Eja, Më Ndiq
30 Dhjetor – 5 Janar. Faqet e Parathënies së Librit të Mormonit: “Një Dëshmi Tjetër e Jezu Krishtit”


“30 Dhjetor – 5 Janar. Faqet e Parathënies së Librit të Mormonit: ‘Një Dëshmi Tjetër e Jezu Krishtit’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Libri i Mormonit 2020 (2020)

“30 Dhjetor – 5 Janar. Faqet e Parathënies së Librit të Mormonit”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2020

Pamja
fletët e arta

30 Dhjetor – 5 Janar

Faqet e Parathënies së Librit të Mormonit

“Një Dëshmi Tjetër e Jezu Krishtit”

Fillojeni përgatitjen tuaj për të dhënë mësim duke lexuar faqen e titullit dhe parathënien; dëshmitë e Tre Dëshmitarëve, të Tetë Dëshmitarëve dhe të Profetit Joseph Smith; dhe “Një Shpjegim [të] Shkurtër mbi Librin e Mormonit”. Përsiatni mbi mënyrën se si mund t’i frymëzoni fëmijët që të mësojnë nga Libri i Mormonit.

Shënojini Mbresat Tuaja

Pamja
ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Ftojini fëmijët të tregojnë histori që ata i dinë nga Libri i Mormonit, duke përdorur figurat 67–86Librin e Figurave Artistike të Ungjillit apo figura të tjera që ju keni.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

Faqja e titullit të Librit të Mormonit

Libri i Mormonit mund të më ndihmojë të kem besim te Jezu Krishti.

Ndihmojini fëmijët të kuptojnë se qëllimi i Librit të Mormonit është të japë dëshmi për Jezu Krishtin.

Veprimtari të Mundshme

  • Ngrijeni lart një kopje të Librit të Mormonit dhe tregoni me gisht nëntitullin, Një Dëshmi Tjetër e Jezu Krishtit. Lërini fëmijët që me radhë të thonë “Një Dëshmi Tjetër e Jezu Krishtit”. Shkurtimisht tregojuni fëmijëve mënyrën se si Libri i Mormonit e ka forcuar besimin tuaj te Jezu Krishti.

  • Tregoni një histori nga Libri i Mormonit që na mëson rreth Jezu Krishtit, të tilla si rrëfimin e Samuel Lamanitit që profetizon për Krishtin (shih Helamani 14–16), të Shpëtimtarit që bekon fëmijët (shih 3 Nefi 17) apo historinë e Vëllait të Jaredit që sheh Jezu Krishtin (shih Ethëri 2–3). Kapitujt nga libri Tregime të Librit të Mormonit mund të ndihmojnë. Theksojuni fëmijëve atë që mësojmë rreth Jezusit nga këto histori. U thoni se ata do të mësojnë shumë gjëra rreth Jezu Krishtit nga Libri i Mormonit këtë vit.

  • Këndoni një këngë për Librin e Mormonit, të tillë si “Book of Mormon Stories [Histori të Librit të Mormonit]” (Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 62). Këndojeni këngën disa herë së bashku dhe lërini fëmijët që me radhë të mbajnë një figurë të Shpëtimtarit ndërkohë që këndoni.

Parathënia e Librit të Mormonit

Libri i Mormonit është gurthemeli i besimit tonë.

Presidenti Tomas S. Monson shpjegoi: “Nëse [Libri i Mormonit] është i vërtetë – dhe solemnisht dëshmoj se është i tillë – atëherë Jozef Smithi ishte një profet  … , Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është Kisha e Zotit këtu në tokë, dhe priftëria e shenjtë e Perëndisë është rivendosur” (“Fuqia e Librit të Mormonit”, Ensign ose Liahona, maj 2017, f. 86–87).

Veprimtari të Mundshme

  • Lexojuni fëmijëve thënien vijuese nga Jozef Smithi te parathënia e Librit të Mormonit: “Libri i Mormonit [është] gurthemeli i besimit tonë”. Shpjegoni që sikurse një gur themeli [/gur kyç] e mban së bashku pjesën tjetër të një harku, dëshmia jonë për Librin e Mormonit e mban dhe e forcon dëshminë tonë për gjëra të tjera, si për Jozef Smithin dhe ungjillin.

  • Ftojeni një prind të njërit prej fëmijëve që të tregojë se si ai ose ajo e fitoi një dëshmi për Librin e Mormonit. Lexojeni me fëmijët ftesën në fund të parathënies së Librit të Mormonit dhe ndihmojini ata që t’i interpretojnë me gjeste gjërat që mund të bëjnë për të fituar dëshminë e tyre vetjake.

Dëshmia e Profetit Joseph Smith

Libri i Mormonit na u dha me anë të fuqisë së Perëndisë.

Dëshmia e Jozef Smithit mund t’i ndihmojë fëmijët që ta kuptojnë qëllimin hyjnor të Librit të Mormonit.

