Doktrina e Besëlidhje 2021
20–26 Dhjetor. Krishtlindja: Dhurata e Pashoqe e Birit Hyjnor të Perëndisë


“20–26 Dhjetor. Krishtlindja: Dhurata e Pashoqe e Birit Hyjnor të Perëndisë”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“20–26 Dhjetor. Krishtlindja”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2021

vepër arti me Marien dhe foshnjën Jezus

Lindja e Krishtit në Bakër dhe me Bojë Umbër, nga J. Kirk Richards

20–26 Dhjetor

Krishtlindja

Dhurata e Pashoqe e Birit Hyjnor të Perëndisë

Krishtlindja është një kohë emocionuese për shumë fëmijë. Merreni parasysh se si do t’i ndihmoni ta lidhin gëzimin në kohën e Krishtlindjes me gëzimin e ungjillit të Shpëtimtarit.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Ftojini fëmijët të tregojnë se çfarë bënë gjatë javës së kaluar për të kremtuar lindjen e Shpëtimtarit.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

Unë mund të “ofroj dëshminë [time]” për të kremtuar lindjen e Jezusit.

Te dokumenti “Krishti i Gjallë” (ChurchofJesusChrist.org), Presidenca e Parë dhe Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve dhanë dëshminë e tyre për Jezu Krishtin që të “përkujto[nin] lindjen e Jezu Krishtit”. Merreni parasysh se si do t’i nxitni fëmijët për t’ua dhënë dëshmitë e tyre të tjerëve.

Veprimtari të Mundshme

  • Tregojuni fëmijëve një kopje të dokumentit “Krishti i Gjallë” (shih përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet). Tregoni me gisht drejt fjalës Krishti në titull dhe lejojini fëmijët që edhe ata të tregojnë me gisht drejt fjalës. Gjithashtu vini në dukje nënshkrimet në fund të faqes dhe tregojuni fëmijëve se në vitin 2000 Presidenca e Parë dhe Dymbëdhjetë Apostujt shkruan dëshminë e tyre për Jezu Krishtin, e nënshkruan me emrat e tyre dhe ia treguan atë botës.

  • Paraqitni një figurë të Jezu Krishtit dhe ftojeni secilin fëmijë të ngrihet në këmbë e të tregojë diçka që ai ose ajo e di për Të. Nëse iu nevojitet ndihmë, sugjeroni të vërteta nga dokumenti “Krishti i Gjallë”. Kujtojuni fëmijëve që kur u tregojnë të tjerëve për Jezusin, ata po japin dëshmitë e tyre.

  • Tregojuni fëmijëve se si e fituat dëshminë tuaj për Jezu Krishtin dhe atë që po bëni për ta ruajtur të fortë dëshminë tuaj. Ndihmojini të mendojnë mënyra se si mund t’i forcojnë dëshmitë e tyre për Jezu Krishtin dhe ftojini të zgjedhin një gjë që do ta bëjnë.

Ati Qiellor e dërgoi Birin e Tij si një dhuratë për ne.

Dhënia dhe marrja e dhuratave është pjesë tradicionale e Krishtlindjes për shumë njerëz. Kjo traditë duhet të na ndihmojë që të kujtojmë se Perëndia na dha “dhuratën e pashoqe të … Biri[t të] Tij hyjnor” (“Krishti i Gjallë”).

Veprimtari të Mundshme

  • Kërkojuni fëmijëve të tregojnë rreth dhuratave që kanë dhënë ose marrë. Lexojuni fjalinë e fundit te “Krishti i Gjallë” dhe ftojini të dëgjojnë për dhuratën që Perëndia na e ka dhënë. (Nëse nevojitet, ndihmojini të kuptojnë se “e pashoqe” do të thotë “më e mirë se çdo gjë tjetër”.) Përse është Biri i Perëndisë, Jezu Krishti, dhurata më e mirë?

  • Këndoni së bashku një këngë për Jezu Krishtin, të tillë si “Ai Dërgoi Birin e Tij” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 20). Ndihmojini fëmijët të zgjedhin një frazë nga kënga që do të donin ta vizatonin (të tillë si “foshnjë t’vogël” ose “me njerëz t’ec’”). Ndërkohë që vizatojnë, kërkojuni fëmijëve t’ju tregojnë se si ndihen rreth asaj që Jezusi ka bërë për ta. Flisni gjithashtu për ndjenjat tuaja.

Jezu Krishti më fton që ta ndjek shembullin e Tij.

Pjesë e “ndikim[it] … të thellë” të Shpëtimtarit në botë ka qenë shembulli i Tij i përsosur. Si do t’i frymëzoni fëmijët që ta ndjekin Atë?

Veprimtari të Mundshme

  • Nga paragrafi i dytë i dokumentit “Krishti i Gjallë” lexojuni fëmijëve disa nga gjërat që bëri Jezusi. Paraqitni figura nga jeta e Tij (shih faqen e veprimtarisë së kësaj jave) dhe ftojini fëmijët të flasin rreth asaj që po bën Shpëtimtari në ato figura. Ndihmojini të mendojnë për mënyra se si mund ta ndjekin shembullin e Tij.

  • Zgjidhni një material filmik si “Drita e Botës” (ComeuntoChrist.org) që t’ua shfaqni fëmijëve ose tregojuni për një rast kur ju u bekuat nga shërbimi si i Krishtit që ua dha dikush. Ftojeni një fëmijë të interpretojë me gjeste një veprim të thjeshtë shërbimi dhe kërkojuni fëmijëve të tjerë ta marrin me mend se çfarë po bën ai ose ajo. Lëreni secilin fëmijë të ketë radhën e vet. Ndihmojini fëmijët të mendojnë për diçka që mund ta bëjnë për t’i shërbyer dikujt në familjen e tyre.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

“Ne japim dëshminë tonë.”

