Eja, Më Ndiq
8–14 Korrik. Veprat e Apostujve 6–9: ‘Ç’Don Ti të Bëj Unë?’


“8–14 Korrik. Veprat e Apostujve 6–9: ‘Ç’Don Ti të Bëj Unë?’” Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Re 2019 (2019)

“8–14 Korrik. Veprat e Apostujve 6–9”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2019

Pali në rrugën për Damask

Le të Jetojmë në Këtë Mënyrë, nga Sam Lawlor

8–14 Korrik

Veprat e Apostujve 6–9

“Ç’Don Ti të Bëj Unë?”

Fillojeni duke lexuar Veprat e Apostujve 6–9. Përvijimi i mësimit të kësaj jave nga Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet mund t’ju ndihmojë t’i kuptoni këta kapituj. Veprimtaritë për fëmijët më të vegjël në këtë përvijim mësimi mund të përshtaten për fëmijët më të mëdhenj dhe anasjelltas.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Shkruajini në tabelë disa nga emrat e njerëzve te Veprat e Apostujve 6–9 – ndoshta, Sauli ose Stefani. Ftojini fëmijët të tregojnë çfarëdo gjëje që dinë për njërin prej këtyre njerëzve.

ikona e mësimdhënies

Jepni Mësim Doktrinën

Fëmijët Më të Vegjël

Veprat e Apostujve 6–7

Unë mund ta ndjek Jezu Krishtin duke e mbrojtur atë që është e drejtë.

Çfarë mund të mësojnë fëmijët nga Stefani rreth të qenit pasues i Jezu Krishtit?

Veprimtari të Mundshme

  • Ndihmojini fëmijët të bëjnë veprime që të përshtaten me një këngë që flet për zgjedhjen e së drejtës, të tillë si “Stand for the Right” [“Mbro Drejtësin’”] (Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve],  f. 159). Përdorni Veprat e Apostujve 7:51–60 për t’u treguar fëmijëve se si dha mësim Stefani për Jezu Krishtin, edhe pse bërja e kësaj shkaktoi që udhëheqësit judeas të zemëroheshin së tepërmi (shih edhe “Kapitullin 57: Njerëz të Ligj Vrasin Stefanin”, Tregime nga Dhiata e Re, f. 150–151, ose materialin përkatës filmik te LDS.org). Si e mbrojti Stefani atë që ishte e drejtë?

  • Jepuni fëmijëve disa skenarë me fëmijë që duhet të bëjnë një zgjedhje ndërmjet të drejtës dhe të gabuarës. Pyetini fëmijët se çfarë do të bënin për ta mbrojtur të drejtën.

Veprat e Apostujve 8:26–39

Fryma e Shenjtë më frymëzon që të flas për ungjillin me të tjerët.

Filipi ndoqi nxitjet e Shpirtit dhe ndihmoi një njeri etiopas, i cili kishte vështirësi për t’i kuptuar shkrimet e shenjta. Çfarë mësimesh përmban kjo histori për fëmijët që mësoni?

Filipi duke mësuar etiopasin

Filipi Duke Mësuar Etiopasin, nga Robert T. Barrett

Veprimtari të Mundshme

  • Afroni dy karrige së bashku për të formuar një karrocë. Ftojini dy fëmijë të ulen te karroca, njëri që të luajë rolin e Filipit dhe tjetri të njeriut etiopas. Më pas tregojeni historinë se si Filipi ia mësoi ungjillin njeriut nga Etiopia.

  • A e keni ndier ndonjëherë Frymën e Shenjtë t’ju thotë që të flisni për ungjillin me dikë tjetër, në mënyrë të ngjashme me përvojën që pati Filipi te Veprat e Apostujve 8:29? Tregojuani përvojën tuaj fëmijëve.

Veprat e Apostujve 9:1–20

Kur bëj një gabim, Ati Qiellor më fton të pendohem dhe të ndryshoj.

Kur Jezusi i tha Saulit që të ndalonte së përndjekuri Kishën e Zotit, Sauli menjëherë u pendua e ndryshoi. Si mund t’i ndihmojë ky rrëfim fëmijët të cilëve u jepni mësim, që të dëshirojnë të ndryshojnë sa më shpejt kur bëjnë një gabim?

Veprimtari të Mundshme

  • Përmblidheni historinë e bisedës së Saulit, që gjendet te Veprat e Apostujve 9:1–20 (shih edhe “Kapitullin 59: Sauli Mëson mbi Jezusin”, Tregime nga Dhiata e Re, f. 154–155, ose materialin përkatës filmik te LDS.org).

  • Renditni ose paraqitni figura të gjërave që ndryshojnë, të tilla si një fulterëz, e cila kthehet në bretkosë, ose pemë gjatë stinëve të ndryshme. Si ndryshoi Sauli kur Jezu Krishti e vizitoi atë?

  • Vizatoni në tabelë një udhë që degëzohet në dy rrugë. Ftojini fëmijët të përmendin vende që do t’u pëlqente t’i vizitonin, dhe shkruajini ato në krye të njërës udhë. Çfarë do të ndodhte nëse ne do të shkonim në drejtim të udhës së gabuar? Si është pendimi i ngjashëm me kthimin në udhën e drejtë?

  • Kërkojuni fëmijëve ta përsëritin atë që Sauli i tha Zotit: “Ç’don ti të bëj unë?” Çfarë dëshiron Zoti që të bëjmë ne?

ikona e mësimdhënies

Jepni Mësim Doktrinën

Fëmijët Më të Mëdhenj

Veprat e Apostujve 6–7

Unë do të jem dëshmitar i Jezu Krishtit.

