Doktrina e Besëlidhje 2021
14–20 Qershor. Doktrina e Besëlidhje 64–66: “Zoti Kërkon Zemrën dhe një Mendje të Gatshme”


“14–20 Qershor. Doktrina e Besëlidhje 64–66: ‘Zoti Kërkon Zemrën dhe një Mendje të Gatshme’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“14–20 Qershor. Doktrina e Besëlidhje 64–66”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2021

një fushë në agim

Konteja Dejvis, Misuri

14–20 Qershor

Doktrina e Besëlidhje 64–66

“Zoti Kërkon Zemrën dhe një Mendje të Gatshme”

Ndërsa përgatiteni të jepni mësim, merrni parasysh se si mund ta përshtatni metodën tuaj që të përputhet me nevojat e fëmijëve. Mbani mend se ju mund ta përdorni cilëndo nga veprimtaritë në këtë përvijim për fëmijë më të vegjël ose më të mëdhenj.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Jepini çdo fëmije një mundësi që të mbajë një figurë të Shpëtimtarit dhe të tregojë diçka që po mëson rreth Tij dhe ungjillit të Tij.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

Doktrina e Besëlidhje 64:9–10

Jezu Krishti më kërkon që t’i fal të tjerët.

Cilat mësime me sende ose cilat veprimtari mendoni se do t’i ndihmonin fëmijët të kuptojnë se çfarë do të thotë të falësh? Teksa diskutoni për faljen, kujtojuni fëmijëve se të falim nuk do të thotë që t’i lejojmë të tjerët të na lëndojnë.

Veprimtari të Mundshme

  • Lexoni frazën “ju duhet ta falni njëri‑tjetrin” (Doktrina e Besëlidhje 64:9) dhe pyetini fëmijët se çfarë do të thotë ta falim dikë. Për t’i ndihmuar të kuptojnë, tregoni disa shembuj të thjeshtë. Ndihmojini që t’i interpretojnë me role disa shembuj që të ushtrojnë faljen.

  • Lexojuani fëmijëve me ngadalë vargun te Doktrina e Besëlidhje 64:10 dhe bëjini të shtrëngojnë duart me një fëmijë tjetër kur dëgjojnë fjalën “fal” ose “falni”. Jepni dëshminë tuaj për paqen dhe lumturinë që na vijnë kur i falim të tjerët.

  • Këndoni një këngë rreth faljes, të tillë si “Ndihmom’, At’ i Dashur” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 52). Çfarë na mëson kjo këngë rreth faljes së të tjerëve?

Doktrina e Besëlidhje 64:34

Unë mund t’i bindem Jezusit me zemrën dhe mendjen time.

Zoti u mësoi shenjtorëve se për të ndërtuar Sionin, ata kishin nevojë t’i jepnin Atij zemrat dhe mendjet e tyre të gatshme. Merreni parasysh se si do t’i ndihmoni fëmijët që të fillojnë të mendojnë se çfarë do të thotë kjo për ta.

Veprimtari të Mundshme

  • Lexojuni fëmijëve nga Doktrina e Besëlidhje 64:34: “Vini re, Zoti kërkon zemrën dhe një mendje të gatshme”. Përsëriteni këtë frazë disa herë, duke treguar me gisht drejt zemrës dhe kokës suaj teksa i lexoni ato fjalë dhe ftojini fëmijët të bëjnë të njëjtën gjë. Si mund t’ia japim zemrën dhe mendjen tonë Shpëtimtarit? (Mund të jetë e dobishme të shpjegoni se zemra jonë u drejtohet ndjenjave dhe dashurisë sonë, kurse mendja jonë u drejtohet mendimeve tona.)

  • Këndoni një këngë se si të kemi dashuri për Shpëtimtarin dhe ta ndjekim Atë, të tillë si “T’Shpëtuesit Dashuri Ndiej” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 42). Si ia tregojmë Shpëtimtarit se ne e duam Atë? Shprehini ndjenjat tuaja për Jezu Krishtin.

Doktrina e Besëlidhje 66

Zoti e di se kush jam dhe më do mua.

Uilliam E. Mek‑Lelini pati pesë pyetje të veçanta për Zotin. Jozef Smithi mori përgjigje për to në një zbulesë, edhe pse ai nuk e dinte se çfarë pyetjesh kishte Uilliami. Kjo përvojë mund t’ju ndihmojë që t’u mësoni fëmijëve se Perëndia është i vetëdijshëm për ta dhe mund t’u përgjigjet pyetjeve të tyre.

Veprimtari të Mundshme

  • Tregoni për mënyrën se si Zoti iu përgjigj pyetjeve të Uilliam E. Mek‑Lelinit me anë të një zbulese nga Profeti Jozef Smith (shih Doktrina e Besëlidhje 66, kreu i seksionit). Dëshmoni se Ati Qiellor na njeh dhe dëshiron të na ndihmojë. Kërkojuni fëmijëve të tregojnë se si e dinë që Perëndia i do ata.

  • Lexojuni fëmijëve vargun te Doktrina e Besëlidhje 66:4. Tregojuni fëmijëve për një rast kur Zoti ju tregoi atë që Ai donte që ju të bënit. Lexojeni vargun sërish, këtë herë duke futur emrin e njërit prej fëmijëve. Përsëriteni këtë për secilin prej fëmijëve.

    Jezusi dhe fëmijët

    Jezu Krishti e do secilin prej nesh.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

Doktrina e Besëlidhje 64:7–10

Zoti dëshiron që unë ta fal çdo njeri.

