Eja, Më Ndiq
27 Janar – 2 Shkurt. 1 Nefi 16–22: “Unë Do Të Përgatis Udhën para Jush”


“27 Janar – 2 Shkurt. 1 Nefi 16–22: ‘Unë Do Të Përgatis Udhën para Jush’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Libri i Mormonit 2020 (2020)

“27 Janar – 2 Shkurt. 1 Nefi 16–22”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2020

Lehi duke parë te Liahona

Lehi dhe Liahona, nga Joseph Brickey

27 Janar – 2 Shkurt

1 Nefi 16–22

“Unë Do Të Përgatis Udhën para Jush”

Historitë frymëzuese te 1 Nefi 16–22, na mësojnë të vërteta që mund t’i bekojnë fëmijët në klasën tuaj. Lexojini këta kapituj dhe shënojini mbresat që merrni.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Shkruajini fjalët vijuese në tabelë ose tregoni figura të tyre: Liahona, harku dhe barka. Ftoni tre fëmijë ku secili të zgjedhë një prej fjalëve apo figurave dhe të tregojë pjesën e historisë së Nefit që e ilustron atë send. Jepni ndihmë nëse është e nevojshme.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

1 Nefi 16:10, 28–29; 18:8–13, 20–22

Zoti mund të më udhërrëfejë dhe të më drejtojë.

Mësojuni fëmijëve që edhe kur hasin sfida të vështira, Zoti mund t’i udhërrëfejë ata (shih 1 Nefi 16:29).

Veprimtari të Mundshme

  • Tregojuni fëmijëve një busull, një hartë ose diçka tjetër që na ndihmon të gjejmë udhën tonë dhe shpjegoni mënyrën se si përdoren këto mjete. Krahasojini këto mjete me Liahonën ndërsa bëni një përmbledhje të historisë te 1 Nefi 16:10, 28–29 dhe 18:9–13, 20–22. Vini në dukje se kur familja e Lehit nuk ishte e bindur, Liahona nuk funksiononte (shih edhe 1 Nefi 18:9–12, 20–22). Çfarë na ndihmon sot që ta gjejmë udhën tonë të kthimit për tek Ati Qiellor?

  • Sillni një kuti që përmban disa të dhëna, të cilat përshkruajnë një vendndodhje brenda apo përreth ndërtesës së kishës. Përdorini kutinë dhe të dhënat për të simbolizuar Liahonën dhe lërini fëmijët që me radhë të përzgjedhin të dhënat dhe të gjejnë se ku është vendndodhja. Pastaj “udhëtoni” për te vendndodhja së bashku. Shpjegoni se kur ne tregojmë besim dhe e ndjekim drejtimin që na jep Zoti, Ai do të na ndihmojë të kthehemi tek Ai (shih Alma 37:38–42). Si na udhërrëfen Ati Qiellor në udhëtimin tonë të kthimit tek Ai?

1 Nefi 16:14–32

Unë mund të jem një shembull i mirë për familjen time.

Ndërveprimet e Nefit me familjen e tij gjatë një kohe të vështirë mund t’i ndihmojnë fëmijët të shohin që edhe pse janë të vegjël, ata mund të jenë shembuj për familjet e tyre.

Veprimtari të Mundshme

  • Caktojeni çdo fëmijë që të bëjë një vizatim të diçkaje nga historia e harkut të thyer të Nefit (shih 1 Nefi 16:14–32), të tilla si Nefin, një hark ose Liahonën. Më pas, përdorini figurat për t’i treguar klasës historinë dhe lërini fëmijët që me radhë të bëjnë të njëjtën gjë. Si mund të jemi si Nefi kur familjet tona po kalojnë kohë të vështira?

  • Ftojini fëmijët që secili prej tyre të presë një rreth prej letre dhe të vizatojë një fytyrë të mërzitur në njërën anë dhe një fytyrë të lumtur në anën tjetër. Teksa e tregoni historinë e harkut të thyer të Nefit, ftojini ata që t’i përdorin fytyrat për të treguar se si po ndihej familja e Nefit gjatë pjesëve të ndryshme të historisë. Si ndihmoi Nefi për ta bërë familjen e tij të lumtur? Çfarë mund të bëjmë ne për t’i bërë të lumtura familjet tona?

1 Nefi 17:7–19; 18:1–4

Ati Qiellor mund të më ndihmojë të bëj gjëra të vështira.

Ashtu si Nefi, fëmijët të cilëve u jepni mësim, po mësojnë të bëjnë gjëra që duken të vështira. Përvoja e Nefit mund t’i ndihmojë të dinë se Ati Qiellor do t’i ndihmojë ata kur e pyesin Atë.

Veprimtari të Mundshme

  • Tregojuni fëmijëve historinë e Nefit kur u urdhërua të ndërtonte një barkë, duke përdorur 1 Nefin 17:7–19 dhe 18:1–4. Ju mund të përdorni gjithashtu “Kapitullin 7: Ndërtimi i Anijes” (Tregime të Librit të Mormonit, f. 21–22). Faqja e veprimtarisë së kësaj jave mund ta përforcojë parimin se Ati Qiellor e ndihmoi Nefin, dhe Ai do të na ndihmojë ne [gjithashtu].

  • Këndoni së bashku vargun e dytë të këngës “Nephi’s Courage [Guximi i Nefit]” (Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 64). Çfarë e ndihmoi Nefin të kishte guxim kur vëllezërit e tij e përqeshën se po përpiqej të ndërtonte një anije?