Si mund t’i ndihmoni fëmijët të cilëve u jepni mësim, që të mësojnë nga shembulli i Stefanit në lidhje me qëndrimin si dëshmitar i Jezu Krishtit?

Veprimtari të Mundshme

  • Lexojini Veprat e Apostujve 6:5–15 dhe 7:51–60 me fëmijët. Si ishte Stefani një dëshmitar i Jezu Krishtit? Ftoni një ose më shumë fëmijë të hiqen sikur janë Stefani dhe të tregojnë se në çfarë besojnë dhe arsyen përse besojnë.

  • Ftojini fëmijët që me radhë t’i lexojnë Veprat e Apostujve 6:3–10, duke kërkuar cilësitë që kishte Stefani, të cilat e ndihmuan të shërbente.

  • Kërkojuni fëmijëve t’ju ndihmojnë të mendoni për situata në të cilat ata mund të qëndrojnë si dëshmitarë të Jezu Krishtit dhe ungjillit të Tij. Ndihmojini që t’i interpretojnë me role disa prej atyre situatave. Kërkojuni fëmijëve ta lexojnë Mosian 18:9. Vini në dukje se të qenit dëshmitar i Jezu Krishtit është përfshirë në premtimet që bëjmë në pagëzim.

  • Shkruajini në tabelë emrat Stefan dhe Filip. Nën emrin e Stefanit, shkruani mënyra se si mund të jemi shembuj për të tjerët. Nën emrin e Filipit, shkruani mënyra se si mund të flasim për ungjillin me të tjerët. Si na ndihmon që ta shpërndajmë ungjillin, të qenit një shembull si dishepull i Jezu Krishtit?

Veprat e Apostujve 8:5–24

Priftëria është një dhuratë e paçmuar nga Perëndia.

Satani nxit mesazhin që gjërat materiale na sjellin lumturi. Si mund ta përdorni historinë e Simonit që t’i ndihmoni fëmijët t’i çmojnë gjërat shpirtërore të tilla si priftërinë dhe bekimet e saj?

Veprimtari të Mundshme

  • Përmblidhni historinë e Simonit, që gjendet te Veprat e Apostujve 8:5–24 (shih edhe “Kapitullin 58: Simoni dhe Priftëria”, Tregime nga Dhiata e Re, f. 152–153, ose materialin përkatës filmik te LDS.org). Përse nuk mund ta marrim priftërinë duke e blerë atë? Si e merr në të vërtetë një person priftërinë? (Shih Nenet e Besimit 1:5.)

  • Jepuni fëmijëve para jo të vërteta dhe paraqitni figura të gjërave që mund të blihen me para. Pyetini fëmijët se sa shumë prej parave të tyre jo të vërteta do të jepnin për këto gjëra. Më pas tregoni figura të sakramentit, të një tempulli (për të përfaqësuar bekimet e tempullit), të një pagëzimi dhe të bekimeve të tjera që i marrim nëpërmjet priftërisë. Shpjegoni që këto dhurata nga Perëndia janë të paçmuara dhe nuk mund të blihen me para.

Veprat e Apostujve 9:1–20

Kur bëj një gabim, Ati Qiellor më fton të pendohem dhe të ndryshoj.

Kur Jezusi i tha Saulit që të ndalonte së përndjekuri Kishën e Zotit, Sauli menjëherë u pendua e ndryshoi. Si mund t’i ndihmojë ky rrëfim fëmijët të cilëve u jepni mësim, që të dëshirojnë të ndryshojnë sa më shpejt kur bëjnë një gabim?

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini fëmijët ta palosin një fletë letër në dysh. Kërkojini që të shkruajnë Përpara në njërën anë dhe Pas në anën tjetër. Lexojini me fëmijët Veprat e Apostujve 8:1–3; 9:1–2; dhe 9:17–22, duke kërkuar fjalë ose fraza që e përshkruajnë Saulin përpara dhe pasi ai e pa Zotin.

  • Ftojeni një anëtar/e të lagjes të tregojë historinë e tij ose të saj të kthimit në besim dhe se si të qenit anëtar/e i Kishës e ka ndryshuar jetën e tij apo të saj, ashtu siç u ndryshua jeta e Saulit.

  • Vizatoni në tabelë një “rrug[ë] për Damask”. Ftojini fëmijët t’i lexojnë Veprat e Apostujve 9:6, 11, 18, 20–22, duke kërkuar se çfarë bëri Sauli për t’u penduar dhe kthyer te Krishti; dhe shkruajini këto veprime përgjatë rrugës [në tabelë]. Çfarë mësojmë nga Sauli rreth mënyrës se si mund të bëhemi më shumë si Jezu Krishti?

  • Ftojini fëmijët ta vizatojnë pjesën e tyre të parapëlqyer të rrëfimit të kthimit në besim të Saulit dhe t’ia tregojnë vizatimin e tyre klasës.

ikona e të mësuarit

Nxitni të Mësuarin në Shtëpi

Nxitini fëmijët t’ia tregojnë familjes së tyre veprimtarinë e tyre të parapëlqyer nga ora mësimore sot dhe çfarë mësuan prej saj.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Ndihmojini fëmijët të mësojnë nga shkrimet e shenjta. Fëmijët e vegjël mund të mos jenë në gjendje të lexojnë shumë, por ju prapëseprapë mund t’i përfshini në të mësuarin nga shkrimet e shenjta. Për shembull, ju mund të lexoni një fragment dhe t’i ftoni ata të ngrihen në këmbë ose të ngrenë dorën kur dëgjojnë një fjalë apo frazë të veçantë tek e cila ju doni të përqendroheni (shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 20).