Doktrina e Besëlidhje 2021
13–19 Dhjetor. Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës: “Familja Është Thelbësore në Planin e Krijuesit”


“13–19 Dhjetor. Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës: ‘Familja Është Thelbësore në Planin e Krijuesit’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“13–19 Dhjetor. Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2021

një familje

13–19 Dhjetor

Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës

“Familja Është Thelbësore në Planin e Krijuesi”

Çfarë parimesh gjeni te dokumenti “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës” të cilat ndiheni të frymëzuar t’ua thoni fëmijëve? Teksa përgatiteni për të dhënë mësim, mbajini shënim nxitjet që merrni nga Shpirti.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Ftojini fëmijët që të sjellin një fotografi ose të bëjnë një vizatim të familjes së tyre për t’ia treguar klasës. Kërkojuni fëmijëve të tregojnë diçka që u pëlqen shumë rreth familjes së tyre ose diçka që e mësuan rreth familjeve gjatë kësaj jave.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

Familjet janë të rëndësishme në planin e Atit Qiellor.

Si mund ta përdorni proklamatën për familjen që t’i ndihmoni fëmijët të kuptojnë se sa të rëndësishme janë familjet në planin e Perëndisë?

Veprimtari të Mundshme

  • Ndihmojini fëmijët të mendojnë për gjëra që janë kaq të rëndësishme, saqë ata do të dëshironin t’i tregonin çdo njeriu për to. Tregojuni fëmijëve një kopje të dokumentit “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës” dhe shpjegoni se profetët dhe apostujt e shkruan atë që t’i tregonin çdo njeriu se sa të rëndësishme janë familjet për Atin Qiellor. Pyetini fëmijët përse mendojnë që familjet janë kaq të rëndësishme për Atin Qiellor. Tregoni diçka nga proklamata që e ndieni se çdo njeri ka nevojë ta dijë për të.

  • Paraqituni fëmijëve një figurë të një tempulli dhe një fotografi të një familjeje. Lejojini fëmijët ta mbajnë fotografinë teksa u lexoni fjalinë e fundit të paragrafit të tretë të proklamatës për familjen. Kërkojuni fëmijëve të tregojnë me gisht drejt figurës ose fotografisë së duhur kur ju të lexoni fjalët “tempujt” dhe “familjet”. Shpjegoni se për shkak të ordinancave të tempullit, familjet tona mund të bashkohen përgjithmonë. Këndoni së bashku një këngë për familjet e përjetshme, të tillë si “Tempullin Shum’ Dua t’Shoh” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 99) dhe ndihmojini fëmijët të mbajnë vesh për fjalët “tempull” dhe “familje”.

  • Pyetini fëmijët se çfarë mund të bëjmë ne për t’i bërë të forta gjëra të ndryshme – të tilla si dhëmbët, trupat tanë ose një godinë. Çfarë mund të bëjmë ne për t’i bërë të forta familjet tona? Ndihmojini fëmijët të kuptojnë parimet që çojnë drejt lumturisë në jetën familjare, të cilat gjenden në paragrafin e shtatë të proklamatës për familjen (shih edhe faqen e veprimtarisë së kësaj jave). Ndihmojini fëmijët të planifikojnë mënyra se si do t’i forcojnë familjet e tyre.

    një familje duke gatuar

    Prindërit duhet t’i rritin fëmijët e tyre në dashuri dhe drejtësi.

Unë jam një “bir apo bijë shpirtërore e dashur e prindërve qiellorë”.

Proklamata për familjen na mëson se ne jemi të gjithë fëmijë të Prindërve Qiellorë dhe jemi këtu në tokë që të bëhemi më shumë si Ata.

Veprimtari të Mundshme

  • Këndoni së bashku “Fëmi’ i Per’ndis’ Jam” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 2–3). Më pas hidhini një fëmije një top ose një send të butë ndërkohë që thoni: ”Unë njoh një fëmijë të Perëndisë me emrin [emri i fëmijës]”. Kërkojini fëmijës t’ia hedhë sendin një fëmije tjetër, duke thënë të njëjtat fjalë dhe duke shtuar emrin e atij fëmije. Përsëriteni veprimtarinë derisa çdo fëmijë të kenë pasur rast për të marrë pjesë. Dëshmoni që çdo fëmijë është një “bir apo bijë shpirtërore e dashur e prindërve qiellorë”.

  • Merrni parasysh mënyra se si mund ta ilustroni që, sepse jemi fëmijë të Prindërve Qiellorë, ne mund të bëhemi si Ata. Për shembull, tregoni figura kafshësh dhe të të vegjëlve të tyre, ose fotografi të vetes suaj dhe të prindërve ose fëmijëve tuaj dhe ndihmojini fëmijët t’i shohin ngjashmëritë. Dëshmoni se ashtu si foshnjat rriten që të bëhen si prindërit e tyre, ne një ditë mund të bëhemi si Prindërit tanë Qiellorë.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

Familjet janë qendrore në planin e Atit Qiellor.

Proklamata për familjen u botua që të ripohonte të vërteta të përjetshme rreth familjes. Merreni parasysh se si do t’i ndihmoni fëmijët t’i thellojnë dëshmitë e tyre për këto të vërteta.