Shembulli i profetëve dhe apostujve që shkruan dokumentin “Krishti i Gjallë”, mund t’i frymëzojë fëmijët që të japin dëshmitë e tyre për Jezu Krishtin.

Veprimtari të Mundshme

  • Shkruani në tabelë Unë e di se Jezu Krishti … dhe ftojini fëmijët të tregojnë mënyra se si do ta plotësonin fjalinë. Sugjerojuni që të shohin te “Krishti i Gjallë” për ide. Çfarë mund të bëjmë që t’i forcojmë dëshmitë tona për Jezu Krishtin? Si bekohen të tjerët kur ne i japim dëshmitë tona?

  • Vini në dukje se dokumenti “Krishti i Gjallë” u nënshkrua nga Presidenca e Parë dhe Dymbëdhjetë Apostujt. Lexoni së bashku vargun te Doktrina e Besëlidhje 107:23. Çfarë i bën Apostujt të ndryshëm “nga drejtuesit e tjerë në kishë”? Zgjidhni njërin nga materialet filmike “Special Witnesses of Christ” [“Dëshmitarë të Veçantë të Krishtit”] që t’ua tregoni fëmijëve (ChurchofJesusChrist.org). Përse jemi mirënjohës që kemi dëshmitarë të veçantë të Krishtit në kohën tonë?

“Asnjë tjetër nuk ka pasur një ndikim kaq të thellë.”

Te “Krishti i Gjallë,” profetët dhe apostujt shpallën se askush nuk ka pasur ndikim më të madh mbi fëmijët e Perëndisë sesa Jezu Krishti. Përsiatni se si do t’i ndihmoni fëmijët të mësojnë rreth ndikimit të thellë të Shpëtimtarit te ne të gjithë.

Veprimtari të Mundshme

  • Jepini secilit fëmijë një frazë ose fjali nga dokumenti “Krishti i Gjallë” dhe kërkojuni të bëjnë një vizatim të asaj fraze ose fjalie. Ndërkohë që secili fëmijë i tregon klasës vizatimin e vet, kërkojuni fëmijëve të tjerë ta marrin me mend atë që po ilustron vizatimi dhe të gjejnë fjalinë përkatëse te “Krishti i Gjallë”. Si bekohemi për shkak të jetës dhe misionit të Jezu Krishtit?

  • Ndihmojini fëmijët të gjejnë emra ose tituj të ndryshëm të Jezu Krishtit te “Krishti i Gjallë” dhe t’i nënvizojnë ato, nëse është e mundur (disa shembuj përfshijnë Mesia, i Parëlinduri, i pari dhe i fundit, avokati dhe guri kryesor i qoshes). Flitni rreth asaj që secili prej këtyre titujve na mëson rreth Tij. (Disa prej këtyre titujve përkufizohen tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta.)

“Ai është drita, jeta dhe shpresa e botës.”

Krishtlindja është një periudhë kaq e gëzueshme për shkak të shpresës që Jezu Krishti ia solli botës nëpërmjet mësimeve, shembullit dhe flijimit të Tij shlyes.

Jezu Krishti

Drita e Botës, nga Howard Lyon

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojeni secilin fëmijë të vizatojë një pemë Krishtlindjeje ose vizatoni një pemë në tabelë. Ftojini fëmijët ta zbukurojnë pemën me fjalë ose fraza nga “Krishti i Gjallë”, të cilat përshkruajnë një dhuratë që na e ka dhënë Shpëtimtari (të tilla si “drita”, “jeta” dhe “shpresa”). Lejojini të flasin rreth arsyes përse i zgjodhën ato fjalë ose fraza.

  • Ndihmojini fëmijët të gjejnë himne për Krishtlindjen të cilat flasin për dritën, jetën dhe shpresën që lindja e Shpëtimtarit i solli botës – për shembull, “O Qyteza e Bethleh’mit” ose “Engjëjt Ja në Këng’ Ngritur” (Himne, nr. 127, 129). Këndojini së bashku himnet dhe lejojini fëmijët të tregojnë se si Jezusi ka sjellë dritë, jetë dhe shpresë në jetën e tyre.

  • Kërkojuni disa prej fëmijëve të lexojnë rreth barinjve te Lluka 2:8–20. Kërkojuni të tjerëve të lexojnë rreth Simeonit te Lluka 2:25–33. Ftojini t’i tregojnë njëri‑tjetrit se si u ndien barinjtë dhe Simeoni kur zbuluan se lindi Jezusi. Përse u ndien në këtë mënyrë? Përse lindja e Tij na sjell “gëzim të madh”?

ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Ftojini fëmijët të mendojnë për dikë në familjen e tyre të cilit ose të cilës t’ia thonë dëshminë e tyre për Jezu Krishtin. Ndihmojini të marrin parasysh atë që mund të thonë për ta forcuar besimin e atij personi tek Ai.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Përgatituni duke i studiuar shkrimet e shenjta. “Studimi me lutje i fjalës së Perëndisë na vë në harmoni me Frymën e Shenjtë. Ai më pas mund të na frymëzojë të marrim nga ajo që kemi studiuar teksa japim mësim dhe i lartësojmë të tjerët” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 12).