“15–21 Korrik. Veprat e Apostujve 10–15: ‘Fjala e Perëndisë Rritej dhe Përhapej’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Re 2019 (2019)
“15–21 Korrik. Veprat e Apostujve 10–15”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2019
15–21 Korrik
Veprat e Apostujve 10–15
“Fjala e Perëndisë Rritej dhe Përhapej”
Fillojeni përgatitjen tuaj për të dhënë mësim duke lexuar Veprat e Apostujve 10–15. Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet mund t’ju ndihmojë që t’i kuptoni këta kapituj, dhe ky përvijim i mësimit mund t’ju japë ide për mësimdhënien.
Shënojini Mbresat Tuaja
Ftojini të Tregojnë
Për t’i ndihmuar fëmijët të tregojnë atë që po mësojnë dhe përjetojnë, ju mund t’u kërkoni që të tregojnë gjëra të cilat po i bëjnë për të treguar se ata besojnë në Jezu Krisht.
Jepni Mësim Doktrinën
Fëmijët Më të Vegjël
Ati Qiellor i do të gjithë fëmijët e Tij.
Një doktrinë bazë, që edhe fëmijët e vegjël mund ta kuptojnë, është se çdo njeri është fëmijë i Perëndisë dhe se Ai i do të gjithë fëmijët e Tij.
Veprimtari të Mundshme
-
Paraqitni figurën Krishti dhe Fëmijë nga e gjithë Bota (Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 116), ndërsa i lexoni Veprat e Apostujve 10:34–35. Shpjegoni se në kohën e Pjetrit disa njerëz besonin se Perëndia donte vetëm disa grupe njerëzish, por Pjetri mësoi se Perëndia i do të gjithë fëmijët e Tij, dhe Ai do që të gjithë ata ta mësojnë ungjillin.
-
Ftojini fëmijët të bëjnë një vizatim të vetes. Jepni dëshminë tuaj se Ati Qiellor e do secilin prej tyre dhe të gjithë fëmijët e Tij, pavarësisht se si duken nga pamja apo se nga janë.
-
Këndoni me fëmijët një këngë rreth të pasurit dashuri për të tjerët – për shembull, “I’ll Walk with You” [“Do t’Ec’ me Ty”] (Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 140–141). Ftojini të tregojnë mënyra në të cilat ata mund të tregojnë dashuri për të gjithë – edhe për ata që janë të ndryshëm nga ata – pikërisht ashtu siç bëri Jezusi.
-
Që më parë, kërkojuni prindërve të çdo fëmije që të tregojnë disa karakteristika që i çmojnë te fëmija i tyre. Tregojini përgjigjet e tyre në klasë dhe dëshmoni se Ati Qiellor e do secilin prej fëmijëve.
-
Drejtojuni nga secili fëmijë një e nga një dhe i thoni: “Ati Qiellor e do [emrin (e tij/saj)]”. Lërini fëmijët që me radhë të drejtohen nga njëri-tjetri dhe ta thonë këtë frazë.
Unë jam i krishterë, sepse besoj te Jezu Krishti dhe e ndjek Atë.
Fëmijët që mësoni, mund ta dinë se anëtarët e Kishës shpesh quhen mormonë ngaqë ne besojmë te Libri i Mormonit, por a e dinë ata se ne gjithashtu jemi të krishterë ngaqë besojmë te Jezu Krishti?
Veprimtari të Mundshme
-
Lexojuni fëmijëve Veprat e Apostujve 11:26. Shpjegoni se një person që beson dhe e ndjek Jezu Krishtin quhet i krishterë, kështu që ne jemi të krishterë.
-
Këndoni me fëmijët “The Church of Jesus Christ” [“Kisha e Jezu Krishtit”] (Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 77). Si duhet të sillemi ne në Kishë, në shkollë dhe në shtëpi ngaqë jemi pasues të Jezu Krishtit dhe i përkasim Kishës së Tij?
-
Lërini fëmijët ta ngjyrosin distinktivin në faqen e veprimtarisë së kësaj jave dhe ta vënë kur janë në shtëpi.
Ati Qiellor i dëgjon dhe iu përgjigjet lutjeve.
Rrëfimi për engjëllin tek e çliron Pjetrin nga burgu, na mëson në mënyrë të fuqishme se Ati Qiellor u përgjigjet lutjeve.
Veprimtari të Mundshme
-
Ftojini fëmijët ta aktrojnë rrëfimin e Pjetrit tek çlirohet nga burgu te Veprat e Apostujve 12:1–17, ndërsa ju e përmblidhni historinë. Si iu përgjigj Ati Qiellor lutjeve të atyre që po luteshin për Pjetrin?
-
Këndoni një këngë rreth lutjes – për shembull, “We Bow Our Heads” [“Kokat Ulim”], (Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 25) – dhe bëni veprime që t’i ndihmoni fëmijët të mësojnë se si të luten. Ndihmojini fëmijët të tregojnë shembuj të gjërave për të cilat mund ta falënderojnë Atin Qiellor dhe të cilat mund t’ia kërkojnë Atij në lutje.
-
Tregoni figura të njerëzve duke u lutur (shih, për shembull, Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 111 dhe 112), ndërsa tregoni një përvojë kur Ati Qiellor iu përgjigj lutjeve tuaja.