Veprimtari të Mundshme

  • Tregojuni shkurtimisht fëmijëve historinë e daljes në dritë të Librit të Mormonit, siç përshkruhet te “Dëshmia e Profetit Joseph Smith”. Ju mund të përdorni gjithashtu “Kapitullin 1: Si e Morëm Ne Librin e Mormonit” (Tregime të Librit të Mormonit, f. 2–4). Ndihmojini fëmijët ta interpretojnë historinë disa herë teksa ju e ritregoni atë.

  • Tregojuni fëmijëve një figurë të shkronjave nga fletët e arta. Shpjegoni se Perëndia e ndihmoi Jozefin t’i përkthente këto shkronja në fjalë që ne të mund t’i lexojmë e kuptojmë.

    Pamja
    dy fletë të arta që tregojnë shkronja të shkruara

    Jozef Smithi i përktheu shkronjat që ishin shkruar në fletët e arta.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

Faqja e titullit të Librit të Mormonit

Libri i Mormonit më ndihmon të kem besim te Jezu Krishti.

Mbani mend se qëllimi juaj për t’u dhënë mësim fëmijëve rreth Librit të Mormonit është që të zhvillojnë besimin e tyre te Shpëtimtari.

Veprimtari të Mundshme

  • Ndajeni klasën në dyshe. Ftojeni secilën dyshe të lexojë paragrafin e dytë të faqes së titullit të Librit të Mormonit, duke kërkuar diçka që u tregon atyre se çfarë ka për qëllim të bëjë Libri i Mormonit. Më pas ftojeni secilën dyshe që t’ia tregojë atë klasës.

  • Ndihmojini fëmijët të gjejnë te faqja e titullit frazën “për bindjen e Judenjve dhe Johebrenjve se Jezusi është Krishti”. Si mund të na bindë Libri i Mormonit se Jezusi është Krishti? Ftojini ata të tregojnë një histori nga Libri i Mormonit që e ka forcuar besimin e tyre në Krisht, ose tregoni një histori tuajën.

Parathënia e Librit të Mormonit

Libri i Mormonit është gurthemeli i besimit tonë.

Të fituarit e një dëshmie për Librin e Mormonit do t’i ndihmojë fëmijët të dinë se Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është Kisha e vërtetë e Perëndisë.

Veprimtari të Mundshme

  • Kërkojuni fëmijëve të hiqen sikur nuk kanë dëgjuar kurrë më parë për Librin e Mormonit. Ftojini ata të punojnë me një fëmijë tjetër për të menduar mbi mënyrat se si mund t’jua shpjegojnë juve se çfarë është ai dhe nga erdhi, duke përdorur hollësi nga parathënia. Pastaj lëreni secilën dyshe që me radhë t’ju japin mësim juve. Figura The Bible and the Book of Mormon Testify of Christ [Bibla dhe Libri i Mormonit Dëshmojnë për Krishtin] (ChurchofJesusChrist.org) mund të ndihmojë gjithashtu.

  • Ftojeni një fëmijë të lexojë thënien e Jozef Smithit në paragrafin e gjashtë të parathënies. Duke përdorur faqen e veprimtarisë së kësaj jave, shpjegoni mënyrën se si një gur themeli [/gur kyç] e mban një hark. Sipas paragrafit të fundit të parathënies, cilat janë disa gjëra të tjera që ne i dimë pasi kemi një dëshmi se Libri i Mormonit është i vërtetë?

Dëshmia e Tre Dëshmitarëve”; “Dëshmia e Tetë Dëshmitarëve

Unë mund të jem një dëshmitar i Librit të Mormonit.

Si mund t’i ndihmoni fëmijët ta fitojnë dhe ta tregojnë dëshminë e tyre për Librin e Mormonit?

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini fëmijët të përshkruajnë diçka që e kanë parë, të cilën askush tjetër në klasë nuk e ka parë. Shpjegoni se Libri i Mormonit përmban dëshmitë e 11 njerëzve përveç asaj të Jozef Smithit, që i panë fletët e arta prej të cilave u përkthye Libri i Mormonit. Lexojini dëshmitë së bashku. Përse këta dëshmitarë donin që njerëzit e tjerë të mësonin për dëshmitë e tyre?

  • Pyetni nëse ndonjëri prej fëmijëve do të donte ta tregonte se si e di që Libri i Mormonit është i vërtetë. Lexojeni së bashku Moronin 10:3–5, dhe ftojeni secilin fëmijë që ta lexojë Librin e Mormonit këtë vit dhe ta fitojë apo forcojë dëshminë e tij ose të saj se ai është i vërtetë. Tregojuni fëmijëve mënyrën se si e fituat dëshminë tuaj për Librin e Mormonit.

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Nëse është e mundur, sigurohuni që çdo fëmijë të ketë një kopje të Librit të Mormonit dhe ftojini ata që të fillojnë ta lexojnë atë vetë dhe me familjet e tyre.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Kërkoni frymëzimin tuaj vetjak. Në vend që t’i shihni këto përvijime si udhëzime që duhet t’i ndiqni teksa jepni mësim, përdorini ato si burim idesh për t’i dhënë shkëndijë frymëzimit tuaj vetjak ndërsa përsiatni për nevojat e fëmijëve të cilëve u jepni mësim.

Shtyp në Letër