“Udhëzime për Kohën e të Kënduarit dhe Programin e Fëmijëve në Mbledhjen e Sakramentit”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Libri i Mormonit (2020) (2020)
“Udhëzime për Kohën e të Kënduarit”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2020
Udhëzime për Kohën e të Kënduarit dhe Programin e Fëmijëve në Mbledhjen e Sakramentit
Të Dashura Presidenca të Fillores dhe Udhëheqës/e të Muzikës,
Këngët e Fillores janë një mjet i fuqishëm për t’i ndihmuar fëmijët që të mësojnë rreth planit të Atit Qiellor për lumturinë dhe të vërtetave themelore të ungjillit të Jezu Krishtit. Teksa fëmijët këndojnë rreth parimeve të ungjillit, Fryma e Shenjtë do të dëshmojë për vërtetësinë e tyre. Fjalët dhe muzika do të mbeten në mendjen dhe zemrën e fëmijëve gjatë gjithë jetës së tyre.
Kërkoni ndihmën e Shpirtit ndërsa përgatiteni që ta jepni mësim ungjillin nëpërmjet muzikës. Jepni dëshminë tuaj për të vërtetat për të cilat këndoni. Ndihmojini fëmijët të kuptojnë se si muzika lidhet me atë që ata po mësojnë e përjetojnë në shtëpi dhe në orët mësimore të Fillores. Fëmijët dhe familjet e tyre do të bekohen nga përpjekjet tuaja të përkushtuara.
Ne ju duam dhe ju shprehim mirënjohjen tonë për shërbimin e përkushtuar që po jepni, për t’i forcuar dhe për t’i mbrojtur fëmijët tanë të çmuar.
Presidenca e Përgjithshme e Fillores
Udhëzime për Programin në Mbledhjen e Sakramentit
Nën drejtimin e peshkopit, programi i fëmijëve në mbledhjen e sakramentit bëhet zakonisht në tremujorin e katërt të vitit. Si presidencë dhe udhëheqës/e i/e muzikës së Fillores, planifikoni që të takoheni në fillim të vitit me këshilltarin në peshkopatë i cili mbikëqyr Filloren, që të filloni diskutimin rreth planeve për programin. Kur t’i keni përfunduar planet, merrni miratimin e tij për to.
Programi duhet t’i lejojë fëmijët të paraqitin atë që fëmijët dhe familjet e tyre kanë mësuar nga Libri i Mormonit në shtëpi dhe në Fillore, përfshirë këngët e Fillores që ata kanë kënduar gjatë vitit. Me lutje merrni parasysh se cilat parime të ungjillit dhe këngë e përkrahin atë që ata kanë mësuar. Gjatë gjithë vitit, mbani shënime rreth bisedave dhe përvojave vetjake të fëmijëve, të cilat mund të përdoren në program. Ftojini fëmijët të tregojnë shkrime të shenjta, histori dhe të japin dëshmitë e tyre në program. Teksa e planifikoni programin, mendoni për mënyrat se si ai mund ta ndihmojë bashkësinë të përqendrohet te Shpëtimtari dhe mësimet e Tij.
Njësitë me numër të vogël fëmijësh mund të shqyrtojnë mënyra në të cilat pjesëtarë të familjes mund të marrin pjesë me fëmijët e tyre. Një anëtar i peshkopatës mund ta përfundojë mbledhjen me disa komente të shkurtra.
Ndërsa përgatitni programin, kujtoni udhëzimet e mëposhtme:
-
Provat nuk duhet të marrin kohë të panevojshme nga orët mësimore të Fillores apo nga familja.
-
Ilustrimet pamore, veshjet teatrale dhe paraqitjet mediatike nuk janë të përshtatshme për mbledhjen e sakramentit.
Shih Handbook 2: Administering the Church [Manuali 2: Administrimi i Kishës], 11.5.4.