Jepni Mësim Doktrinën
Fëmijët Më të Mëdhenj
Veprat e Apostujve 10:34–35; 15:6–11
“Perëndia nuk tregohet i anshëm.”
Fëmijët të cilëve u jepni mësim, kanë nevojë të kuptojnë se Ati Qiellor i do të gjithë fëmijët e Tij, pavarësisht se si duken nga pamja, se nga janë apo se çfarë zgjedhjesh bëjnë.
Veprimtari të Mundshme
-
Pyetini fëmijët nëse mund ta kuptojnë se si është një person [si njeri] thjesht duke i parë ata apo duke hamendësuar se nga janë. Sipas Veprave të Apostujve 10:35, si e përcakton Perëndia nëse një person është “i pranuar nga ai”?
-
Lexojini me fëmijët Veprat e Apostujve 10:34–35; 15:6–11. Shpjegoni se në kohën e Pjetrit, judenjtë besonin se Perëndia nuk i pranonte njerëzit që nuk ishin judeas (këta njerëz quheshin johebrenj). Por Perëndia i mësoi Pjetrit se Perëndia i do të gjithë fëmijët e Tij, si judenjtë edhe johebrenjtë. Këndoni së bashku “Fëmi’ i Per’ndis’ Jam” (Himne, f. 196). Ftojini fëmijët të vendosin [e përshtatin] emrat e njëri-tjetrit në vend të fjalëve të tilla si: un’ ose më [mua].
-
Ftojini fëmijët të tregojnë diçka unike rreth dikujt tjetër në klasë. Shpjegoni se thënia “Perëndia nuk tregohet i anshëm” do të thotë që Ati Qiellor i do të gjithë fëmijët e Tij, dhe për shkak se Ai i do ata, Ai do që të gjithë fëmijët e Tij të arrijnë të mësojnë për ungjillin.
I krishterë është një person që e beson dhe e ndjek Jezu Krishtin.
Si mund t’i ndihmoni fëmijët ta kuptojnë se fjalët dhe veprimet e tyre tregojnë se ata janë të krishterë?
Veprimtari të Mundshme
-
Ftojini fëmijët t’i lexojnë Veprat e Apostujve 11:26; 3 Nefin 27:3–8; dhe Doktrinën e Besëlidhjet 115:4. Shkruani në tabelë Të Krishterë dhe nënvizoni pjesën [e fjalës] që thotë “Krisht”. Kërkojuni fëmijëve të tregojnë se çfarë domethënie mendojnë se ka të qenit i krishterë.
-
Kërkojuni fëmijëve të përmendin grupet e ndryshme të cilëve u përkasin ata, të tilla si familja ose klasa e tyre e Fillores. Ftojini të tregojnë arsyet përse janë mirënjohës që janë të krishterë dhe i përkasin Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Si mund t’ua tregojmë të tjerëve se ne jemi të krishterë?
-
Paraqitni disa sende ose figura që përfaqësojnë të vërteta unike në lidhje me Kishën e Jezu Krishtit, të tilla si një figurë të një bekimi priftërie. Kërkojini një fëmije ta zgjedhë një prej sendeve ose figurave dhe të përshkruajë se si ajo përbën një bekim në Kishën tonë. Shpjegoni se ndërsa të krishterët anembanë botës i përkasin shumë kishave të ndryshme, ne i përkasim të njëjtës Kishë që Jezu Krishti ngriti në tokë.
-
Shfaqni materialin filmik “True Christianity” [“Krishterimi i Vërtetë”] (LDS.org). Ftojini fëmijët të vizatojnë gjëra që mund të bëjnë, për të qenë të krishterë të vërtetë.
Kur lutem me besim, Ati Qiellor do të përgjigjet.
Përsiatni për rastet kur Ati Qiellor iu është përgjigjur lutjeve tuaja. Si mund t’i përdorni këto përvoja për t’u dhënë mësim fëmijëve që Ati Qiellor do t’i dëgjojë dhe do t’u përgjigjet lutjeve të tyre në vetë mënyrën dhe kohën e Tij?
Veprimtari të Mundshme
-
Ftojini fëmijët ta aktrojnë ngjarjen kur engjëlli e çliron Pjetrin nga burgu te Veprat e Apostujve 12:1–17, ndërsa ju e rrëfeni historinë me vetë fjalët tuaja.
-
Pyetini fëmijët se çfarë mendojnë se do të thotë fraza “bënin lutje të vazhdueshme” (Veprat e Apostujve 12:5). Si morën përgjigje lutjet e njerëzve? Ftojini fëmijët të tregojnë përvoja në të cilat Ati Qiellor iu përgjigj një lutjeje vetjake apo familjare. Ju gjithashtu mund të tregoni një përvojë në të cilën Ai iu përgjigj lutjes suaj në një mënyrë që ishte e ndryshme nga ajo që prisnit apo dëshironit ju. Dëshmoni se Perëndia na do dhe Ai do t’u përgjigjet lutjeve tona në [atë] mënyrë dhe kohë që është më e mira për ne.
Nxitni të Mësuarin në Shtëpi
Jepuni fëmijëve një figurë apo send që ta paraqesin në shtëpitë e tyre si një kujtues për pjesëtarët e familjes që të luten së bashku.