Eja, Më Ndiq
Kthimi në Besim Është Qëllimi Ynë


“Kthimi në Besim Është Qëllimi Ynë”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Libri i Mormonit 2020 (2020)

“Kthimi në Besim Është Qëllimi Ynë”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: 2020

Pamja
baba dhe fëmijë duke ushqyer qengjin

Kthimi në Besim Është Qëllimi Ynë

Qëllimi i gjithë të mësuarit dhe mësimdhënies së ungjillit është që ta forcojnë kthimin tonë në besim dhe të na ndihmojnë të bëhemi më shumë si Jezu Krishti. Për këtë arsye, kur e studiojmë ungjillin, ne nuk po kërkojmë thjesht informacion të ri; ne dëshirojmë të bëhemi një “krijesë e re” (2 Korintasve 5:17). Kjo do të thotë të mbështetemi tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti për të na ndihmuar t’i ndryshojmë zemrën tonë, pikëpamjet tona, veprimet tona dhe pikërisht natyrën tonë.

Por lloji i mësimit të ungjillit që e forcon besimin tonë dhe na çon drejt mrekullisë së kthimit në besim, nuk ndodh i tëri njëherësh. Ai shtrihet përtej një mjedisi të klasës, brenda zemrës dhe shtëpisë së një individi. Ai kërkon përpjekje të vazhdueshme, të përditshme për ta kuptuar dhe jetuar ungjillin. Kthimi i vërtetë në besim kërkon ndikimin e Frymës së Shenjtë.

Fryma e Shenjtë na prin drejt së vërtetës dhe na jep dëshmi për atë të vërtetë (shih Gjoni 16:13). Ai i ndriçon mendjet tona, e përshpejton të kuptuarit tonë dhe i prek zemrat tona me zbulesë nga Perëndia, burimi i gjithë së vërtetës. Fryma e Shenjtë i dëlirëson zemrat tona. Ai frymëzon brenda nesh dëshirë për të jetuar sipas së vërtetës dhe Ai na pëshpërit mënyrat se si ta bëjmë këtë. Vërtet, “Fryma e Shenjtë … do [të na] mësojë çdo gjë” (Gjoni 14:26).

Për këto arsye, në përpjekjet tona për ta jetuar, mësuar e dhënë mësim ungjillin, para së gjithash ne duhet të kërkojmë shoqërimin e Shpirtit. Ky synim duhet t’i drejtojë zgjedhjet tona dhe t’i udhërrëfejë mendimet e veprimet tona. Ne duhet të përpiqemi për çfarëdo gjë që e fton ndikimin e Shpirtit, dhe të mos e pranojmë asgjë që e largon atë ndikim – sepse ne e dimë që, në qoftë se mund të jemi të denjë për praninë e Frymës së Shenjtë, ne mund të jemi gjithashtu të denjë që të jetojmë në praninë e Atit Qiellor dhe Birit të Tij, Jezu Krishtit.

Shtyp në Letër