Udhëzime për Kohën e të Kënduarit
5 minuta (presidenca e Fillores): Lutja e hapjes, një shkrim i shenjtë ose nen i besimit dhe një bisedë
20 minuta (udhëheqësi/ja i/e muzikës): Koha e të kënduarit
Presidenca e Fillores dhe udhëheqësi/ja i/e muzikës përzgjedhin këngë për çdo muaj, për t’i përforcuar parimet që fëmijët po i mësojnë në klasat e tyre dhe në shtëpi. Në këtë udhëzues përfshihet një listë këngësh që i përforcojnë këto parime. Këto këngë gjithashtu sugjerohen në përvijimet tek Eja, Më Ndiq – Për Filloren.
Teksa u mësoni këngë fëmijëve, ftojini të tregojnë atë që kanë mësuar tashmë për historitë dhe parimet doktrinore që na mësojnë këngët. Ju mund të doni t’i shqyrtoni përvijimet tek Eja, Më Ndiq – Për Filloren, të cilat fëmijët po i studiojnë në orët e tyre mësimore. Kjo do t’ju ndihmojë të bëheni të vetëdijshëm për historitë dhe parimet që ata po mësojnë, që ju të mund të shqyrtoni se si ta përkrahni të mësuarit e tyre me anë të muzikës.
Gjatë kohës së të kënduarit, ju mund të përsëritni edhe këngë që fëmijët i kanë mësuar më parë dhe këngë që atyre u pëlqen t’i këndojnë. Teksa i përsëritni këngët, ftojini fëmijët të shprehin mendimet dhe ndjenjat e tyre rreth të vërtetave që gjenden në to.
Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve] është burimi bazë për muzikën në Fillore. Himne nga libri i himneve dhe këngë nga revista Liahona gjithashtu janë të përshtatshme. Me raste, fëmijët mund të këndojnë këngë patriotike ose festash, të cilat janë të përshtatshme për ditën e diel dhe për moshat e fëmijëve. Përdorimi i ndonjë muzike tjetër në Fillore duhet të miratohet nga peshkopata (shih Handbook 2: Administering the Church [Manuali 2: Administrimi i Kishës], 11.2.4).
Vështrim i Përgjithshëm mbi Filloren
Çdo javë, Fillorja përfshin:
-
Kohën e të kënduarit25 minuta
-
Kalimin nëpër klasa5 minuta
-
Orët mësimore20 minuta
Udhëheqësit/et e Filloreve me shumë fëmijë mund t’i ndajnë fëmijët në dy grupe dhe ta vënë një grup në klasat e Fillores ndërkohë që grupi tjetër është në kohën e të kënduarit. Më pas të dy grupet do të ndërrojnë vendet. Në raste të tilla, udhëheqësit/et e Fillores mund të kenë nevojë t’i ndryshojnë oraret që tregohen më lart për t’iu përshtatur rrethanave të tyre.
