Eja, Më Ndiq
30 Dhjetor – 5 Janar. Faqet e Parathënies së Librit të Mormonit: “Një Dëshmi Tjetër e Jezu Krishtit”


“30 Dhjetor – 5 Janar. Faqet e Parathënies së Librit të Mormonit: ‘Një Dëshmi Tjetër e Jezu Krishtit’”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Libri i Mormonit 2020 (2020)

“30 Dhjetor – 5 Janar. Faqet e Parathënies së Librit të Mormonit”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: 2020

fletët e arta

30 Dhjetor – 5 Janar

Faqet e Parathënies së Librit të Mormonit

“Një Dëshmi Tjetër e Jezu Krishtit”

Studimi nga ana juaj i Librit të Mormonit mund të pasurohet nëse filloni duke lexuar faqet që i paraprijnë 1 Nefit. Çfarë zbuloni se e forcon dëshminë tuaj?

Shënojini Mbresat Tuaja

Përpara se të arrini madje te 1 Nefi, kapitulli 1, është e qartë se Libri i Mormonit nuk është një libër i zakonshëm. Faqet e parathënies të tij përshkruajnë një histori ndryshe nga çdo histori tjetër – duke përfshirë vizita engjëjsh, një anal të lashtë të groposur për shekuj në një shpat kodre dhe një fermer të panjohur duke e përkthyer analin nëpërmjet fuqisë së Perëndisë. Libri i Mormonit nuk është thjesht një histori e qytetërimeve të lashta amerikane. Ai përmban “tërësinë e ungjillit të përjetshëm” (parathënia e Librit të Mormonit); dhe vetë Perëndia e udhëhoqi daljen e tij në dritë – mënyrën se si u shkrua, se si u ruajt dhe se si u vu në dispozicion në kohën tonë. Këtë vit, ndërsa e lexoni Librin e Mormonit, luteni rreth tij dhe i zbatoni mësimet e tij, ju do ta ftoni fuqinë e tij në jetën tuaj dhe ju mund të keni ndjesinë të thoni, ashtu siç thanë të Tre Dëshmitarët në dëshmi[në] e tyre: “Është e mrekullueshme në sytë [e mi]”.

ikona e studimit vetjak

Ide për Studimin Vetjak të Shkrimeve të Shenjta

Faqja e titullit të Librit të Mormonit

Libri i Mormonit mund ta forcojë besimin tim te Jezu Krishti.

Faqja e titullit të Librit të Mormonit jep më shumë se sa thjesht një titull. Mes gjërave të tjera, ajo rendit disa qëllime të këtij anali të shenjtë. Kërkojini këto qëllime dhe më pas, teksa e studioni Librin e Mormonit këtë vit, mbajini shënim fragmentet që ju mendoni se i përmbushin këto qëllime. Për shembull, cilat fragmente ndihmojnë për t’ju bindur “se Jezusi është Krishti, Perëndia i Amshuar”?

Parathënia e Librit të Mormonit

Libri i Mormonit “thekso[n] në vija të përgjithshme plani[n e] shpëtimit”.

Plani i shpëtimit është plani i Atit Qiellor që t’i ndihmojë fëmijët e Tij të ekzaltohen, ashtu siç është Ai, dhe të përjetojnë gëzimin që ndien Ai (shih 2 Nefi 2:25–26). Shlyerja e Jezu Krishtit e bën të mundur këtë plan, dhe çdo doktrinë, ordinancë, besëlidhje dhe urdhërim që Perëndia ka dhënë, ka për qëllim të ndihmojë në përmbushjen e planit.

Nëse doni ta kuptoni planin e shpëtimit, nuk ka libër më të mirë për ta lexuar sesa Libri i Mormonit. Ai e përmend planin e Perëndisë – duke përdorur një mori emrash – më shumë se 20 herë. Gjatë studimit tuaj këtë vit, vini re kur përmendet ose sugjerohet plani i Perëndisë dhe atë që thotë Libri i Mormonit për të.

Ja një veprimtari për të filluar. Lexojini fragmentet vijuese dhe renditini emërtimet e ndryshme që i janë dhënë planit të Perëndisë: 2 Nefi 9:13; 11:5; dhe Alma 12:32–34; 24:14; 41:2; 42:15–16. Çfarë ju sugjeron secili prej këtyre emërtimeve rreth planit të Atit?

Dëshmia e Tre Dëshmitarëve”; “Dëshmia e Tetë Dëshmitarëve

Unë mund të jem një dëshmitar i Librit të Mormonit.