Siç e tregojnë këto vargje, edhe dishepujt e Jezu Krishtit nganjëherë e kanë të vështirë ta falin njëri‑tjetrin. Merreni parasysh se si do t’i ndihmoni fëmijët ta kuptojnë urdhrin e Zotit që “t’i falni të gjithë”. (Sqaroni se të falim nuk do të thotë që t’i lejojmë njerëzit të na lëndojnë; ata gjithmonë duhet t’i tregojnë një të rrituri të mirëbesuar nëse dikush po i lëndon.)

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini fëmijët të përfytyrojnë sikur po u kërkohet t’i mësojnë një vëllai apo motre më të vogël rreth faljes së të tjerëve. Si do ta bënin ata këtë gjë? Ftojini të lexojnë në dyshe te Doktrina e Besëlidhje 64:7–10 dhe të gjejnë fraza që do t’i përdornin gjatë mësimdhënies së tyre. Ata gjithashtu mund të ushtrojnë mësimdhënien ndaj njëri‑tjetrit.

  • Këndoni së bashku “Ndihmom’, At’ i Dashur” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 52). Si na ndihmon Ati Qiellor që t’i falim të tjerët?

  • Mendoni për një analogji që mund t’i ndihmojë fëmijët të kuptojnë se si ne “brengos[emi]” kur nuk falim (vargu 8). Për shembull, tregojuni fëmijëve një qese me baltë ose dhé; kërkojuni të përfytyrojnë se dikush e hodhi baltën mbi ta. Si mund të jetë dështimi për të falur i ngjashëm me ruajtjen e baltës dhe mbartjen e saj gjithmonë me vete? Përse do të ishte më e mirë ta hiqnit baltën? Ndihmojini fëmijët të mendojnë për analogji të tjera, të cilat na mësojnë përse është e rëndësishme të falim.

Doktrina e Besëlidhje 64:33–34

Zoti kërkon nga unë “zemrën dhe një mendje të gatshme”.

Ndërtimi i Sionit – ose të ndihmuarit që të rritet Kisha – është “një vep[ër e] madhe”. Për ta kryer këtë, Zoti kërkon nga ne që t’i ofrojmë Atij zemrën dhe mendjen tonë të gatshme. Ata që jetojnë në Sion janë “të një zemre dhe të një mendjeje” (Moisiu 7:18).

Veprimtari të Mundshme

  • Tregojuni fëmijëve disa gjëra që përbëhen nga shumë pjesë të vogla, si një figurëformuese ose një qilim. Ndihmojini të mendojnë për shembuj të tjerë. Ftojini fëmijët të lexojnë te Doktrina e Besëlidhje 64:33. Çfarë dëshiron Perëndia që ne të bëjmë për ta ndihmuar Atë që të përmbushë “vepr[ën e Tij] të madhe”? Cilat janë disa “gjëra të vogla” që mund t’i bëjmë që do të ndihmojnë për plotësimin e kësaj vepre?

  • Vërini fëmijët të kryejnë një veprim që kërkon dy sende, por jepuni atyre vetëm njërin (për shembull, të shkruajnë në tabelë pa shkumës ose të presin një fletë letre pa gërshërë). Ftojini fëmijët të lexojnë te Doktrina e Besëlidhje 64:34 që të zbulojnë se cilat janë dy gjëra që Zoti kërkon nga ne. Përse kemi nevojë t’ia japim si zemrën ashtu edhe mendjen tonë Zotit? Si e bëjmë ne këtë?

Doktrina e Besëlidhje 65

Unë mund të ndihmoj që ta përgatit botën për ta pranuar Jezu Krishtin.

Misioni i Kishës – i mbretërisë së Perëndisë në tokë – është që ta përgatitë botën për kthimin e Shpëtimtarit. Fëmijët të cilëve u jepni mësim, janë pjesë e rëndësishme e këtij misioni. Çfarë mund të bëni për t’i ndihmuar ata që të marrin pjesë?

Veprimtari të Mundshme

  • Si klasë ose në dyshe, lexoni te Doktrina e Besëlidhje 65 dhe numëroni sa herë është shkruar fjala “përgatit”. Për çfarë po na kërkon Zoti që të përgatitemi? Çfarë mund të bëjmë që ta përgatitim veten tonë dhe tokën?

  • Paraqitni një figurë të Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit (shih Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 66) dhe kërkojuni fëmijëve të përshkruajnë atë që shohin ose atë që dinë rreth kësaj ngjarjeje. Jepuni fëmijëve fjalë dhe fraza kyç që t’i gjejnë te Doktrina e Besëlidhje 65 (të tilla si “mbushur tërë tokën” dhe “veprat e … mrekullueshme”). Çfarë na mësojnë këto fjalë dhe fraza rreth Ardhjes së Dytë dhe rolit tonë në përgatitjen për të?

ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Ndihmojini fëmijët të gjejnë një varg te Doktrina e Besëlidhje 64–66 që e pëlqejnë dhe do të donin t’ia tregonin një pjesëtari të familjes ose një miku.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Mësoni të dalloni zbulesën. Ndërkohë që luteni dhe përsiatni për shkrimet e shenjta, ju do të zbuloni se idetë dhe mbresat mund t’ju vijnë kurdoherë dhe kudo – “teksa udhëtoni për në punë, bëni punët e shtëpisë ose ndërveproni me familjen dhe miqtë” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 12).