Muzika për Kohën e të Kënduarit
Janar
-
“Book of Mormon Stories” [“Ngjarjet e Librit të Mormonit”], Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 62
-
“Mbaj Urdhërimet”, Himne, f. 198
-
“Shufra e Hekurt”, Himne, nr. 179
Shkurt
-
“Nephi’s Courage” [“Guximi i Nefit”], Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 64
-
“I Feel My Savior’s Love” [“T’Shpëtuesit Dashuri Ndiej”], Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 42
-
“I Love to See the Temple” [“Tempullin Shum’ Dua t’Shoh”], Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 99
Mars
-
“When I Am Baptized” [“Kur Un’ t’Pagëzohem”], Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 53
-
“Dare to Do Right” [“Guxo, Ji i Drejt’”], Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 80
-
“A Child’s Prayer” [“Lutja e një Fëmije”], Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 6
Prill
-
“Hosana Pashkës”, Liahona, prill 2003, f. M8–9
-
“When We’re Helping” [“Kur Ndihmojm’”], Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 108
-
“Doni Njëri‑Tjetrin”, Himne, nr. 203
Maj
-
“I Will Be Valiant” [“Do të Jem Guximtar’”], Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 85
-
“Help Me, Dear Father” [“Ndihmom’, At’ i Dashur”], Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 52
-
“Dëshmia”, Himne, nr. 75
Qershor
-
“We’ll Bring the World His Truth” [“T’Vërtetën t’Sjellim n’Bot’”], Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 92
-
“Follow the Prophet” [“Ndiqe Profetin”], Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 58
-
“I Want to Be a Missionary Now” [“Un’ Dua të Jem Misionar Tani”], Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 90
Korrik
-
“My Heavenly Father Loves Me” [“Ati Im Qiellor më Do”], Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 16
-
“Faith” [“Besimi”], Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 50
-
“Kur Kërkoj Shkrimet e Shenjta”, Himne, nr. 180
Gusht
-
“Pendimi”, Liahona, tetor 2004, f. M16
-
“Zëri i Ulët i Qetë”, Liahona, prill 2006, f. M13
-
“Follow the Prophet” [“Ndiqe Profetin”], Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 58
Shtator
-
“I’m Trying to Be like Jesus” [“Përpiqem t’Jem si Jezusi”], Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 40
-
“The Wise Man and the Foolish Man” [“Burri i Urt’ dhe Burri Pa Mend”], Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 132
Tetor
-
“Reverently, Quietly” [“Me Nderim, Qetësi”], Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 11
-
“Familjet Mund të Jen’ Bashk’ Përgjithmon’”, Himne, nr. 195
-
“The Church of Jesus Christ” [“Kisha e Jezu Krishtit”], Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 48
Nëntor
-
“Jesus Said Love Everyone” [“Jezus’ Tha t’i Doni t’Gjith’”], Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 39
-
“Stand for the Right” [“Mbro Drejtësin’”], Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 81
-
“I Thank Thee, Dear Father” [“T’Falënderoj Ty, At’ i Dashur”], Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 9
Dhjetor
-
“Search, Ponder, and Pray” [“Kërko, Përsiat dhe Lutu”], Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 66
-
“Larg në një Koritë”, Himne, f. 125
-
“He Sent His Son” [“Ai Dërgoi Birin e Tij”], Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 20
Përdorimi i Muzikës për të Dhënë Mësim Doktrinën
Koha e të kënduarit ka për qëllim t’i ndihmojë fëmijët të mësojnë të vërtetat e ungjillit. Idetë vijuese mund t’ju frymëzojnë teksa planifikoni mënyra për t’i dhënë mësim parimet e ungjillit që gjenden te himnet dhe këngët e Fillores.
Lexojini shkrimet e shenjta përkatëse. Për shumë nga këngët te Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve] dhe te libri i himneve renditen referenca të shkrimeve të shenjta që lidhen me to. Ndihmojini fëmijët të lexojnë disa nga këto fragmente dhe flitni për mënyrën se si shkrimet e shenjta lidhen me këngën. Ju gjithashtu mund t’i renditni disa referenca nga shkrimet e shenjta në tabelë dhe t’i ftoni fëmijët të bëjnë lidhjen e secilës referencë me një këngë ose një strofë nga një këngë.
Plotësojeni vendin bosh. Shkruani një strofë të këngës në tabelë me disa fjalë kyç që mungojnë. Më pas kërkojuni fëmijëve ta këndojnë këngën, duke ua vënë veshin fjalëve që i plotësojnë hapësirat boshe. Kur ta plotësojnë çdo hapësirë boshe, diskutoni se cilat parime të ungjillit mësoni nga fjalët që mungojnë.
Citime nga udhëheqës të Kishës. Ftojini fëmijët të dëgjojnë një citim nga një udhëheqës i Kishës që na mëson të njëjtin parim të ungjillit sikurse kënga e Fillores. Kërkojuni të ngrenë dorën kur të dëgjojnë diçka që i ndihmon ta kuptojnë të vërtetën për të cilën po këndojnë. Vërini të flasin për atë që dëgjuan.
