Eja, Më Ndiq
15–21 Prill. Pashka: ‘O Ferr, Ku Është Fitorja Jote?’


“15–21 Prill. Pashka: ‘O Ferr, Ku Është Fitorja Jote?’” Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Re 2019 (2019)

“15–21 Prill. Pashka”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2019

Varri i Kopshtit

15–21 Prill

Pashka

“O Ferr, Ku Është Fitorja Jote?”

Përdoreni kohën tuaj me fëmijët për t’i ndihmuar ata që ta shohin Pashkën si një kohë për t’u gëzuar në Shpëtimtarin dhe për ta thelluar mirënjohjen e tyre për flijimin e Tij. Idetë në këtë përvijim të mësimit mund të përshtaten për t’ju ndihmuar që t’u jepni mësim fëmijëve të çdo moshe.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e tregimit

Ftojini të Tregojnë

Për t’i ndihmuar fëmijët të thonë atë që dinë rreth Jezu Krishtit dhe Shlyerjes së Tij, ju mund të tregoni figura të Shpëtimtarit në Gjetseman, në kryq dhe pas Ringjalljes së Tij (shih figurën në përvijimin e mësimit të kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet dhe Librin e Figurave Artistike të Ungjillit nr. 56, 57, 58, 59 dhe 60).

ikona e mësimdhënies

Jepni Mësim Doktrinën

Fëmijët Më të Vegjël

Jezu Krishti është Shpëtimtari im.

Ndërsa lexoni rreth Shlyerjes së Jezu Krishtit, përsiatni mbi mënyrën se si mund t’i ndihmoni fëmijët ta ndiejnë se sa i do Jezusi ata.

Veprimtari të Mundshme

  • Mësojuni fëmijëve që për shkak se të gjithë mëkatojmë, ne nuk mund të kthehemi te Perëndia pa një Shpëtimtar i cili vuajti për mëkatet tona. Jezu Krishti mund të na shpëtojë nga mëkatet tona nëse pendohemi. Ngrini lart një pasqyrë dhe lërini fëmijët që me radhë ta shohin veten në të. Ndërsa çdo fëmijë e bën këtë, thoni: “Jezusi e do [emri i fëmijës] dhe Ai mund ta shpëtojë [emri i fëmijës]”.

  • Paraqitni figurën Jezusi Lutet në Gjetseman (Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 56) teksa tregoni historinë kur Jezusi vuajti në Gjetseman për mëkatet e botës (shih Mateu 26:36–46; Lluka 22:39–44). Shpjegoni që për shkak të vuajtjes së Tij, ne mund të falemi kur bëjmë një zgjedhje të gabuar. Ju mund të përdorni gjithashtu “Kapitullin 51: Jezusi Vuan në Kopshtin e Gjetsemanit”, Tregime nga Dhiata e Re, f. 129–132, ose materialin filmik përkatës (LDS.org).

  • Këndojeni së bashku këngën “I Feel My Savior’s Love” [“T’Shpëtuesit Dashuri Ndiej”] Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 74–75. Cilat fjalë në këngë e përshkruajnë dashurinë e Shpëtimtarit? Pyetini fëmijët se si mund t’i ndihmojnë ata të tjerët që ta ndiejnë dashurinë e Shpëtimtarit.

Për shkak se Jezusi u ringjall, unë mund të jetoj përsëri.

Si mund t’i ndihmoni fëmijët të kuptojnë që për shkak të Jezu Krishtit, ne dhe njerëzit tanë të dashur do të ringjallemi një ditë?

Veprimtari të Mundshme

  • Mësojuni fëmijëve historinë e Pashkës duke përdorur figurat e Krishtit në Gjetseman, mbi kryq dhe pas Ringjalljes së Tij, të cilat gjenden te Libri i Figurave Artistike të Ungjillit (nr. 56, 57, 58, 59 dhe 60), dhe figurën e madhe sa një faqe te përvijimi i mësimit të kësaj javeEja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet. Lërini disa fëmijë t’i mbajnë figurat në duar ndërkohë që tregoni historinë. Tregojuni fëmijëve rreth disa njerëzve që e panë Jezusin pasi Ai u ringjall, të tillë si Maria (shih Gjoni 20:1–18) apo Thomai (shih Gjoni 20:24–29).

  • Zbuloni nëse fëmijët e dinë përse e festojmë Pashkën. Shpjegoni se në Pashkë ne festojmë ditën më të rëndësishme në histori – ditën kur Jezu Krishti u ringjall. Pyetni nëse ndonjë fëmijë do të donte tregonte atë që familjet e tyre bëjnë për ta kujtuar Ringjalljen e Jezu Krishtit.

  • Shpjegoni se të ringjallur do të thotë të jetojmë sërish pasi vdesim. Jepni dëshminë tuaj se për shkak të Jezu Krishtit, ne do të ringjallemi – ne do të jetojmë përsëri pasi të vdesim dhe nuk do të vdesim më kurrë sërish.

