Doktrina e Besëlidhje 2021
7–13 Qershor. Doktrina e Besëlidhje 63: “Ajo që Vjen nga Lart, Është e Shenjtë”


“7–13 Qershor. Doktrina e Besëlidhje 63: ‘Ajo që Vjen nga Lart, Është e Shenjtë’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“7–13 Qershor. Doktrina e Besëlidhje 63”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2021

fushë në Misuri

Springhill, Konteja Dejvis, Misuri, nga Garth Robinson Oborn

7–13 Qershor

Doktrina e Besëlidhje 63

“Ajo që Vjen nga Lart, Është e Shenjtë”

Të vërtetat e dhëna mësim te Doktrina e Besëlidhje 63 mund t’i ndihmojnë fëmijët të cilëve u jepni mësim që ta ndërtojnë besimin e tyre tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti. Ngaqë e keni kohën të kufizuar me ta, merrni parasysh se cilat të vërteta do të ishin më domethënëset për ta, nisur nga nevojat e tyre.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Mendoni për mënyra të thjeshta krijuese për t’u dhënë fëmijëve mundësi që të tregojnë për atë që po mësojnë. Për shembull, përgatitni shirita letre me madhësi të ndryshme dhe lejojeni çdo fëmijë që të zgjedhë një shirit rastësisht. Ftojeni fëmijën me shiritin më të gjatë që të tregojë i pari ose e para.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

Doktrina e Besëlidhje 63:23

Ati Qiellor dëshiron që unë ta mësoj ungjillin.

Fëmijët janë gjithmonë duke mësuar. Ndihmojini të kuptojnë se Ati Qiellor do t’i ndihmojë të mësojnë rreth Tij nëse u binden urdhërimeve të Tij.

Veprimtari të Mundshme

  • Lexojuni fëmijëve nga Doktrina e Besëlidhje 63:23 dhe kërkojuni atyre të dëgjojnë për atë që Perëndia do të na japë nëse i zbatojmë urdhërimet. Ndihmojini të kuptojnë se “misteret” janë gjëra për të cilat Perëndia mund të na mësojë më shumë, si për shembull, mënyrën se si të bëhemi më shumë si Jezu Krishti.

  • Sillni në klasë figura që përfaqësojnë tema të ungjillit për të cilat fëmijët mund të mësojnë më shumë, të tilla si pagëzimi, Shpëtimtari, tempujt e kështu me radhë. Vendosini figurat përmbys në dysheme dhe lejojini fëmijët ta bëjnë me radhë duke e kthyer njërën nga figurat. Kërkojuni atyre të tregojnë atë që dinë dhe ndonjë pyetje që e kanë rreth secilës temë.

Doktrina e Besëlidhje 63:49

Unë do të ringjallem.

Qoftë tani ose në të ardhmen, fëmijët të cilëve u jepni mësim do të ngushëllohen që të dinë se për shkak të Shlyerjes së Shpëtimtarit, të gjithë ata që kanë vdekur do të ringjallen një ditë.

Veprimtari të Mundshme

  • Tregojuni fëmijëve një figurë të dikujt nga njerëzit tuaj të dashur që ka vdekur, dhe tregoni një histori rreth atij personi. Lexojuni fëmijëve nga Doktrina e Besëlidhje 63:49 dhe dëshmoni se një ditë ai person do të “ngrihe[t] së vdekuri” dhe nuk do të vdesë më kurrë. Pyetini fëmijët nëse njohin dikë që ka vdekur. Dëshmoni se ne të gjithë do të ringjallemi për shkak të Jezu Krishtit.

  • Shfaqni figura të varrimit dhe Ringjalljes së Shpëtimtarit (shih Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 58, 59). Ftojini të flasin për atë që po ndodh në figurat. Ftojini fëmijët të ulen përtokë teksa tregoni për varrimin e Jezusit dhe të ngrihen në këmbë kur tregoni për Ringjalljen e Tij. Lexoni vargun te Doktrina e Besëlidhje 63:49 dhe jepni dëshminë tuaj se ne të gjithë do të ngrihemi së vdekuri një ditë ashtu siç u ngrit Jezusi.

    Jezusi i shfaqet Maries

    Varri në Kopsht, nga Jon McNaughton

Doktrina e Besëlidhje 63:64

Unë duhet t’i trajtoj gjërat e shenjta me nderim.

Ne jetojmë në një kohë kur gjërat e shenjta shpesh shpërfillen ose madje përqeshen. Ju mund t’i ndihmoni fëmijët të zhvillojnë një ndjenjë nderimi për gjërat e shenjta.

Veprimtari të Mundshme

  • Lexojuni fëmijëve nga Doktrina e Besëlidhje 63:64: “Ajo që vjen nga lart, është e shenjtë”. Kërkojuni të mendojnë për një send që është i veçantë për ta, të tillë si një lodër apo libër të parapëlqyer. Si kujdesen ata për të dhe e mbrojnë atë? Ndihmojini të mendojnë për gjëra që janë të veçanta – ose të shenjta – për Atin Qiellor. Si duhet të flasim për këto gjëra? Si duhet t’i trajtojmë ato?

  • Këndoni me fëmijët një këngë rreth nderimit, të tillë si “Me Nderim, Qetësi” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 11). Ndihmojini të mendojnë për mënyrat se si mund të tregojnë nderim për gjëra të shenjta.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

Doktrina e Besëlidhje 63:9–10

Shenjat vijnë nëpërmjet besimit dhe vullnetit të Perëndisë.