Dëshmoni. Jepuni fëmijëve një dëshmi të shkurtër për të vërtetat e ungjillit që gjenden te kënga e Fillores. Ndihmojini fëmijët të kuptojnë se të kënduarit është një mënyrë se si ata mund të japin dëshmi e ta ndiejnë Shpirtin.
Qëndroni si dëshmitar/e. Ftojini fëmijët të ngrihen në këmbë me radhë dhe të thonë atë që mësojnë nga kënga që po këndojnë, ose mënyrën se si ndihen rreth të vërtetave që u dhanë mësim në këngë. Pyetini se si ndihen ndërkohë që e këndojnë këngën dhe ndihmojini të përcaktojnë ndikimin e Frymës së Shenjtë.
Përdorni figura. Kërkojuni fëmijëve t’ju ndihmojnë të gjeni ose krijoni figura që përputhen me fjalë ose fraza të rëndësishme në këngë. Ftojini të tregojnë se si lidhen figurat me këngën dhe atë që na mëson kënga. Për shembull, nëse po u mësoni këngën “Shufra e Hekurt” (Himne, nr. 179), ju mund të vendosni figura nëpër dhomë që përshkruajnë fjalë të rëndësishme nga kënga (të tilla si shufër e hekurt, fjala e Perëndis’, drejton, tundimet dhe qiellore). Kërkojuni fëmijëve t’i mbledhin figurat dhe t’i mbajnë lart në rendin e duhur teksa e këndoni këngën së bashku.
Jepni mësim me sende. Ju mund të përdorni një send për të nisur një diskutim rreth një kënge. Për shembull, kënga “Faith” [“Besimi”] (Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 50) përmend një farë të vogël. Mund t’u tregoni fëmijëve një farë dhe të flisni se si tregojmë besim kur e mbjellim një farë; kjo mund të çojë drejt një diskutimi për mënyrat se si tregojmë besim në Jezu Krishtin, siç përshkruhet në këngë.
Ftojini të tregojnë përvoja vetjake. Ndihmojini fëmijët t’i lidhin parimet e dhëna mësim në këngë me përvoja që kanë pasur në lidhje me ato parime. Për shembull, përpara se të këndoni “I Love to See the Temple” [“Tempullin Shum’ Dua t’Shoh”], (Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 99), ju mund t’u kërkoni fëmijëve të ngrenë dorën nëse kanë parë një tempull. Ftojini të mendojnë teksa këndojnë për mënyrën se si ndihen ata kur shohin një tempull.
Bëni pyetje. Ka shumë pyetje që mund t’i bëni kur i këndoni këngët. Për shembull, ju mund t’i pyetni fëmijët se çfarë mësojnë nga secila strofë në këngë. Gjithashtu mund t’u kërkoni atyre të mendojnë për pyetje të cilave u jep përgjigje kënga. Kjo mund të çojë drejt një diskutimi për të vërtetat e dhëna mësim në këngë.
Dëgjoni për përgjigje. Kërkojuni fëmijëve të dëgjojnë për përgjigje ndaj pyetjeve të tilla si “kush?”, “çfarë?”, “ku?”, “kur?” ose “përse?”. Për shembull, në këngën “Nephi’s Courage” [“Guximi i Nefit”] (Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 64), ata mund të dëgjojnë se kujt iu kërkua që t’i merrte fletët dhe ku, kur, si dhe përse iu bind ai Zotit. Gjithashtu mund t’u kërkoni fëmijëve të dëgjojnë për fjalë kyç ose të numërojnë me gishta se sa herë e këndojnë një fjalë të caktuar.
Të Ndihmuarit e Fëmijëve që të Mësojnë e Mbajnë Mend Këngë të Fillores
Fëmijët e mësojnë një këngë duke e dëgjuar dhe duke e kënduar atë vazhdimisht. Gjithmonë këndojuani fjalët e një kënge të re fëmijëve – thjesht mos ua lexoni ose recitoni ato. Kjo i ndihmon fëmijët ta lidhin melodinë me fjalët. Pasi u mësohet një këngë, përsëriteni atë në një larmi mënyrash argëtuese gjatë gjithë vitit. Më poshtë janë disa ide për t’i ndihmuar fëmijët të mësojnë dhe përsëritin këngët.
