Eja, Më Ndiq
1–14 Prill. Mateu 16–17; Marku 9; Lluka 9: ‘Ti Je Krishti’


“1–14 Prill. Mateu 16–17; Marku 9; Lluka 9: ‘Ti Je Krishti’” Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Re 2019 (2019)

“1–14 Prill. Mateu 16–17; Marku 9; Lluka 9”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2019

Pamja
Shpërfytyrimi i Krishtit

Shpërfytyrimi, nga Carl Heinrich Bloch

1–14 Prill

Mateu 16–17; Marku 9; Lluka 9

“Ti Je Krishti”

Ndërsa i përsiatni këta kapituj në Dhiatën e Re dhe ua vini veshin mesazheve gjatë konferencës së përgjithshme, kushtojini vëmendje mesazheve që ju ndieni se u nevojiten fëmijëve në klasën tuaj.

Shënojini Mbresat Tuaja

Pamja
ikona e tregimit

Ftojini të Tregojnë

Nëse fëmijët në klasën tuaj e dëgjuan apo e panë konferencën e përgjithshme, ftojini ata të tregojnë diçka që e dëgjuan apo e panë.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepni Mësim Doktrinën

Fëmijët Më të Vegjël

Mateu 16:13–17

Unë mund të fitoj një dëshmi se Jezu Krishti është Biri i Perëndisë.

Merrni në shqyrtim se si mund ta përdorni dëshminë e Pjetrit dhe përgjigjen e Jezusit që t’u mësoni fëmijëve se çfarë është një dëshmi dhe t’i frymëzoni ata që të kërkojnë të vetën.

Veprimtari të Mundshme

  • Ndërsa e lexoni Mateun 16:15–17 kërkojuni fëmijëve të mbajnë vesh se çfarë tha Pjetri. (Shih edhe “Kapitullin 32: Pjetri Dëshmon për Krishtin”, Tregime nga Dhiata e Re, f. 76–77, apo materialin filmik përkatës në LDS.org.) Shpjegoni se Pjetri po jepte dëshminë e tij për Jezu Krishtin. Lexojini vargjet sërish. (Ose shfaqeni sërish materialin filmik.) Këtë herë kërkojuni fëmijëve që të mbajnë vesh se kush i tha Pjetrit se Jezu Krishti ishte Biri i Perëndisë.

  • Jepni dëshminë tuaj për Jezu Krishtin dhe shpjegoni mënyrën se si e morët atë. Ftojini fëmijët që ta kërkojnë vetë dëshminë e tyre nga Ati Qiellor.

Mateu 16:15–19

Jezu Krishti u jep profetëve dhe apostujve çelësa të priftërisë për ta udhëhequr Kishën e Tij.

Shpëtimtari e krahasoi zbulesën me një shkëmb dhe autoritetin e priftërisë me çelësa. Si mund t’i përdorni këto krahasime për t’i ndihmuar fëmijët që të kenë besim tek ata që e udhëheqin Kishën e Tij?

Veprimtari të Mundshme

  • Tregojuni fëmijëve një shkëmb ndërsa lexoni Mateun 16:18 me ta. Përsëriteni me ta frazën “mbi këtë shkëmb unë do të ndërtoj kishën time”, duke shtuar veprime që përputhen me fjalët. Shpjegoni se Kisha është ndërtuar mbi “shkëmb[in]” e zbulesës.

  • Tregojuni fëmijëve disa çelësa dhe pyetini se për çfarë përdoren ato. Shpjegoni se Pjetri dhe Apostujt e tjerë i morën çelësat e priftërisë nga Jezusi. Këto çelësa “shkyçin” bekime për ne dhe hapin udhën drejt qiellit. Për shembull, çelësat e priftërisë na lejojnë të pagëzohemi dhe të marrim sakramentin. Jepuni fëmijëve çelësa prej letre dhe vërini ata që të shkruajnë disa bekime të cilat “shkyçen” me anë të çelësave të priftërisë.

  • Tregoni një fotografi të Presidentit të Kishës dhe jepni dëshminë tuaj se ai i mban të gjitha çelësat e priftërisë sot, ashtu siç bëri Pjetri.

Pamja
statuja e Pjetrit duke mbajtur çelësa

Jezusi i dha Pjetrit çelësat e priftërisë.

Mateu 17:19–20

Besimi im mund të kryejë mrekulli.

Kur e lexoni premtimin e Jezusit se besimi si një farë sinapi mund të lëvizë male, çfarë mbresash merrni rreth fëmijëve të cilëve u jepni mësim?

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini fëmijët që të vizatojnë me radhë në tabelë male të mëdha dhe fara të vogla ndërsa e lexoni Mateun 17:19–20 me ta. Shpjegoni se malet që duhet të lëvizim janë zakonisht gjëra që duken të vështira të bëhen nga ne. Cilat janë disa nga gjërat që mund të duken si male për ne? Përdoreni faqen e veprimtarisë së kësaj jave për t’i ndihmuar fëmijët të mendojnë rreth mënyrës se si mund t’i ndihmojë besimi për të bërë gjërat që Perëndia do që ata të bëjnë.

  • Vendosni një figurë të një mali një njërën anë të dhomës dhe shkruani mbi të fjalë si frikë, dyshim apo shqetësim. Kërkojuni fëmijëve të përmendin disa gjëra që mund të bëjnë për të fituar më shumë besim te Jezu Krishti. Lejojeni çdo fëmijë që sugjeron diçka, ta lëvizë malin më pranë pjesës tjetër të dhomës. Lexojeni Mateun 17:19–20 dhe dëshmoni për fuqinë e besimit në jetën tuaj.