Ezra Buthi u kthye në besimin në Kishë pasi e kishte parë Jozef Smithin të shëronte krahun e Elsa Xhonsonit. Por Ezra më vonë e humbi besimin dhe u bë kritikues ndaj Profetit. Doktrina e Besëlidhje 63 përmban paralajmërime kundrejt përpjekjes për ta ngritur besimin tonë mbi shenja, të tilla si shërimet çudibërëse, në vend të miratimit shpirtëror të së vërtetës.

Veprimtari të Mundshme

  • Shfaqni figurën nga pëvijimi i mësimit të kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet dhe tregojuni fëmijëve se Jozef Smithi e përdori priftërinë që të shëronte krahun e Elsa Xhonsonit, të cilin ajo nuk kishte qenë në gjendje ta përdorte plotësisht për dy vjet. Ftojini fëmijët të lexojnë te Doktrina e Besëlidhje 63:9–10 dhe kërkojuni të tregojnë diçka që Zoti e thotë rreth besimit dhe shenjave (ose mrekullive).

  • Ftojini fëmijët të vizatojnë një shtëpi të vendosur mbi një drejtkëndësh dhe një shtëpi tjetër të vendosur mbi majën e një trekëndëshi. Thuajuni fëmijëve se shtëpitë përfaqësojnë besimin dhe dëshmitë tona. Kërkojuni atyre të lexojnë te Doktrina e Besëlidhje 63:9–10 dhe Helamani 5:12. Më pas bëjini të shkruajnë brenda drejtkëndëshit gjërat mbi të cilat ne duhet ta ndërtojmë besimin tonë dhe brenda trekëndëshit gjërat mbi të cilat ne nuk duhet ta ndërtojmë besimin tonë. Vini në dukje se drejtkëndëshi siguron një vend të qëndrueshëm mbi të cilin të ndërtohet, por trekëndëshi nuk është i sigurt dhe i siguruar. Përse është e rëndësishme ta ndërtojmë besimin tonë mbi Jezu Krishtin në vend të gjërave të tjera?

Doktrina e Besëlidhje 63:23

Kur i zbatoj urdhërimet, Perëndia do të më mësojë të vërtetat e Tij.

“Misteret e mbretërisë [së Perëndisë]” janë në dispozicion vetëm për ata që i zbatojnë urdhërimet e Perëndisë. Kjo është arsyeja përse ato janë mistere për shumë njerëz. Ky parim do t’i ndihmojë fëmijët ndërkohë që kërkojnë të vërtetën.

Veprimtari të Mundshme

  • Tregojuni fëmijëve një figurë të një pusi dhe kërkojuni të bëjnë vizatimin e një pusi. Pasi të lexoni së bashku te Doktrina e Besëlidhje 63:23, ndihmojini të mendojnë për të vërteta që i dinë rreth ungjillit dhe ftojini t’i shkruajnë këto të vërteta përreth puseve të tyre. Në ç’mënyrë janë këto të vërteta si “uji i gjallë”?

Doktrina e Besëlidhje 63:58–64

Nuk duhet ta përdor më kot emrin e Perëndisë.

Fëmijët të cilëve u jepni mësim, mund t’i dëgjojnë të tjerët ta përdorin emrin e Perëndisë në mënyra çnderuese dhe përdhosëse. Si mund t’i ndihmoni ata që ta kuptojnë se emrat e Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit “duhet të flite[n] me kujdes”? (Doktrina e Besëlidhje 63:64.)

Veprimtari të Mundshme

  • Lexojuni fëmijëve nga Doktrina e Besëlidhje 63:58: “Kjo është një ditë paralajmërimi”. Kërkojuni atyre që të flasin rreth paralajmërimeve që i dëgjojnë nga prindërit, mësuesit dhe udhëheqësit e tyre të Kishës. Më pas ndihmojini të gjejnë paralajmërimet nga Zoti te vargjet 58–64. Cilat janë disa mënyra të përshtatshme se si ta “përdorin emrin e Zotit”? (Vargu 62.)

  • Rishikoni së bashku pjesën “Fjalori” te broshura Për Forcën e Rinisë (faqet 20–21). Kërkojuni fëmijëve të bëjnë afishe të vogla që i kujtojnë për diçka që e mësuan rreth mënyrës se si t’i përdorin emrat e Atit Qiellor dhe të Jezu Krishtit.

  • Këndoni së bashku një këngë rreth nderimit, të tillë si “Nderimi Ësht’ Dashuri” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 12). Si mund të sigurohemi se jemi nderues kur flasim për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin?

ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Nëse nuk patët kohë që ta bënit faqen e veprimtarisë së kësaj jave gjatë orës mësimore, merreni parasysh që t’i jepni secilit fëmijë një kopje që ta çojë në shtëpi për ta plotësuar me familjet e vet.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Krijoni vetëbesimin te fëmijët. Disa fëmijë mund të mos ndihen të aftë që ta mësojnë vetë ungjillin. Një mënyrë për t’i ndihmuar që të ndërtojnë vetëbesim është që t’i lavdëroni kur marrin pjesë në orën mësimore. Premtojuni fëmijëve se Fryma e Shenjtë do t’i ndihmojë ndërkohë që mësojnë.