Eja, Më Ndiq
3–9 Shkurt. 2 Nefi 1–5: “Ne Jetuam sipas Mënyrës së Lumturisë”


“3–9 Shkurt. 2 Nefi 1–5: ‘Ne Jetuam sipas Mënyrës së Lumturisë’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Libri i Mormonit 2020 (2020)

“3–9 Shkurt. 2 Nefi 1–5”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2020

Adami dhe Eva duke u larguar nga Kopshti i Edenit

Adami dhe Eva, nga Douglas Fryer

3–9 Shkurt

2 Nefi 1–5

“Ne Jetuam sipas Mënyrës së Lumturisë”

Lehi i dha mësim secilit prej fëmijëve të tij, sipas nevojave dhe rrethanave të tyre individuale. Ndiqeni shembullin e tij teksa përgatiteni që t’u jepni mësim fëmijëve në klasën tuaj.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Pasi të shpjegoni se Lehi i dha mësim familjes së tij rreth lirisë për të bërë zgjedhjet tona vetjake, ftojini fëmijët të tregojnë përvoja që kanë pasur duke zgjedhur të drejtën. Si u ndien ata pasi e bënë atë zgjedhje? Si mund ta mbajnë mend ata që të zgjedhin të drejtën në të ardhmen?

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

2 Nefi 1:20

Unë bekohem kur bindem.

Parimi i dhënë mësim në këtë varg – bindja sjell bekime – ilustrohet shpesh gjatë gjithë Librit të Mormonit. Merreni në shqyrtim mënyrën se si mund t’i ndihmoni fëmijët ta dallojnë atë [parim] në jetën e tyre vetjake.

Veprimtari të Mundshme

  • Kërkojuni fëmijëve t’ju ndihmojnë për të përkufizuar fjalën urdhërime dhe bëni një listë të urdhërimeve. Lexojeni 2 Nefin 1:20 dhe theksoni se ne do të “begatohe[m]i” ose do të bekohemi kur i zbatojmë urdhërimet. Si ndihemi kur i zbatojmë këto urdhërime?

  • Tregojuni fëmijëve gjëra që ofrojnë mbrojtje, të tilla si këpucë, kapele dhe dorashka. Lërini që t’i provojnë ato. Si na mbrojnë këto gjëra? U thoni atyre se urdhërimet e Atit Qiellor mund të na mbrojnë nga rreziku shpirtëror. Tregoni një përvojë kur ju u mbrojtët nga ndjekja e urdhërimeve.

2 Nefi 2:11, 16, 27

Perëndia më dha lirinë për të zgjedhur.

Për shkak të zgjedhjeve të tyre, Adamit dhe Evës iu desh të largoheshin nga Kopshti i Edenit. Si mund t’u mësoni fëmijëve se zgjedhja e Adamit dhe Evës na lejon ta përdorim lirinë tonë të zgjedhjes për të zgjedhur Atin Qiellor sot?

Veprimtari të Mundshme

  • Vizatoni një figurë të një personi të lirë dhe një figurë të një personi të robëruar (ndoshta një person në burg), dhe ftojini fëmijët që të tregojnë me gisht te figura e saktë kur ju lexoni fjalët të lirë dhe robërinë/robërisë te 2 Nefi 2:27. Theksojeni frazën “të lirë të zgjedhi[m]” dhe ftojeni secilin fëmijë që ta përsëritë atë.

  • Shqyrtojeni me fëmijët historinë e Adamit dhe të Evës (shih 2 Nefi 2:17–19; shih edhe “Kapitulli 3: Adami dhe Eva”, Histori të Dhjatës së Vjetër, f. 15–18) dhe zgjedhjen që bënë ata në Kopshtin e Edenit. Ndihmojini fëmijët të renditin disa zgjedhje që i bëjnë çdo ditë. Dëshmoni se Ati ynë Qiellor na dha lirinë për të zgjedhur midis së mirës dhe së keqes, dhe ftojini fëmijët që të kërcejnë lart ose poshtë apo të përplasin duart për të festuar të qenit të lirë për të zgjedhur.

  • Luani një lojë në të cilën ju thoni një fjalë (të tillë si dritë) dhe fëmijët thonë të kundërtën e saj (errësirë). Përsëriteni këtë veprimtari disa herë. Për t’i ndihmuar fëmijët që ta kuptojnë mënyrën se si prania e të kundërtave na ndihmon që të bëjmë zgjedhje, lexoni gjysmën e parë të 2 Nefit 2:11 dhe të 2 Nefit 2:16. Tregojuni fëmijëve histori për një fëmijë që tundohet të bëjë një zgjedhje të gabuar. Ndihmojini fëmijët të mendojnë se cila është e kundërta e asaj zgjedhjeje dhe ftojini ta interpretojnë atë. Dëshmoni se Ati Qiellor na bekon kur ne zgjedhim të drejtën.

  • Këndoni së bashku një këngë për bërjen e zgjedhjeve, të tillë si “I’m Trying to Be like Jesus [Përpiqem t’Jem si Jezusi]” ose “Choose the Right Way [Zgjidh Udhën e Drejtë]” (Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 40, 82), dhe pyetini fëmijët se çfarë mësojnë nga kënga rreth bërjes së zgjedhjeve.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

2 Nefi 1:20

Unë bekohem kur bindem.

