Eja, Më Ndiq
13–19 Janar. 1 Nefi 8–10: “Ejani dhe Hani Frutin”


“13–19 Janar. 1 Nefi 8–10: ‘Ejani dhe Hani Frutin’”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Libri i Mormonit 2020 (2020)

“13–19 Janar. 1 Nefi 8–10”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: 2020

Vegimi i Lehit për pemën e jetës

Ëndrra e Lehit, nga Steven Lloyd Neal

13–19 Janar

1 Nefi 8–10

“Ejani dhe Hani Frutin”

Ndërsa e lexoni 1 Nefin 8–10, merrni në shqyrtim se çfarë mesazhesh nga vegimi i Lehit gjejnë zbatim për ju. Shënojini mbresat shpirtërore që merrni në shkrimet tuaja të shenjta, në një bllok shënimesh, ose në këtë material burimor.

Shënojini Mbresat Tuaja

Ëndrra e Lehit – me shufrën e hekurt, mjegullat e errësirës, ndërtesën e madhe dhe pemën e saj me frutin “më [të] ëmbël” – është një ftesë frymëzuese për të marrë bekimet e dashurisë dhe të sakrificës shlyese të Shpëtimtarit. Megjithatë, për Lehin, ky vegim ishte gjithashtu rreth familjes së tij: “Për shkak të gjërave që kam parë, kam arsye të gëzoj te Zoti për shkak të Nefit dhe gjithashtu Samit. … Por vini re, Laman dhe Lemuel, kam jashtëzakonisht frikë për ju” (1 Nefi 8:3–4). Kur Lehi e mbaroi së përshkruari vegimin e tij, ai iu përgjërua Lamanit dhe Lemuelit që “t’u[a] vinin veshin fjalëve të tij, se ndoshta Zoti do të ishte i mëshirshëm ndaj tyre” (1 Nefi 8:37). Edhe sikur ta keni studiuar vegimin e Lehit shumë herë, këtë herë mendoni për të në mënyrën që mendoi Lehi – mendoni për dikë që ju e doni. Teksa e bëni këtë, siguria e shufrës së hekurt, rreziqet e ndërtesës së madhe dhe ëmbëlsia e frutit do të marrin kuptim të ri. Dhe ju do ta kuptoni më thellësisht “gjithë ndjenjën e … prindit të dhembshur” që mori këtë vegim mbresëlënës.

ikona e studimit vetjak

Ide për Studimin Vetjak të Shkrimeve të Shenjta

1 Nefi 8

Fjala e Perëndisë më çon drejt Shpëtimtarit dhe më ndihmon ta ndiej dashurinë e Tij.

Vegimi i Lehit ofron një ftesë për të reflektuar se ku jeni – dhe ku po shkoni – në udhëtimin tuaj vetjak, për ta njohur Shpëtimtarin dhe për ta ndier dashurinë e Tij. Presidenti Bojd K. Paker dha mësim: “Ju mund të mendoni se ëndrra apo vegimi i Lehit nuk ka ndonjë kuptim të veçantë për ju, por në fakt ka. Ju jeni në të; të gjithë ne jemi në të (shih 1 Nefi 19:23). Ëndrra apo vegimi i Lehit për shufrën e hekurt ka brenda saj gjithçka … që i nevojitet një shenjtori të ditëve të mëvonshme për ta kuptuar provën e jetës” (“Lehi’s Dream and You”, New Era, janar 2015, f. 2).

Një mënyrë për ta studiuar 1 Nefin 8, mund të jetë që të plotësoni një tabelë si ajo që tregohet këtu. Për ta kuptuar domethënien e simboleve, është e dobishme që t’i referoheni vegimit që pati Nefi kur u lut për ta kuptuar vegimin e atit të tij – shih veçanërisht 1 Nefin 11:4–25, 32–36; 12:16–18 dhe 15:21–33, 36. Ndërsa e studioni vegimin e Lehit, merrni parasysh atë që Zoti dëshiron që ju të mësoni.

Simbole nga vegimi i Lehit

Kuptimet

Pyetje për t’u përsiatur

Simbole nga vegimi i Lehit

Pema dhe fruti i saj (1 Nefi 8:10–12)

Kuptimet

Pyetje për t’u përsiatur

Çfarë po bëj për t’i ftuar të tjerët që të marrin nga dashuria e Perëndisë?

Simbole nga vegimi i Lehit

Lumi (1 Nefi 8:13)

Kuptimet

Pyetje për t’u përsiatur

Simbole nga vegimi i Lehit

Shufra e hekurit (1 Nefi 8:19–20, 30)

Kuptimet

Pyetje për t’u përsiatur

Simbole nga vegimi i Lehit

Mjegulla e errësirës (1 Nefi 8:23)

Kuptimet

Pyetje për t’u përsiatur

Simbole nga vegimi i Lehit

Ndërtesa e gjerë dhe e madhe (1 Nefi 8:26–27, 33)

Kuptimet

Pyetje për t’u përsiatur

Simbole nga vegimi i Lehit

Kuptimet

Pyetje për t’u përsiatur

Shih edhe Dejvid A. Bednar, “Lehi’s Dream: Holding Fast to the Rod”, Ensign ose Liahona, tetor 2011, f. 33–37.

Lehi duke ngrënë frutin e pemës së jetës

Lehi duke ngrënë frutin e pemës së jetës. Pema e Jetës, nga Marcus Alan Vincent

1 Nefi 9

Përse bëri Nefi dy lloje fletësh?