Krijoni afishe. Paraqitni afishe me fjalë nga secila strofë ose figura që i përfaqësojnë fjalët. Teksa fëmijët këndojnë, mbulojini disa prej fjalëve ose figurave derisa ata të mund ta këndojnë të gjithë strofën pa e përdorur afishen. Ju gjithashtu mund t’i ftoni fëmijët që t’ju ndihmojnë për të krijuar afishe.
Vini në dukje nivelin e notave. Për t’i ndihmuar fëmijët që ta mësojnë melodinë e një kënge, mbajeni dorën në pozicion horizontal dhe ndërkohë që ju i këndoni fjalët, ngrijeni dorën lart për të treguar notat më të larta dhe uleni dorën për të treguar notat më të ulëta.
Përsëritni. Ftojini fëmijët të përsëritin pas jush atë që ju këndoni. Këndojuni fëmijëve një frazë të shkurtër ose një varg dhe më pas i vini t’jua përsëritin duke kënduar.
Përdorni variacione. Këndojini këngët në një larmi mënyrash, të tilla si duke pëshpëritur, duke e kënduar nën zë melodinë, duke përplasur duart sipas ritmit, duke e ndryshuar tempin ose duke kënduar të ulur apo të ngritur në këmbë. Ju gjithashtu mund të bëni një kub prej letre dhe në çdo faqe të kubit të shkruani një mënyrë të ndryshme për të kënduar. Ftojeni një fëmijë ta rrotullojë kubin për të vendosur se në ç’mënyrë fëmijët do ta këndojnë këngën.
Këndoni në grupe. Jepini çdo klase ose individi një frazë që ta këndojnë teksa qëndrojnë në këmbë dhe më pas shkëmbejini frazat derisa secila klasë ose secili individ të ketë pasur radhën për ta kënduar secilën frazë.
Përdorni veprime me duar. Ftojini fëmijët të mendojnë për veprime të thjeshta me duar që t’i ndihmojnë të mbajnë mend fjalët dhe mesazhet e një kënge. Për shembull, kur këndoni strofën e dytë të këngës “My Heavenly Father Loves Me” [“Ati Im Qiellor më Do”] (Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 16), ju mund t’i ftoni fëmijët të tregojnë me gisht sytë e tyre, të bëjnë sikur janë flutura dhe t’i mbledhin duart prapa veshëve [sikur dëgjojnë]. Kërkojuni atyre t’i vendosin duart mbi zemër teksa këndojnë frazën “Po, e di, Ati Qiellor me do”.
Vajzat këndojnë, djemtë këndojnë. Vizatoni një figurë të një djali dhe një figurë të një vajze dhe ngjitini ose lidhini figurat në shkopinj të veçantë. Ndërkohë që e përsëritni një këngë, ngrijeni lart njërën prej figurave që të tregoni se kush duhet ta këndojë atë pjesë të këngës.
Hidhni në shportë. Vendosni shporta ose enë të tjera me numra përpara klasës – vendosni aq enë sa ka strofa në një këngë të caktuar. Ftojeni njërin nga fëmijët të hedhë brenda ose pranë një ene me numër një qese me fasule si lodër ose një fletë letre të mbledhur shuk. Vërini fëmijët të këndojnë strofën me të njëjtin numër si ena.
Përputheni një figurë me një frazë. Shkruajeni secilën strofë të një kënge në një fletë të ndryshme letre dhe gjeni një figurë që e përfaqëson secilën strofë. Vendosini figurat në një anë të klasës dhe letrat në anën tjetër. Këndojeni këngën dhe kërkojuni fëmijëve t’i përputhin figurat me fjalët.
Shënim: Referencat për lagjet dhe peshkopatat zbatohen gjithashtu për degët dhe presidencat e degëve.