  • Kërkojuni fëmijëve që të këndojnë këngën “Faith” [“Besimi”], Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 96–97, dhe më pas jepini çdo fëmije një farë që ta marrë në shtëpi. Ftojini ata që ta mbjellin farën dhe ta vendosin diku ku mund ta shohin atë të rritet, për t’i ndihmuar të kujtojnë që të kenë besim tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepni Mësim Doktrinën

Fëmijët Më të Mëdhenj

Mateu 16:13–17

Një dëshmi për Jezu Krishtin vjen nëpërmjet zbulesës nga qielli.

Si mund t’i ndihmojë fëmijët dëshmia e Pjetrit te Mateu 16:13–17 ndërkohë që ata ndërtojnë dëshminë e tyre?

Veprimtari të Mundshme

  • Pyetini fëmijët se çfarë do të thoshin nëse dikush do t’i pyeste: “Kush është Jezusi?” Ftojini fëmijët ta lexojnë Mateun 16:13–17 për të zbuluar mënyrën se si iu përgjigj Pjetri asaj pyetjeje. Si e mori ai dëshminë e tij për Jezusin? Çfarë mund të bëjmë ne për t’i forcuar dëshmitë tona?

  • Ndihmojini fëmijët ta krahasojnë mënyrën se si i dimë ne të vërtetat shpirtërore me mënyrat se si i dimë ne të vërtetat e tjera. Për shembull, si e dimë ne se sa i gjatë është një njeri apo se si është moti? Si e dimë ne se Jezu Krishti është Biri i Perëndisë?

  • Jepni dëshminë tuaj për Jezu Krishtin dhe sfidojini fëmijët që ta fitojnë ose ta forcojnë dëshminë e tyre.

Mateu 16:15–19

Kisha e Jezu Krishtit udhëhiqet nga ata që i mbajnë çelësat e priftërisë.

Studimi i Mateut 16:15–19 mund ta ndërtojë besimin e fëmijëve se Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është një rivendosje e së njëjtës Kishë që Jezusi e themeloi ndërkohë që jetoi në tokë.

Veprimtari të Mundshme

  • Shkruajeni Mateun 16:19 në tabelë, duke lënë jashtë disa fjalë, përfshirë fjalën “çelësa”. Kërkojini fëmijëve t’i gjejnë fjalët që mungojnë.

  • Shfaqeni materialin filmik “Priesthood Keys: The Restoration of Priesthood Keys” [“Çelësat e Priftërisë: Rivendosja e Çelësave të Priftërisë”] (LDS.org) ose rishikojeni informacionin mbi çelësat e priftërisë te libri Të Vërtetë ndaj Besimit, f. 126–127. Çfarë janë çelësat e priftërisë? Ku ngjasojnë çelësat e priftërisë me çelësat e vërtetë?

  • Ndihmojini fëmijët të renditin në tabelë njerëzit që i kanë çelësat e priftërisë. (Libri Të Vërtetë ndaj Besimit f. 126–127, ka një listë që mund t’i ndihmojë ata.) Ftojeni dikë në lagjen tuaj që i mban këta çelësa, që të bisedojë me klasën rreth arsyes përse çelësat e priftërisë janë të rëndësishëm.

  • Fshihini disa çelësa (apo figura të çelësave) përreth dhomës dhe ftojini fëmijët që t’i gjejnë ato. Pasi ta gjejnë secilin çelës, ndihmojini fëmijët të mendojnë për bekimet që gëzojmë për shkak të çelësave të priftërisë (për shembull, familjet e përjetshme, pagëzimi dhe sakramenti).

Lluka 9:28–36

Jezu Krishti është Biri i Perëndisë.

Shpërfytyrimi i Krishtit është një prej herëve të pakta në shkrimet e shenjta kur zëri i Perëndisë dëgjohet që dëshmon për Birin e Tij të Dashur. Studimi i këtij tregimi me fëmijët mund ta ndërtojë besimin e tyre te Jezu Krishti.

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini fëmijët që të vizatojnë figura të Shpërfytyrimit të Krishtit, siç gjenden te Mateu 17:1–9. Kërkojuni që t’ia shpjegojnë figurat njëri-tjetrit. (Shih edhe përvijimin e mësimit të kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet.)

  • Jepuni fëmijëve kohë për të përsiatur mbi atë që jep mësim kjo histori rreth Jezu Krishtit. Ftojini ata që t’i shkruajnë mendimet e tyre në tabelë. Ftojini disa fëmijë që të tregojnë mënyrën se si e dinë që Jezu Krishti është Biri i Perëndisë.

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxitni të Mësuarin në Shtëpi

Ftojini fëmijët që t’i pyesin prindërit apo pjesëtarët e tjerë të familjes së tyre se si e fituan ata dëshminë e vet për Jezu Krishtin.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Përdorni muzikë. Këngët dhe himnet e Fillores mund t’i ndihmojnë fëmijët e të gjitha moshave që t’i kuptojnë dhe t’i mbajnë mend të vërtetat e ungjillit. Të kënduarit gjithashtu mund t’i mbajë fëmijët të përfshirë në mënyrë aktive në përvojën e të mësuarit. (Shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtaritf. 22.)

Pamja
faqja e veprimtarisë: besimi ynë mund të kryejë mrekulli.

Shtyp në Letër