“Burime Shtesë për Dhënien Mësim Fëmijëve”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Libri i Mormonit 2020 (2020)
“Burime Shtesë për Dhënien Mësim Fëmijëve”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2020
Burime Shtesë për Dhënien Mësim Fëmijëve
Këto burime mund të gjenden në programin kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] dhe te ChurchofJesusChrist.org.
Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet
Ju mund t’i përshtatni veprimtaritë nga Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet për përdorim në klasën tuaj të Fillores. Mos u shqetësoni nëse fëmijët i kanë bërë këto veprimtari tashmë me familjet e tyre në shtëpi; përsëritja i ndihmon fëmijët të mësojnë. Fëmijët mund të dëshirojnë t’ju tregojnë se si i bënë veprimtaritë me familjet e tyre dhe atë që mësuan.
Himne dhe Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve]
Muzika e shenjtë e fton Shpirtin dhe na e mëson doktrinën në një mënyrë të paharrueshme. Përveç varianteve të botuara të Himneve dhe të Children’s Songbook [Librit të Këngëve të Fëmijëve], ju mund të gjeni regjistrime zanore dhe filmike të shumë himneve dhe këngëve të fëmijëve te music.ChurchofJesusChrist.org dhe në programet kompjuterike LDS Music [Muzikë SHDM] dhe LDS Media Library [Biblioteka SHDM për Mjetet e Komunikimit].
Vini Re të Vegjlit Tuaj
Shumica e temave të dhëna mësim në manualin e çerdhes Behold Your Little Ones: Nursery Manual [Vini Re të Vegjlit Tuaj: Manuali i Çerdhes] janë të ngjashme me ato që do t’i jepni mësim në Fillore. Veçanërisht nëse u jepni mësim fëmijëve më të vegjël, merreni parasysh të kërkoni në manualin e çerdhes këngë, tregime, veprimtari dhe punime dore shtesë.
Revista Liahona
Revista Liahona jep tregime dhe veprimtari që mund t’i plotësojnë parimet që po i jepni mësim nga Eja, Më Ndiq – Për Filloren.
Tregime të Librit të Mormonit
Tregime të Librit të Mormonit mund t’i ndihmojë fëmijët të mësojnë doktrinën dhe historitë që gjenden në Librin e Mormonit. Ju gjithashtu mund të gjeni materiale filmike të këtyre historive te medialibrary.ChurchofJesusChrist.org.
Media Library [Biblioteka e Mediave]
Veprat e artit, materialet filmike dhe media të tjera mund t’i ndihmojnë fëmijët që t’i përfytyrojnë doktrinën dhe historitë që gjenden në Librin e Mormonit. Vizitoni medialibrary.ChurchofJesusChrist.org për ta shfletuar koleksionin e Kishës për burimet e mediave, përfshirë serinë e Materialeve Filmike nga Libri i Mormonit, e cila paraqet ngjarje nga Libri i Mormonit. Burimet e mediave janë gjithashtu në dispozicion në programin kompjuterik LDS Media Library [Biblioteka SHDM për Mjetet e Komunikimit].
Figurat Artistike të Ungjillit
Veprat e artit mund t’i ndihmojnë fëmijët që t’i përfytyrojnë doktrinën dhe historitë që gjenden në Librin e Mormonit. Shumë figura që mund t’i përdorni në orën mësimore gjenden te Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, në medialibrary.ChurchofJesusChrist.org dhe në programet kompjuterike LDS Music [Muzikë SHDM] dhe LDS Media Library [Biblioteka SHDM për Mjetet e Komunikimit].
Të Vërtetë ndaj Besimit
Nëse keni nevojë për ndihmë shtesë për t’i kuptuar parimet bazë që do t’ua jepni mësim fëmijëve, merreni parasysh të shihni te broshura Të Vërtetë ndaj Besimit. Kjo referencë jep shpjegime të thjeshta të temave të ungjillit, të renditura sipas rendit alfabetik.
Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit
Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit mund t’ju ndihmojë që të mësoni rreth parimeve të mësimdhënies si të Krishtit dhe t’i vini në jetë ato. Këto parime diskutohen dhe ushtrohen në mbledhjet e këshillit të mësuesve.