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

1 Nefi 16:10, 28–29; 17:13–15; 18:8–13, 20–22

Kur i zbatoj urdhërimet, Zoti më udhërrëfen.

Përdoreni rrëfimin e familjes së Lehit që u udhëhoq nga Liahona, për t’u treguar fëmijëve mënyrën se si do t’i udhëheqë ata Perëndia kur përpiqen fort ta bëjnë vullnetin e Tij.

Veprimtari të Mundshme

  • Përzgjidhni një ose më shumë nga fragmentet vijuese për t’i lexuar me fëmijët: 1 Nefi 16:10, 28–29; 17:13–15 dhe 18:8–13, 20–22. Kërkojuni atyre që të shohin se çfarë duhet të bëjmë për të marrë udhërrëfimin dhe drejtimin nga Perëndia dhe diskutoni për atë që mësuan.

  • Pasi t’i shqyrtoni historitë te 1 Nefi 16–18, intervistojini disa fëmijë sikur të kishin udhëtuar me familjen e Lehit. Ju mund të bëni pyetje si këto: Pse ishit mirënjohës për Liahonën? Çfarë ishte e nevojshme të bënit me qëllim që Liahona të funksiononte? (Shih 1 Nefi 16:28–29.) Ftojeni klasën të diskutojë për gjërat që ka siguruar Zoti për të na udhëhequr në kohën tonë.

  • Kërkojuni fëmijëve të marrin në shqyrtim mënyrën se si mund ta përdorin historinë e Liahonës për ta ndihmuar një shok që ka nevojë të marrë një vendim të rëndësishëm. Sugjeroni që përveç 1 Nefit 16:10, 26–31 dhe 18:9–22, ata mund t’i referohen gjithashtu Almës 37:38–44. Tregoni një përvojë në të cilën Ati Qiellor ju ndihmoi gjatë një periudhe të vështirë, ose ftojini fëmijët të tregojnë një histori. Çfarë duhet të bëjmë ne për ta marrë ndihmën e Tij?

1 Nefi 16:14–39; 18:1–5

Sjellja dhe zgjedhjet e mia mund të kenë një ndikim për mirë te familja ime.

Besimi i Nefit ishte një bekim i madh kur familja e tij hasi sprova. Si mund t’i ndihmoni fëmijët që të mësojnë nga shembulli i tij?

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini fëmijët të bëjnë vizatime të cilat ilustrojnë historinë e harkut të thyer të Nefit (shih 1 Nefi 16:14–39). Nëse është e nevojshme, rishikojeni historinë me ta. Ndërsa i tregojnë vizatimet e tyre, ndihmojini ata që të përcaktojnë mënyrat në të cilat besnikëria e Nefit e bekoi familjen e tij. Ftojini fëmijët të përsiatin për sfidat me të cilat po përballen ata ose familjet e tyre. Çfarë mund të bëjnë ne për ta ndjekur shembullin e Nefit?

  • Lexoni së bashku disa vargje nga 1 Nefi 16:21–32. Diskutoni për disa qëllime që familjet e fëmijëve mund të kenë, të tilla si bërja e mbrëmjeve të rregullta familjare apo e lutjes familjare. Si mund t’i ndihmojnë fëmijët familjet e tyre që t’i arrijnë këto qëllime? Ftojini ata të planifikojnë të bëjnë një gjë për t’i ndihmuar familjet e tyre që t’i përmbushin qëllimet e tyre këtë javë.

1 Nefi 19:22–24

Unë mund t’i përshtat shkrimet e shenjta me jetën time.

Ndihmojini fëmijët të shohin se rrëfimet në shkrimet e shenjta janë më shumë se sa histori – ato përmbajnë parime që mund ta bekojnë jetën e tyre.

Veprimtari të Mundshme

  • Kërkojini një fëmije ta lexojë me zë të lartë 1 Nefin 19:22–24, dhe pyetini fëmijët se çfarë mendojnë se do të thotë t’i “përshtat[im] të gjitha shkrimet e shenjta” me veten tonë. Ndihmojini ata të zbulojnë mënyrën se si e përshtati Nefi një rrëfim nga shkrimi i shenjtë me përvojën e tij të marrjes së fletëve prej tunxhi (shih 1 Nefi 4:1–4; shih edhe Eksodi 14). Si e ndihmoi Nefin dhe vëllezërit e tij të kujtuarit e kësaj historie?

  • Shqyrtojini disa nga historitë që fëmijët kanë mësuar rreth Lehit dhe familjes së tij nga 1 Nefi, dhe ftojini ata të tregojnë atë që mësuan nga këto histori. Ndihmojini ata të mendojnë për situatat në jetën e tyre që mund të jenë të ngjashme me këto histori. Për shembull, kërkesa e Zotit që Nefi të ndërtonte një anije, mund t’u kujtojë atyre rastet kur u duhej të bënin diçka të vështirë dhe kërkuan ndihmën e Zotit.

ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Ftojini fëmijët të zgjedhin një histori nga 1 Nefi 16–22 dhe t’u tregojnë familjeve të tyre se si mund ta “përshtat[in]” atë histori me jetën e tyre.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Përdorni histori. Historitë i ndihmojnë fëmijët t’i kuptojnë parimet e ungjillit për shkak se ato paraqesin mënyrën se si të tjerët i jetojnë ato parime.