Fryma e Shenjtë mund t’ju dëshmojë se Libri i Mormonit është i vërtetë, edhe nëse nuk i keni parë fletët e arta ashtu siç bënë Tre Dëshmitarët dhe Tetë Dëshmitarët. Si e forcojnë dëshmitë e tyre dëshminë tuaj? Si mund t’ia “j[epni] emr[in] t[uaj] botës, që t’i dëshmo[ni] botës” atë që ju dini për Librin e Mormonit? (“Dëshmia e Tetë Dëshmitarëve”.)

Dëshmia e Profetit Joseph Smith

Dalja në dritë e Librit të Mormonit ishte një mrekulli.

Nëse dikush do t’ju pyeste se nga erdhi Libri i Mormonit, çfarë do të thoshit? Si do ta përshkruanit dorën e Zotit në sjelljen e Librit të Mormonit? Si e përshkroi Jozef Smithi daljen në dritë të Librit të Mormonit?

Dëshmia e Profetit Joseph Smith

Si u përkthye Libri i Mormonit?

Libri i Mormonit u përkthye “nëpërmjet dhuratës dhe fuqisë së Perëndisë”. Ne nuk dimë shumë hollësi rreth procesit mrekullibërës të përkthimit, por ne e dimë vërtet që Jozef Smithi ishte një shikues, i ndihmuar nga mjetet që Perëndia kishte përgatitur: dy gurë të tejdukshëm të quajtur Urimi e Thumimi dhe një gur tjetër i quajtur gur shikues. Jozefi pa në këta gurë interpretimin në anglisht të karaktereve në fleta, dhe e lexonte përkthimin me zë të lartë ndërkohë që një shkrues e shënonte atë. Secili prej shkruesve të Jozefit dëshmoi se fuqia e Perëndisë ishte shfaqur në përkthimin e kësaj vepre të shenjtë.

ikona e studimit familjar

Ide për Studimin Familjar të Shkrimeve të Shenjta dhe për Mbrëmjen Familjare

Ndërsa i lexoni shkrimet e shenjta me familjen tuaj, Shpirti mund t’ju ndihmojë të dini se cilat parime të theksoni e diskutoni me qëllim që të plotësoni nevojat e familjes suaj. Ja ku janë disa ide.

Faqja e titullit të Librit të Mormonit

Ndoshta familja juaj mund të fillojë të bëjë një listë vargjesh nga Libri i Mormonit që e kanë rritur besimin tuaj “se Jezusi është Krishti”, dhe t’i shtojë asaj vargje gjatë gjithë vitit. Ky gjithashtu mund të jetë një rast i mirë për të krijuar një plan familjar për leximin e Librit të Mormonit: Kur dhe ku do të mblidheni për të lexuar? Si do të marrë pjesë çdo pjesëtar i familjes? Për ndihmë shtesë, shih “Ide për ta Përmirësuar Studimin Tuaj Familjar të Shkrimeve të Shenjta” në fillim të këtij burimi.

Parathënia e Librit të Mormonit

Një gurthemel [/kyç] është një gur në formë pyke në krye të një harku që i lidh gurët e tjerë së bashku. Për ta ndihmuar familjen tuaj që të kuptojë se si Libri i Mormonit është “gurthemeli i besimit tonë”, ju mund të ndërtoni ose të vizatoni një hark me një gur kyç në krye. Çfarë ndodh nëse hiqet guri kyç? Çfarë do të ndodhte nëse ne nuk do ta kishim Librin e Mormonit? Si mund ta bëjmë Librin e Mormonit gurin kyç të besimit tonë në Jezu Krisht?

një hark gurësh me një gur kyç që e mban atë në vend

Libri i Mormonit është gurthemeli [/guri kyç] i fesë sonë.

Dëshmia e Tre Dëshmitarëve”; “Dëshmia e Tetë Dëshmitarëve

Pjesëtarët e familjes suaj mund të shkruajnë vetë dëshmitë e tyre rreth Librit të Mormonit, të vënë firmat e tyre në to dhe të mendojnë për mënyrat se si t’ia tregojnë dëshminë e tyre të tjerëve.

Dëshmia e Profetit Joseph Smith

Në rrëfimin e Jozef Smithit, çfarë provash gjejmë që Perëndia ishte i përfshirë në ardhjen e Librit të Mormonit?

Për më shumë ide për mësimdhënien ndaj fëmijëve, shihni përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Filloren.

Përmirësimi i Studimit Vetjak

Një premtim profetik. Presidenti Rasëll M. Nelson tha: “Ju premtoj se, teksa e përsiatni atë që studioni, dritaret e qiellit do të hapen dhe ju do të merrni përgjigje për vetë pyetjet tuaja dhe drejtim për vetë jetën tuaj” (“Libri i Mormonit: Si do të Ishte Jeta Juaj pa Të?Ensign ose Liahona, nëntor 2017, f. 62).

Jozefi duke marrë fletët e arta nga Moroni

Moroni Dorëzon Fletët e Arta, nga Gary L. Kapp