Eja, Më Ndiq
20–26 Janar. 1 Nefi 11–15: “Të Armatosur me Drejtësi dhe me Fuqinë e Perëndisë”


“20–26 Janar. 1 Nefi 11–15: ‘Të Armatosur me Drejtësi dhe me Fuqinë e Perëndisë’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Libri i Mormonit 2020 (2020)

“20–26 Janar. 1 Nefi 11–15”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2020

njerëz duke ngrënë frutin e pemës së jetës

Më e Ëmbël se Gjithë Ëmbëlsia, nga Miguel Angel González Romero

20–26 Janar

1 Nefi 11–15

“Të Armatosur me Drejtësi dhe me Fuqinë e Perëndisë”

Lexojeni 1 Nefin 11–15 duke pasur në mendje fëmijët të cilëve u jepni mësim dhe shënojeni çdo mbresë që merrni.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Tregoni një figurë të vegimit të Lehit për pemën e jetës dhe ftojini fëmijët të thonë atë që u kujtohet se mësuan për këtë vegim javën e kaluar. Pyetini nëse kanë mësuar ndonjë gjë të re për të që prej asaj kohe.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

1 Nefi 11:16–33

Ati Qiellor e dërgoi Jezu Krishtin në tokë ngaqë Ai më do mua.

Nefi e pa jetën dhe shërbesën e Jezu Krishtit në një vegim. Përsiatni se çfarë mund të mësojnë fëmijët në klasën tuaj rreth Shpëtimtarit nga 1 Nefi 11.

Veprimtari të Mundshme

  • Jepini secilit fëmijë një figurë që ilustron një prej ngjarjeve nga jeta e Shpëtimtarit e parathënë te 1 Nefi 11:20, 24, 27, 31 dhe 33 (shih Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 30, 35, 39, 4257). Ndërsa i lexoni këto vargje, kërkojuni fëmijëve t’i ngrenë lart figurat e tyre kur e dëgjojnë vargun që përputhet me të.

  • Tregojuni fëmijëve rreth disa prej gjërave që mësoi Nefi se Jezu Krishti do të bënte gjatë jetës së Tij (shih 1 Nefi 11:16–33) dhe paraqituni atyre figura të disa prej atyre ngjarjeve (shih, për shembull, Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 41, 46, 47, 49, 56, 57, 58, 59). Tregoni atë që ka bërë Shpëtimtari për ju. Paraqitni figura për t’i ndihmuar fëmijët të mendojnë mbi mënyrat se si mund ta tregojmë dashurinë e Perëndisë (shih Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 109, 110, 115).

1 Nefi 13:26–29, 35–36, 40

Libri i Mormonit na mëson të vërteta të çmuara.

Pse jeni mirënjohës për Librin e Mormonit? Merreni në shqyrtim mënyrën se si mund t’ua tregoni fëmijëve dëshminë tuaj për Librin e Mormonit.

Veprimtari të Mundshme

  • Bëni një vizatim në tabelë dhe ftojini fëmijët të ndryshojnë apo të heqin pjesë të figurës për ta bërë të duket ndryshe. Ndihmojini ata të kuptojnë se, ashtu si kjo figurë, disa gjëra në Bibël u ndryshuan dhe u hoqën me kalimin e kohës. Lexoni pjesë të 1 Nefit 13:40 që na mësojnë mënyrën se si Libri i Mormonit (të cilin Nefi e quan “këto anale të fundit”) na ndihmon të kuptojmë “gjërat e qarta dhe të çmueshme” që humbën nga Bibla.

  • Fshihni rreth e rrotull dhomës figura që ilustrojnë të vërteta të ungjillit që janë qartësuar në Librin e Mormonit, të tilla si pagëzimi, sakramenti dhe ringjallja. Ftojini fëmijët t’i gjejnë këto figura. Shpjegoni se Libri i Mormonit i ktheu sërish të vërtetat e ungjillit që kishin humbur.

1 Nefi 15:23–25

Fjala e Perëndisë më jep fuqi.

Si mund ta përdorni figurën e shufrës së hekurt për t’u mësuar fëmijëve rreth forcës, sigurisë dhe fuqisë së fjalës së Perëndisë?

Veprimtari të Mundshme

  • Tregoni një figurë të ëndrrës së Lehit, si ajo që është në përvijimin e [mësimit të] javës së kaluar te manuali Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet. Ftojini fëmijët ta gjejnë shufrën e hekurt në figurë dhe ndihmojini ata të kuptojnë se si mund të na mbrojë të mbajturit te fjala e Perëndisë (shih 1 Nefi 15:23–24). Ndërkohë që e lexoni vargun 24, jepuni fëmijëve diçka të ngjashme me një shufër të hekurt për t’u mbajtur, të tillë si një tub ose shkop. Ku e gjejmë fjalën e Perëndisë? Çfarë mund të bëjmë për ta bërë fjalën e Perëndisë pjesë së jetës sonë të përditshme?

  • Ndihmojini fëmijët ta ngjyrosin dhe plotësojnë faqen e veprimtarisë së kësaj jave. Si “mbahe[mi] fort” pas fjalës së Perëndisë? (1 Nefi 15:24).

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

1 Nefi 11:16–33

Ati Qiellor e dërgoi Jezu Krishtin në tokë ngaqë Ai më do.