“Qëllim[i i] urtë” i Zotit që ta vinte Nefin të krijonte dy anale u bë i qartë shekuj më vonë. Pasi Jozef Smithi i përktheu 116 faqet e para të dorëshkrimit të Librit të Mormonit, ai ia dha faqet Martin Harrisit, i cili i humbi ato (shih DeB 10:1–23). Por lloji i dytë i fletëve të Nefit mbuloi të njëjtën periudhë kohore dhe Zoti e urdhëroi Jozef Smithin të përkthente këto fletë në vend që ta ripërkthente atë që kishte humbur (shih DeB 10:38–45).

Për më shumë informacion rreth fletëve të përmendura te 1 Nefi 9, shih “Një Shpjegim i Shkurtër mbi Librin e Mormonit”; 1 Nefi 19:1–5; 2 Nefi 5:29–32 dhe Fjalët e Mormonit 1:3–9.

1 Nefi 10:2–16

Profetët e lashtë kishin dijeni rreth misionit të Jezu Krishtit dhe dëshmuan për Të.

Rrëfimi i vegimit të Lehit me siguri la një mbresë te familja e tij, por ai ende kishte të vërteta të tjera të përjetshme për t’u mësuar atyre rreth misionit të Shpëtimtarit. Ndërsa e lexoni 1 Nefin 10:2–16, mendoni rreth arsyes përse Zoti do të donte që familja e Lehit – dhe të gjithë ne – t’i dinim këto të vërteta. Merreni parasysh atë që mund t’u thoni njerëzve tuaj të dashur për t’i ftuar ata të kthehen te Shpëtimtari. Pas studimit të vegimit dhe mësimeve të Lehit, çfarë frymëzoheni, ashtu si Nefi, të mësoni “nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë”? (1 Nefi 10:17.)

1 Nefi 10:17–19

Perëndia do të ma zbulojë të vërtetën nëse e kërkoj atë me zell.

Si reagoni kur hasni një parim të ungjillit që nuk e kuptoni? Vëreni ndryshimet midis mënyrës se si reagoi Nefi ndaj vegimit të Lehit (shih 1 Nefi 10:17–19; 11:1) dhe mënyrës se si reaguan Lamani e Lemueli (shih 1 Nefi 15:1–10). Përse reaguan ata në këto mënyra dhe cilat ishin pasojat e reagimeve të tyre?

Merreni parasysh të shkruani për një rast kur ju donit të dinit nëse një mësim i ungjillit ishte i vërtetë. Si krahasohet procesi që ju ndoqët me atë që bëri Nefi?

Shih edhe 1 Nefi 2:11–19; Doktrina e Besëlidhje 8:1–3.

ikona e studimit familjar

Ide për Studimin Familjar të Shkrimeve të Shenjta dhe për Mbrëmjen Familjare

Ndërsa i lexoni shkrimet e shenjta me familjen tuaj, Shpirti mund t’ju ndihmojë të dini se cilat parime të theksoni e diskutoni me qëllim që të plotësoni nevojat e familjes suaj. Ja ku janë disa ide.

1 Nefi 8

Pjesëtarët e familjes suaj mund të kënaqen duke e interpretuar vegimin e Lehit ose duke bërë vizatime dhe duke i përdorur vizatimet e tyre për të treguar rreth tij. Ose ju mund të tregoni pikturën e artistit për vegimin e Lehit që e shoqëron këtë mësim dhe t’i ftoni pjesëtarët e familjes që të nxjerrin në pah hollësitë, dhe të kërkojnë shkrime të shenjta të cilat përshkruajnë se çfarë simbolizojnë këto gjëra. Himni “Shufra e Hekurt” (Himne, nr. 179), përshtatet mirë me këtë kapitull. Ju gjithashtu mund të shikoni një material filmik që përshkruan vegimin e Lehit (shih Book of Mormon Videos collection në ChurchofJesusChrist.org ose te programi kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]).

1 Nefi 8:10–16

Si mund t’i ftojmë [ata] të vijnë më pranë Jezu Krishtit dhe ta ndiejnë ëmbëlsinë e dashurisë së Tij? Çfarë mund të bëjmë për t’ua “bër[ë me] shenjë [që] të afrohe[n]”?

1 Nefi 9:5–6

Kur e kemi ndjekur ne një urdhërim pa i kuptuar plotësisht arsyet për të? Si u bekuam?

1 Nefi 10:20–22

Si është të qenit fizikisht i papastër i ngjashëm me të qenit shpirtërisht i papastër? Çfarë mund të bëjmë për t’u siguruar se po qëndrojmë të pastër shpirtërisht?

Për më shumë ide për mësimdhënien ndaj fëmijëve, shihni përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Filloren.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Si gjejnë zbatim shkrimet e shenjta në jetën tonë? Pasi ta lexoni një fragment të shkrimit të shenjtë, ftojini pjesëtarët e familjes që të tregojnë se si gjen zbatim fragmenti për ta. Për shembull, kur pjesëtarët e familjes suaj ta lexojnë 1 Nefin 8:33, ata mund të flasin rreth mënyrës se si të mos ua vënë veshin atyre që i “përqesh[in] dhe [i] trego[jnë] me gisht”.

Vegimi i Lehit

Pema e Jetës, nga Avon Oakeson