Eja, Më Ndiq
Ju Jeni një Mësues për Fëmijët


“Ju Jeni një Mësues për Fëmijët”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Libri i Mormonit 2020 (2020)

“Ju Jeni një Mësues për Fëmijët”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2020

Jezusi duke mbajtur një fëmijë

Ju Jeni një Mësues për Fëmijët

Ju jeni thirrur nga Perëndia për t’u dhënë mësim fëmijëve të Tij sipas mënyrës së Shpëtimtarit. Ju u veçuat në këtë thirrje me anë të autoritetit të priftërisë së Tij të shenjtë. Edhe nëse nuk jeni një mësues me përvojë, kur jetoni me denjësi, luteni çdo ditë dhe i studioni shkrimet e shenjta, Ati Qiellor do t’ju japë ndikimin dhe fuqinë e Frymës së Shenjtë për t’ju ndihmuar që të keni sukses (shih 2 Nefi 33:1).

Ata që ju mirëbesohen në përkujdesjen tuaj, janë fëmijë të Atit Qiellor dhe Ai e di se për çfarë kanë nevojë dhe se cila është mënyra më e mirë për t’i ndihmuar. Nëpërmjet Frymës së Shenjtë, Perëndia do t’ju udhëzojë kur përgatiteni dhe teksa jepni mësim. Ai do t’ju zbulojë se çfarë duhet të thoni dhe çfarë duhet të bëni (shih 2 Nefi 32:5).

Në të gjitha aspektet e jetës së tyre, këta fëmijë të çmuar vazhdimisht po përvetësojnë informacion, po formojnë e përpunojnë opinionet e tyre dhe po krijojnë e tregojnë gjëra që zbulojnë. Kjo është veçanërisht e vërtetë për ungjillin, sepse fëmijët janë të gatshëm dhe të etur për t’i mësuar të vërtetat e tij të thjeshta. Besimi i tyre në gjëra shpirtërore është i fortë dhe i dëlirë dhe ata e shohin çdo çast si një mundësi për të mësuar. Ata në mënyrë të vullnetshme veprojnë sipas asaj që kanë mësuar, edhe nëse të kuptuarit e tyre është ende i paplotë. Kjo është mënyra se si ne të gjithë duhet ta pranojmë ungjillin. Ashtu si dha mësim Shpëtimtari: “Në të vërtetë po ju them se ai që nuk e pranon mbretërinë e Perëndisë si një fëmijë i vogël, nuk do të hyjë atje” (Lluka 18:17).

Thirrja për t’u dhënë mësim fëmijëve është një mirëbesim i shenjtë dhe është normale që të ndihemi të mbingarkuar nganjëherë. Por mbani mend që Ati juaj Qiellor ju thirri dhe Ai kurrë nuk do t’ju braktisë. Kjo është vepra e Tij dhe teksa shërbeni “me gjithë zemrën, fuqinë, mendjen dhe forcën tuaj” (DeB 4:2), Ai do t’i zgjerojë aftësitë, dhuntitë e talentet tuaja dhe shërbimi juaj do ta bekojë jetën e fëmijëve të cilëve u jepni mësim.