  • Përdorni një dorashkë për t’u mësuar fëmijëve se të gjithë kemi një trup (që përfaqësohet nga dorashka) dhe një shpirt (që përfaqësohet nga një dorë). Kur vdesim, shpirtrat tanë vazhdojnë të jetojnë, por trupi ynë jo. Kur ringjallemi, shpirti dhe trupi ynë bashkohen sërish. Lërini fëmijët që me radhë ta vënë dorashkën dhe ta heqin atë.

  • Këndoni së bashku një këngë Pashke, të tillë si “Did Jesus Really Live Again?” [“Jezusi a Jetoi Sërish?”] ose “Jesus Has Risen” [“Jezusi u Ngrit”], Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 64, 70, dhe tregojuni fëmijëve figura të Jezusit pasi Ai u ringjall (Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 59, 60, 61).

  • Paraqitni një fotografi të dikujt që e njihni, i cili ka vdekur. Jepni dëshminë tuaj se ai ose ajo do të ringjallet për shkak të Shlyerjes dhe Ringjalljes së Jezu Krishtit.

  • Shihni së bashku materialet filmike “Jesus Is Resurrected” [“Jezusi u Ringjall”] ose “The Risen Lord Appears to the Apostles” [“Zoti i Ringjallur u Shfaqet Apostujve”] (LDS.org). Mesazhe shtesë për Pashkën mund të gjenden në mormon.org/easter.

Krishti me Marien te varri bosh

Ai Është Ngritur, nga Greg Olsen

ikona e mësimdhënies

Jepni Mësim Doktrinën

Fëmijët Më të Mëdhenj

Jezusi vuajti për mua në Gjetseman dhe në kryq.

Ndërsa e studioni Shlyerjen e Shpëtimtarit, përsiatni se si mund t’i ndihmoni fëmijët të mësojnë dhe të kujtojnë se Krishti vuajti në Gjetseman dhe në kryq për mëkatet, sëmundjet dhe pikëllimet e tyre.

Veprimtari të Mundshme

  • Lexoni me fëmijët Llukën 22:39–44 dhe vargje të përzgjedhura nga Mateu 27:29–50. Ftojini ata të kërkojnë fjalë që i ndihmojnë ta kuptojnë atë që përjetoi Shpëtimtari në Gjetseman dhe në kryq.

  • Ndihmojini fëmijët ta mësojnë përmendsh nenin e tretë të besimit. Jepni dëshminë tuaj se Jezu Krishti ka fuqinë për të na shpëtuar nga mëkati dhe nga vdekja.

  • Ndihmojini fëmijët të përgatitin biseda të shkurtra rreth Shlyerjes së Jezu Krishtit, të cilat ata mund t’i ndajnë me të tjerët. Nxitini që në bisedat e tyre të përfshijnë një shkrim të shenjtë dhe dëshminë e tyre. Nëse kanë nevojë për ndihmë shtesë, ata mund të lexojnë pjesën “Shlyerja e Jezu Krishtit” tek libri Të Vërtetë ndaj Besimit (f. 164–170).

Për shkak se Jezusi vdiq dhe u ringjall, unë do të jetoj përsëri.

Fëmijët të cilëve u jepni mësim, një ditë do të përjetojnë vdekjen e një njeriu të dashur, nëse nuk e kanë përjetuar tashmë. Ndihmojini të dinë që për shkak se Jezu Krishti u ringjall, ne të gjithë do të ringjallemi.

Veprimtari të Mundshme

  • Paraqitni nga Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, figurat nr. 57, 58 dhe 59, dhe kërkojuni fëmijëve që t’i përputhin figurat me fragmentet vijuese: Mateu 27:29–38, 59–60; Gjoni 20:10–18.

  • Ftojini fëmijët të lexojnë individualisht pjesën “Ringjallje” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta dhe të shkruajnë pyetje provimi që mund të bëjnë rreth asaj që lexuan. Jepuni fëmijëve kohë që t’i bëjnë njëri-tjetrit pyetjet dhe t’i gjejnë përgjigjet së bashku.

  • Ndihmojini fëmijët të shohin tek treguesi tematik i Children’s Songbook [Librit të Këngëve të Fëmijëve], për të gjetur një këngë që do të duan ta mësojnë rreth Jezu Krishtit apo Ringjalljes. Këndojeni këngën së bashku disa herë. Pyetini fëmijët se çfarë mësojnë nga kjo këngë.

  • Përpara orës së mësimit, ftojini disa fëmijë që të vijnë të përgatitur për të dhënë dëshminë e tyre rreth Shlyerjes dhe Ringjalljes së Shpëtimtarit. Ftojini fëmijët që ta shkruajnë dëshminë e tyre për ta treguar në shtëpi.

ikona e të mësuarit

Nxitni të Mësuarin në Shtëpi

Për t’i ndihmuar fëmijët që t’ia tregojnë familjeve atë që mësuan, nxitini ata që të këndojnë një këngë rreth Jezu Krishtit në shtëpi këtë javë.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Fëmijët përfitojnë nga përsëritja. Mos kini frikë t’i përsëritni veprimtaritë disa herë, veçanërisht me fëmijët më të vegjël. Përsëritja do t’i ndihmojë fëmijët që ta mbajnë mend atë që u mësoni.

faqja e veprimtarisë: Unë do të jetoj përsëri