Veprimtari të Mundshme

  • Pyetini fëmijët nëse e dinë se cilët e shkruan proklamatën për familjen. (Në mesazhin e tij “Plani dhe Proklamata” [Ensign ose Liahona, nëntor 2017, f. 28–31], Presidenti Dallin H. Ouks përshkroi se si u shkrua ajo.) Ndihmojini fëmijët të kuptojnë se çfarë duan të thonë fjalët “solemnisht shpallim” në paragrafin e fillimit. Kërkojuni të thonë mendimet e tyre rreth arsyes përse profetët dhe apostujt dëshirojnë “solemnisht [të] shpalli[n]” në kohën tonë të vërteta rreth familjes.

  • Jepni disa thënie nga proklamata për familjen që janë veçanërisht domethënëse për ju. Ftojini fëmijët të shprehin ndjenjat e tyre rreth atyre të vërtetave. Si do të ishte jeta jonë e ndryshme nëse nuk i dinim këto gjëra? Këndoni së bashku një këngë që lidhet me të vërteta që gjenden te proklamata, të tillë si “Do Ndjek Planin e Perëndis’” ose “Familjet Mund të Jen’ Bashk’ Përgjithmon’” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 86–87, 98).

  • Tregojuni fëmijëve figura (ose ftojini të bëjnë disa vizatime) që portretizojnë të vërteta që gjenden te proklamata për familjen. Këto mund të jenë figura të një tempulli, të një familjeje duke u lutur ose duke luajtur së bashku, apo të një çifti duke u martuar. Ftojini fëmijët të gjejnë fjali te proklamata për familjen që lidhen me figurat. Çfarë na mësojnë këto fjali?

  • Përgatitni disa pyetje që mund të marrin përgjigje te proklamata për familjen, si për shembull: “Si ndihet Perëndia rreth martesës?” dhe “Çfarë e bën të lumtur një familje?” Lejojeni secilin fëmijë të zgjedhë një pyetje dhe ndihmojini ata të gjejnë përgjigje te proklamata.

  • Ftojeni një nënë dhe një baba të njërit prej fëmijëve që t’i tregojnë klasës se si ata e “ndihmojnë njëri‑tjetrin si partnerë të barabartë” në “përgjegjësi[të e tyre] të shenjta” në familjen e tyre. Ftojini fëmijët të diskutojnë se çfarë mund të bëjnë tani për t’u përgatitur që të jenë bashkëshorte e bashkëshortë të drejtë, nëna e baballarë të drejtë.

Familjet janë më të lumturat kur ato ndjekin Jezu Krishtin.

Ati Qiellor e do secilin prej fëmijëve të Tij dhe Ai dëshiron që ata të jenë të lumtur. Si mund t’i ndihmoni fëmijët të cilëve u jepni mësim, që ta kuptojnë se lumturia e vërtetë vjen nga ndjekja e mësimeve dhe e shembullit të Shpëtimtarit tonë, Jezu Krishtit?

Veprimtari të Mundshme

  • Bëni në tabelë një vizatim të madh të një zemre dhe ftojini fëmijët të lexojnë paragrafin e shtatë të proklamatës. Vërini të kërkojnë gjëra që mund t’i bëjnë për të ndihmuar familjet e tyre që të jenë të lumtura dhe shkruajini përgjigjet e tyre brenda zemrës. Ftojini fëmijët të zgjedhin diçka me të cilën mund të punojnë që t’i bëjnë shtëpitë e tyre më të lumtura.

  • Ftojini fëmijët që të tregojnë përvoja kur e ndien se një pjesëtar i familjes i donte ata. Ndihmojini fëmijët të përcaktojnë parime nga paragrafi i shtatë i proklamatës që mund t’i ndihmojnë pjesëtarët e familjes të ndiejnë se të tjerët i duan. Si duhet të ndikojë njohuria jonë për ungjillin e Jezu Krishtit në mënyrën se si i trajtojmë familjet tona?

  • Pyetini fëmijët se çfarë do të thoshin nëse një mik/e i pyeste se përse është e rëndësishme të martohen ose të kenë fëmijë. Si mund ta ndihmojmë këtë mik/e që të kuptojë se sa të rëndësishme janë familjet për Atin Qiellor? Ndihmojini fëmijët të gjejnë thënie te proklamata për familjen që mund të ndihmojnë; shihni edhe materialin filmik “What Is the Purpose of Family?” [“Cili Është Qëllimi i Familjes?”] (ChurchofJesusChrist.org.)

    NaN:NaN
ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Ftojini fëmijët të bëjnë një plan që të bëjnë diçka për t’i forcuar familjet e tyre. Nxitini që t’ua tregojnë planin e tyre pjesëtarëve të familjes në shtëpi.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Jini të ndjeshëm. Teksa u mësoni të vërtetat e dhëna mësim te proklamata për familjen, ju lutemi jini të vetëdijshëm se shumë fëmijë po rriten në familje që nuk përputhen me familjet ideale që përshkruhen në proklamatë. Jini të kujdesshëm të mos thoni diçka që mund t’i bëjë të ndihen të shkurajuar ose inferiorë.