Kur fëmijët kanë besim se Perëndia do t’i bekojë ata për zbatimin e urdhërimeve – edhe nëse ato bekime nuk vijnë menjëherë – është më e lehtë për ta që të bëjnë zgjedhje të drejta.

Veprimtari të Mundshme

  • Ndihmojini fëmijët të shqyrtojnë disa nga zgjedhjet që bënë Nefi dhe vëllezërit e tij. Për disa shembuj, shih 1 Nefin 2:11–16; 3:5–7; dhe 18:9–11. Ftojini ata që ta lexojnë së bashku 2 Nefin 1:20 dhe të tregojnë arsyen përse mendojnë që Lehi do t’ua jepte këtë mesazh fëmijëve të tij.

  • Në shirita letrash shkruani fraza nga 2 Nefi 1:20 dhe diskutoni se çfarë kuptimi kanë frazat. Ftojini fëmijët që t’i vendosin shiritat sipas radhës së duhur duke përdorur vargun. Për të ilustruar ndryshimin midis begatisë dhe të qenit i përjashtuar, tregojuni fëmijëve një bimë të shëndetshme dhe një gjethe apo degë që është këputur nga bima. Cili është ndryshimi midis një gjetheje që është në bimë dhe një gjetheje që është këputur? Në ç’mënyrë jemi ne si gjethja në bimë kur i bindemi urdhërimeve të Perëndisë? Ftojini fëmijët që të shënojnë në një ditar mënyrat se si i bekon Perëndia kur zgjedhin të drejtën.

2 Nefi 2:22–28

Perëndia më dha lirinë për të zgjedhur.

Jezu Krishti na shpëtoi nga vdekja fizike dhe vdekja shpirtërore (ndarje nga Perëndia për shkak të mëkatit) nëpërmjet Shlyerjes dhe Ringjalljes së Tij. Me qëllim që të jetojmë përsëri me Atin Qiellor, ne duhet ta përdorim lirinë tonë të zgjedhjes për t’u penduar vazhdimisht dhe për t’u përpjekur fort që të jetojmë me drejtësi.

Veprimtari të Mundshme

  • Mbani lart një figurë të Adamit dhe Evës (shih Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 4) dhe ftojini fëmijët të tregojnë atë çka dinë rreth asaj që i ndodhi Adamit dhe Evës në Kopshtin e Edenit. Ndihmojini fëmijët t’i gjejnë përgjigjet te 2 Nefi 2:22–27. Shpjegoni që për shkak të zgjedhjes së Adamit dhe të Evës, ne jemi bekuar që të vijmë në tokë dhe ta përdorim lirinë tonë të zgjedhjes për të bërë zgjedhje të mira dhe të pendohemi nëpërmjet Shlyerjes së Krishtit kur bëjmë zgjedhje të gabuara.

  • Shkruajini në tabelë fjalët e 2 Nefit 2:27. Ndihmojini fëmijët që ta mësojnë vargun përmendsh duke e përsëritur atë dhe duke i fshirë fjalët me radhë sa herë që e përsëritin atë. Ndihmojini fëmijët të përfytyrojnë se si do të ishte një jetë pa zgjedhje. Pse janë ata mirënjohës për lirinë e zgjedhjes?

  • Ftojini fëmijët të tregojnë një përvojë kur ata bënë një zgjedhje të mirë. Si u ndien ata pasi e bënë atë zgjedhje? Çfarë mund të bëjmë për ta ndihmuar veten tonë të zgjedhim të drejtën kur tundohemi të bëjmë diçka të gabuar? Merreni parasysh të këndoni një këngë për bërjen e zgjedhjeve, të tillë si “T’Drejtën Zgjidh” (Himne, nr. 150), dhe ftojini fëmijët të tregojnë atë që mësojnë nga kënga.

2 Nefi 3:6–24

Jozef Smithi ishte një “shikues i zgjedhur”.

Te 2 Nefi 3, Lehi iu referua një profecie rreth Profetit Jozef Smith. Ju mund ta përdorni këtë si një mundësi për t’u dhënë mësim fëmijëve rreth misionit të tij në ditët e mëvonshme.

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini fëmijët të kërkojnë te 2 Nefi 3:6–24 për të gjetur të dhëna se për cilin profet po flitet. Renditini të dhënat në tabelë. Përse është Jozef Smithi një “shikues i zgjedhur”? Çfarë bëri Jozef Smithi që ishte “me vlerë të madhe për [vëllezërit e tij]”? (Vargu 7.)

  • Këndoni një himn për Jozef Smithin, të tillë si “Lavdi Burrit” (Himne, nr. 19), ose shikoni një material filmik që përshkruan aspekte të ndryshme të misionit të tij. Pyetini fëmijët se përse janë mirënjohës për Profetin Jozef Smith.

ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Nxitini fëmijët që të vënë re mundësitë që kanë për të bërë zgjedhje këtë javë. Ftojini ata që të jenë gati javën e ardhshme për të treguar zgjedhjet që bënë dhe pasojat e zgjedhjeve të tyre.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Fëmijët mund ta dallojnë ndikimin e Shpirtit. Mësojuni fëmijëve se ndjenjat e paqes, dashurisë dhe përzemërsisë që i kanë kur flasin ose këndojnë për Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij, vijnë nga Fryma e Shenjtë. Këto ndjenja mund ta forcojnë dëshminë e tyre.