Nefi pa një vegim në të cilin ai dëshmoi planin e Atit Qiellor për ne dhe Jezu Krishti ishte pjesë qendrore e atij vegimi.

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini fëmijët t’i përputhin vargjet nga 1 Nefi 11:16–33 me figurat që paraqesin atë çfarë përshkruajnë vargjet (të tilla si 1 Nefi 11:20, 24, 27, 29, 31, 33; shih Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 30, 35, 38, 39, 4257). Çfarë mësojnë fëmijët për Krishtin nga vargjet dhe figurat?

  • Pyetini fëmijët se përse Jezu Krishti është i rëndësishëm për ta. Këndoni një këngë për Shpëtimtarin, të tillë si “He Sent His Son [Ai Dërgoi Birin e Tij]” (Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 20) dhe pyetini fëmijët se çfarë na mëson kjo këngë rreth Jezusit. Ftojini fëmijët të gjejnë kohë gjatë javës që të mendojnë për Jezu Krishtin dhe t’ia tregojnë përvojat e tyre klasës javën e ardhshme.

kopje të Librit të Mormonit në gjuhë të ndryshme

Libri i Mormonit përmban ungjillin e Jezu Krishtit.

1 Nefi 13:26–29, 35–36, 40

Libri i Mormonit na mëson të vërteta të çmuara.

Çfarë dinë fëmijët rreth Braktisjes? Si mund t’i ndihmoni ata që ta kuptojnë rëndësinë e Librit të Mormonit në rivendosjen e të vërtetave të ungjillit që humbën gjatë Braktisjes?

Veprimtari të Mundshme

  • Lexojeni së bashku 1 Nefin 13:26–29 dhe ftojini fëmijët të kërkojnë se çfarë ndodh kur njerëzit nuk i kanë të vërtetat e “qarta dhe të çmueshme” të ungjillit. Si i rivendosi Zoti të vërtetat që kishin humbur? (Shih vargjet 35–36, 40.) Ftojini fëmijët të japin dëshminë e tyre për të vërtetat që kanë mësuar nga Libri i Mormonit ose jepni vetë dëshminë tuaj.

  • Shfaqni materialin filmik “The Book of Mormon – a Book from God” [“Libri i Mormonit – një Libër nga Perëndia”] (ChurchofJesusChrist.org) për të ilustruar se si Bibla dhe Libri i Mormonit veprojnë së bashku për të dhënë mësim të vërtetën. Përse është e dobishme të kemi më shumë se një dëshmitar? Vizatoni një pikë në tabelë dhe emërtojeni atë Bibla, dhe ftojeni secilin fëmijë që të vizatojë një vijë të ndryshme të drejtë që kalon përmes pikës, për të ilustruar se mësimet në Bibël mund të interpretohen në shumë mënyra kur Bibla qëndron e vetme. Fshijini vijat dhe vizatoni një pikë të dytë në tabelë të emërtuar Libri i Mormonit. Ftojeni një fëmijë të vizatojë një vijë të drejtë që kalon përmes të dyja pikave për të treguar se ka vetëm një mënyrë për ta interpretuar ungjillin kur Bibla dhe Libri i Mormonit përdoren së bashku.

  • Ndihmojini fëmijët ta mësojnë përmendsh nenin e tetë të besimit.

1 Nefi 15:23–25

Fjala e Perëndisë më jep fuqi për t’i bërë ballë tundimit.

Si mund t’i ndihmoni fëmijët të cilëve u jepni mësim që t’i forcojnë dëshmitë e tyre për shkrimet e shenjta? Përsiateni këtë pyetje ndërkohë që e lexoni 1 Nefin 15:23–25 dhe përdorini veprimtaritë më poshtë për të plotësuar vetë idetë tuaja.

Veprimtari të Mundshme

  • Kërkojuni fëmijëve ta përmbledhin vegimin e pemës së jetës (shih 1 Nefi 811). Çfarë i pengoi njerëzit që të mos e arrinin pemën? Çfarë i ndihmoi që ta arrinin atë? Ftojini fëmijët të lexojnë 1 Nefin 15:23–25. Si i ndihmoi shufra e hekurt njerëzit që të kalonin përmes mjegullave të errësirës? Si mund të na ndihmojë leximi i fjalës së Perëndisë për t’i bërë ballë tundimit dhe errësirës sot?

  • Plotësojeni faqen e veprimtarisë me fëmijët. Ndërkohë që e bëjnë atë, kërkojuni atyre të flasin për disa nga tundimet me të cilat përballen fëmijët. Si mund të kujtohen që të mbahen çdo ditë te shufra e hekurt? Këndoni “Shufra e Hekurt” (Himne, nr. 179) si pjesë e kësaj veprimtarie.

ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Nxitini fëmijët t’u tregojnë familjeve të tyre “shuf[rat e] hekur[ta]” që bënë nga faqja e veprimtarisë dhe të thonë se si mund të mbahen te shufra e hekurt duke i lexuar shkrimet e shenjta.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Përdorni mjete arti për t’i përfshirë nxënësit. Kur u mësoni fëmijëve një tregim nga shkrimi i shenjtë, gjeni mënyra për t’i ndihmuar ata që ta përfytyrojnë atë. Ju mund të përdorni fotografi, materiale filmike, kukulla, kostume e kështu me radhë.