiqen të shërbejnë në mbretërinë e Perëndisë pavarësisht nga dobësitë e tyre. Leximi i këtij mesazhi mund t’iu kujtojë anëtarëve përvoja në të cilat Perëndia i përdori ata për t’i bekuar të tjerët – ose kohën kur Ai i përdori të tjerët për t’i bekuar ata. Jepuni anëtarëve kohë për ta përsiatur atë që ndihen të frymëzuar të bëjnë për shkak të këtij diskutimi.

Boni L. Oskarson, “Nevojat përpara Vetvetes

Një mënyrë për ta nisur diskutimin rreth mesazhit të Motrës Oskarson është që t’i jepni gjithsecilit një fletë letre me fjalinë “Kush ka nevojë për mua sot?” të shkruar në krye. Anëtarët e Shoqatës së Ndihmës ose të kuorumit tuaj mund të kalojnë disa minuta duke përsiatur dhe duke renditur përgjigje për këtë pyetje. Pastaj ata mund të kërkojnë në mesazhin e Motrës Oskarson ide rreth mënyrës se si mund t’u shërbejnë njerëzve në listën e tyre – ose të shtojnë emra sipas frymëzimit. Ndoshta disa prej tyre mund të tregojnë se çfarë kanë mësuar.

Dallin H. Ouks, “Plani dhe Proklamata

Si do të veprojnë anëtarët e kuorumit, grupit tuaj ose të Shoqatës së Ndihmës sipas ftesës së Plakut Ouks për të “dhënë mësim [dhe] [për të] jetuar sipas” proklamatës së familjes, në shtëpi, në komunitet dhe në kishë? Ftojini t’i japin ide njëri-tjetrit. Mund t’ju ndihmojë edhe që të kërkoni në mesazh disa pohime doktrinore nga proklamata e familjes. Si na ndihmojnë këto pohime për të reaguar ndaj “sfida[ve] të tanishme që ka familja”? Pjesa IV e mesazhit të Plakut Ouks përmban disa shembuj të pohimeve të tilla.

D. Tod Kristoferson, “Buka e Gjallë që Zbriti nga Qielli

Ja tek janë disa pyetje që anëtaret e Shoqatës së Ndihmës dhe anëtarët e kuorumit mund të kenë në mendje teksa e shqyrtojnë mesazhin e Plakut Kristoferson: Çfarë është shenjtëria? Si e kërkojmë shenjtërinë? Si i ndihmon përpjekjet tona marrja e sakramentit? Anëtarët mund të thonë fjalë nga mesazhi i Plakut Kristoferson që mund të ndihmojnë për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve. Si e ndihmojmë njëri-tjetrin si “bashkëshenjtorë” në përpjekjet tona për t’u bërë më të shenjtë?

Xhefri R. Holland, “Jini, pra, të Përkryer – Përfundimisht

Disa prej atyre të cilëve u jepni mësim mund të ndiejnë që nuk janë në lartësinë e duhur kur është fjala për t’i jetuar mësimet e Shpëtimtarit. Çfarë na mëson Plaku Holland se mund t’i ngushëllojë dhe nxitë ata që mund të ndihen kështu? Mund t’i ftoni anëtaret e Shoqatës së Ndihmës ose anëtarët e kuorumit që të kërkojnë në këtë mesazh diçka të cilën mund t’ia thonë dikujt që e ka të vështirë ta ndiejë se është “aq i mirë sa duhet”. Ose ata mund të gjejnë në mesazh diçka që i frymëzon të ndiejnë “një dashuri dhe admirim më të madh për [Krishtin] dhe një dëshirë më të madhe për të qenë si Ai”.

Geri E. Stivenson, “Eklipsi Shpirtëror

A ka përjetuar ndonjë prej anëtarëve të kuorumit ose të Shoqatës së Ndihmës një eklips diellor? Nëse po, mund ta ftoni njërin prej tyre të shpjegojë analogjinë që tregon Plaku Stivenson rreth një “eklipsi shpirtëror”. Çfarë pengesash mund “ta bllokojnë madhështinë, shkëlqimin, ngrohtësinë e dritës së Jezu Krishtit dhe të ungjillit të Tij”? Si mund të na shpërqendrojë media shoqërore nga “bukuri[a], ngrohtësi[a] dhe drit[a] qiellore [e] ungjillit”? Si i vëmë “syzet ungjillore” që na mbrojnë nga verbëria shpirtërore? Çfarë na mëson analogjia e Plakut Stivenson rreth ruajtjes së një perspektive për ungjillin?

