Eja, Më Ndiq
Premtime Profetike


“Premtime Profetike”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Libri i Mormonit 2020 (2020)

“Premtime Profetike”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: 2020

Premtime Profetike

Studimi i Librit të Mormonit do t’ju ndryshojë. Ai do ta ndryshojë familjen tuaj. Profetët e ditëve të mëvonshme kanë bërë premtime rreth fuqisë së Librit të Mormonit që kur u rivendos Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Përsiatini thëniet vijuese dhe rishikojini ato rregullisht. Cilin prej këtyre bekimeve do të donit ta merrnit? Ndërkohë që lexoni Librin e Mormonit, merreni parasysh të shënoni dhe t’u tregoni të tjerëve mënyrën se si janë përmbushur këto premtime në jetën tuaj.

Profeti Jozef Smith: “Libri i Mormonit [është] më i sakti nga ndonjë libër mbi tokë dhe gurthemeli i besimit tonë, dhe se një njeri do t’i afrohet më shumë Perëndisë duke iu bindur porosive të tij, se nga ndonjë libër tjetër” (Mësimet e Presidentëve të Kishës: Jozef Smith [2009], f. 67).

Presidenti Ezra Taft Benson: “Nuk është thjesht ngaqë Libri i Mormonit na mëson të vërtetën, edhe pse ai vërtet e bën këtë. Nuk është thjesht ngaqë Libri i Mormonit na jep dëshmi për Krishtin, edhe pse vërtet ai e bën edhe këtë. Por ka diçka më tepër. Ka një fuqi brenda librit që do të fillojë të rrjedhë në jetën tuaj që në çastin kur filloni një studim serioz të librit. Ju do të gjeni fuqi më të madhe për t’i bërë ballë tundimit. Do të gjeni fuqinë për ta shmangur mashtrimin. Do të gjeni fuqinë për të qëndruar në shtegun e ngushtë e të ngushtuar. Shkrimet e shenjta quhen ‘fjalët e jetës’ (shih DeB 84:85) dhe askund tjetër nuk është ajo më e vërtetë sesa është për Librin e Mormonit. Kur filloni të keni uri dhe etje për ato fjalë, ju do të gjeni jetë me begati gjithnjë e më të madhe” (Mësime të Presidentëve të Kishës: Ezra Taft Benson [2014], f. 148).

Presidenti Gordon B. Hinkli: “Vëllezër e motra, unë ju premtoj pa asnjë rezervë se, nëse ju do ta lexoni me lutje Librin e Mormonit, pavarësisht se sa herë e keni lexuar atë më parë, në zemrat tuaja do të vijë një masë e shtuar e Shpirtit të Zotit. Do të vijë një vendosmëri e përforcuar për të ecur në bindje ndaj urdhërimeve të tij dhe do të vijë një dëshmi më e fortë për realitetin e gjallë të Birit të Perëndisë” (Mësime të Presidentëve të Kishës: Gordon B. Hinkli [2016], f. 241).

Presidenti Rasëll M. Nelson: “Vëllezërit dhe motra e mia të dashura, unë ju premtoj se, kur e studioni me lutje Librin e Mormonit çdo ditë, ju do të merrni vendime më të mira – çdo ditë. Ju premtoj se, teksa e përsiatni atë që studioni, dritaret e qiellit do të hapen dhe ju do të merrni përgjigje për vetë pyetjet tuaja dhe drejtim për vetë jetën tuaj. Ju premtoj se, ndërsa e zhytni veten përditë në Librin e Mormonit, ju mund të fitoni imunitet kundër të ligave të ditës, përfshirë edhe murtajën dërrmuese të pornografisë dhe varësive të tjera që na mpijnë mendjen” (“Libri i Mormonit: Si do të Ishte Jeta Juaj pa Të?”, Ensign ose Liahona, nëntor 2017, f. 62–63).

Shtyp në Letër