Kuentin L. Kuk, “Të Përditshmen si Përjetësinë

Mesazhi i Plakut Kuk na kujton rëndësinë e përpjekjes për të qenë të përulur në mënyra të ndryshme. Një mënyrë për ta diskutuar atë që ai jep mësim është që t’i ndani anëtarët në dy grupe. Kërkojini njërit grup të gjejë në mesazhin e Plakut Kuk sugjerime që mund të na ndihmojnë të zhvillojmë përulësi dhe grupit tjetër të gjejë mënyra në të cilat njerëzit e shfaqin krenarinë. Ftojeni secilin grup që t’ia tregojë përshkrimin e vet grupit tjetër. Anëtarët mund të thonë edhe mënyra në të cilat mund të tregojnë më tepër “përulësi [të] përditshme” në jetën e tyre dhe të marrin parasysh se si mund t’i ndihmojë kjo përulësi që të përgatiten për të takuar Perëndinë.

Ronald A. Rasband, “Sipas Qëllimit Hyjnor

Për ta nxitur diskutimin rreth mesazhit të Plakut Rasband, mund të jetë e dobishme që t’i ftoni disa anëtarë të sjellin një model për qëndisje, një skicë projekti ose një recetë dhe të flasin rreth arsyes përse këto gjëra të vijnë në ndihmë. Çfarë shembujsh ose mësimesh nga mesazhi i Plakut Rasband i frymëzojnë anëtarët që ta dallojnë qëllimin e Perëndisë për jetën e tyre? Ndoshta anëtarët e klasës mund të tregojnë përvoja në të cilat e panë që Zoti po e drejtonte jetën e tyre. Çfarë kanë bërë ata për t’i treguar Perëndisë që e “çmojnë” drejtimin e Tij? Përse është e rëndësishme që ta dallojmë “qëllimin hyjnor” të Perëndisë?

Rasëll M. Nelson, “Libri i Mormonit: Si do të Ishte Jeta Juaj pa Të?

Presidenti Nelson i ftoi anëtarët të mendonin për tri pyetje: 1) “Si do të ishte jeta juaj pa Librin e Mormonit?” 2) Çfarë nuk do të dinit? 3) Çfarë nuk do të kishit? Ftojini anëtarët e kuorumit, grupit tuaj ose të Shoqatës së Ndihmës që t’i përsiatin këto pyetje dhe të thonë se si do t’iu përgjigjeshin atyre. Çfarë gjejnë ata në këtë mesazh që i frymëzon ta vlerësojnë Librin e Mormonit më shumë se “diamantët ose rubinët”?

Dejl G. Renland, “Priftëria dhe Fuqia Shlyese e Shpëtimtarit

Si mund t’i ndihmoni anëtarët e kuorumit tuaj ose të Shoqatës së Ndihmës që ta kuptojnë mënyrën se si i ndihmon priftëria që të kenë në dispozicion bekimet e Shlyerjes së Shpëtimtarit? Mund t’i shkruani këta dy krerë në tabelë: “Përse na nevojitet Shlyerja e Jezu Krishtit” dhe “Si na i ‘dorëzon’ priftëria bekimet e Shlyerjes”. Më pas, ftojini anëtarët të kërkojnë në mesazhin e Plakut Renland, duke kërkuar fraza për t’u shkruar nën secilin prej krerëve. Si na ndihmojnë priftëria dhe ordinancat e saj për t’i përmbushur qëllimet e Atit Qiellor për fëmijët e Tij?

Diter F. Uhtdorf, “Mbajtës të Dritës Qiellore

Ftojini anëtarët të kërkojnë në mesazhin e Presidentit Uhtdorf dhe të dallojnë se si mund të ndikojë në jetën tonë prania ose mungesa e dritës hyjnore. Mund të ftoni disa anëtarë që t’i studiojnë disa prej shkrimeve të shenjta të cilat Presidenti Uhtdorf i jep si referenca dhe t’i përcaktojnë të vërtetat e lidhura me dritën shpirtërore. Çfarë na mëson metafora mbi eklipsin rreth rolit të lirisë së zgjedhjes te kërkimi i dritës shpirtërore? Çfarë mund të bëjmë për ta ndarë dritën hyjnore të Jezu Krishtit me të tjerët, veçanërisht me familjet tona dhe me “të rinj[të] tanë që po kërkojnë dritë”?

Henri B. Ajring, “Zoti e Udhëheq Kishën e Tij

Ftojini anëtarët e kuorumit tuaj ose të Shoqatës së Ndihmës që të tregojnë përvoja në të cilat iu nevojitej të zhvillonin besim se thirrja e tyre ose thirrja e një tjetri erdhi nga Perëndia. Si e ushtruan besimin e tyre? Si arritën ta mësonin se thirrja ishte nga Perëndia? Ftojini anëtarët të kërkojnë në mesazhin e Presidentit Ajring dhe t’i përcaktojnë të vërtetat që ai mësoi nga përvoja vetjake, të cilat mund të na ndihmojnë të kemi mirëbesim dhe të jemi të duruar me veten dhe të tjerët që Zoti i ka thirrur.

Xhin B. Bingham, “Që Gëzimi Juaj të Jetë i Plotë

Mesazhi i Motrës Bingham mund t’i ndihmojë anëtaret e Shoqatës së Ndihmës dhe anëtarët e kuorumit tuaj që ta kuptojnë mënyrën se si të gjejnë gëzim pavarësisht nga vështirësitë e jetës, teksa vijmë te Krishti. Një mënyrë për ta diskutuar mesazhin e saj mund të jetë që të vizatoni një shteg në tabelë, i cili të çon drejt fjalës gëzim. Ftojini disa anëtarë që të shkruajnë mbi shteg një sugjerim nga mesazhi i Motrës Bingham që të çon drejt gëzimit të vërtetë. Nxitini anëtarët të marrin parasysh mënyra në të cilat mund të veprojnë sipas këshillës së Motrës Bingham. Ftojini disa anëtarë që të japin mendimet e tyre.

Dejvid A. Bednar, “Premtimet e Çmueshme dhe Shumë të Mëdha

Për t’i ndihmuar anëtaret e Shoqatës së Ndihmës ose anëtarët e kuorumit tuaj që ta diskutojnë mesazhin e Plakut Bednar, mund të vendosni fotografi në tabelë që përfaqësojnë Shabatin, tempullin dhe shtëpitë tona. Ftojini disa anëtarë që t’i lexojnë pjesët përkatëse të mesazhit të Plakut Bednar dhe të shkruajnë në tabelë se si na ndihmojnë dita e Shabatit, tempulli dhe shtëpitë tona që të përqendrohemi te premtimet e Perëndisë ndaj nesh. Çfarë gjërash në jetën tonë mund të na e kenë tërhequr vëmendjen nga këto premtime? Çfarë hapash mund të hedhim që të sigurohemi se i mbajmë mend ato?

Henri B. Ajring, “Mos Kini Frikë të Bëni Mirë

Mesazhi i Presidentit Ajring mund t’i ndihmojë ata të cilëve u jepni mësim që të gjejnë guximin dhe besimin për të bërë mirë në botë. Mund të ftoni disa anëtarë që t’i përmbledhin shembujt e njerëzve besnikë për të cilët tregon Presidenti Ajring. Çfarë na mësojnë këto shembuj rreth mënyrës se si t’u shërbejmë të tjerëve? Çfarë na mësojnë këto shembuj rreth mënyrave se si mund të shërbejmë si kuorum ose si Shoqatë e Ndihmës?

Një mënyrë tjetër për ta diskutuar këtë mesazh është duke shqyrtuar bekimet që pa Presidenti Ajring nga zbatimi i këshillës së Presidentit Tomas S. Monson për ta studiuar Librin e Mormonit. Çfarë bekimesh kemi parë nga studimi i Librit të Mormonit?

M. Rasëll Ballard, “Udhëtimi i Vështirë Vazhdon!

Për të filluar një diskutim mbi mesazhin e Plakut Ballard, ju mund të ftoni dikë që të tregojë një përvojë rreth kohës kur kishin një vendmbërritje, por zbuluan se ishin në drejtimin e gabuar. Si lidhen këto shembuj me “udhëtimin” tonë vetjak të kthimit për tek Ati Qiellor? Anëtarët më pasmund të kërkojnë këshillat dhe paralajmërimet që jepen nga Plaku Ballard, të cilat mund të na ndihmojnë ta dimë nëse po shkojmë në drejtimin e duhur në vetë jetën tonë. Jepuni anëtarëve kohë për të përsiatur mbi shtigjet e tyre vetjake dhe për të diskutuar mënyrat në të cilat mund t’i ndihmojnë e t’i nxitin të tjerët në “udhëtimin” e tyre të kthimit drejt Atit Qiellor.

Nil L. Andersen, “Zëri i Zotit

Ndoshta anëtaret e Shoqatës së Ndihmës ose anëtarët e kuorumit tuaj mund të tregojnë një përvojë në të cilën një mesazh nga konferenca e përgjithshme iu duk veçanërisht kuptimplotë atyre. Përse qenë kuptimplote këto mesazhe? Çfarë na mëson Plaku Andersen rreth domethënies së mesazheve nga konferenca e përgjithshme dhe rreth përpjekjeve dhe procesit që përfshihet në përgatitjen e tyre? Si duhet të ndikojë kjo dijeni te ngutja me të cilën i studiojmë dhe ua vëmë veshin këtyre fjalëve? Merreni parasysh të bëni një listë ftesash nga konferenca më e fundit. Çfarë kemi bërë për të vepruar sipas këtyre ftesave?